AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Dibrës gjobit sërish avokatët e “Dosjes 184” për mungesa të paarsyeshme

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Seanca e gjyqit për “më të lodhurit”  e dosjes për manipulimin e zgjedhjeve, siç quajti veten dhe të pandehurin Hasan Hoti, ish-shefi i komisariatit të Bulqizës Robert Aga, u shty sërish për mungesën e dy avokatëve që u gjobitën me nga 50 mijë lekë.

Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Gjykata e Dibrës shtyu të mërkurën seancën e gjykimit për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Shtyrja për të disatën herë të seancës u mor për shkak të mungesës së avokatëve të pandehurve, Petrit Ismaili dhe Gentjan Rumano. Këta të fundit nuk kishin sjellë asnjë arsye për mungesën në seancën gjyqësore.
Në seancën e së mërkurës ishte i pranishëm Robert Aga, ish-shefi i komisariatit Dibër, i akuzuar nga prokuroria, me akuzën për “shpërdorim detyre” dhe Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës akuzuar edhe ai për “shpërdorim detyre”.

Gjyqtarja Nertila Kape vendosi gjobitjen e dy avokatëve – Gentjan Rumano dhe Petrit Ismaili me nga 50,000 lekë gjobë secili për mungesën e vazhdueshme në seancë.
Në muajin shtator gjyqtari Ardit Kuka, kishte vendosur gjithashtu gjobitjen e këtyre dy avokatëve për shkak të mungesës në seancat e gjyqit tjetër me të akuzuar nga prokuroria, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, Drini Gjeci në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre.
“Është e disata seancë që për të njëjtët avokatë kanë të njëjtën arsye të mungesës. Një herë nuk vini ju një herë nuk vjen avokati, një herë është i sëmurë tjetri, një herë tjetër nuk kam marrë dijeni – tani duhet ta zgjidhni mes jush ose zgjidhni avokat të tjerë që të vazhdoni gjykimi”, tha gjyqtarja Nertila Kape.
Dy të pandehurit refuzuan fillimin e seancës pa praninë e mbrojtësve, ndërsa nuk dhanë arsye për mungesën e tyre. “Refuzoj që senaca të vazhdojë pa praninë e avokatit. Do të kontaktoj sërish këto ditë me të dy avokatët dhe nëse ato e kanë të pamundur për të më përfaqësuar do të gjej një avokat tjetër”, tha Aga ndërsa shtoi se në këtë gjykim kishin mbetur “fakirat” dhe “më të lodhurit”.
Dosja 184, me përgjime që implikojnë  u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi,  ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda më pas në dy pjesë të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë. Ndërkohë të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, po gjykohen në një gjyq të shkurtuar i cili po ashtu është shtyrë disa here gjatë muajve të fundit. Seanca e radhës për dy të akuzuarit e Dosjes 184 është vendosur më 3 nëntor në orën 12:40.

Etiketa: 184AgaArdit KukaBulqizëDosjaDosja 184Drini GjeciGjykatagjykimGjyqHasan HotiHotikanosjeNertila KapeNuri MedaPeshkopiProkuroriaRobert AgaSeancashantazhShpërdorim detyreshtator
Tjetri
Shtyhet me taktika mbledhja e komisionit hetimor për “zgjedhjet”

Shtyhet me taktika mbledhja e komisionit hetimor për “zgjedhjet”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.