AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët në Komisionin e Ligjeve miratojnë draftin ‘për bashkëqeverisjen’

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e socialistëve draftin e diskutueshëm pë Bashkëqeverisjen. Foto: LSA

Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin kontrovers “Për bashkëqeverisjen” vetëm me votat e anëtarëve socialistë, pa marrë parasysh kritikat e opozitës dhe shqetësimet e shoqërisë civile për kontrollin e administratës publike dhe mbivendosjen e kompetencave. 

Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e socialistëve draftin e diskutueshëm pë Bashkëqeverisjen. Foto: LSA

Deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve votuan të martën pro projetkligjit “për Bashkëqeverisjen”, pavarësisht kritikave nga opozita dhe organizatat e shoqërisë civile për kompetencat kontrolluese mbi administratën publike nga një agjenci në varësi të kryeministrit.

Relatorja e projektligjit, Klotilda Bushka e mbrojti projektligjin si një hap të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

“Me këtë Agjenci krijojmë one stop shop për të gjitha ankesat,” tha Bushka, ndërsa përsëriti disa herë se detyrat e Agjencisë janë komplementare dhe nuk mbivendosen me kompetencat e institucioneve të tjera.

Por deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj kërkoi shfuqizimin e projektligjit, duke e akuzuar qeverinë se me anë të kësaj Agjencie po ngre një sistem ‘patronazhimi politik me ligj’.

Alibeaj argumentoi në komision se projektligji shkel parimet kushtetuese, cënon ligje të tjera të miratuara me shumicë të cilësuar votash dhe i jep kompetenca një drejtori mbi krerët e institucioneve të vendit.

“Ka vetëm dy mënyra se si kontrollohet administrata civile, kontroll administrativ i brendshëm dhe gjyqësor, çdo instrument tjetër kontrolli është politik,” tha ai.

Projektligji “për Bashkëqeverisjen” është kritikuar edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, KSHH, i cili ka dërguar me shkrim vërejtjet për formulimin e disa neneve, duke vënë theksin në centralizimin e pushtetit, mbivendosjen e kompetencave, papërputhshmërinë me ligje të tjera, garantimin e të dhënave personale dhe përdorimin e sloganeve politike në hartimin e tij.

KSHH argumenton se ligji bie ndesh me disa ligje të tjera në fuqi, si ai për Konsultimin Publik, Kodi i Procedurave Administrative apo për Organizimin dhe Funksionimin e administratës shtetërore, duke e cilësuar “një dyzim të kuadrit ligjor”.

KSHH ngre pikpyetje edhe për marrëveshjet me bashkitë që parashikon ligji, duke e parë këtë si cënim të parimit të decentralizimit të organeve të pushtetit vendor.

“Çdo institucion vepron dhe kontrollon në bazë të kompetencave që i jep ligji, ku ligjet me shumicë të cilësuar dhe ligjet organike të institucioneve (në rastet kur kanë), kanë epërsi. Në këtë situatë do të krijohej një mbivendosje kompetencash që mund të cënonte parimin e sigurisë juridike dhe qartësisë së ligjit, dhe rrjedhimisht dhe efektivitetit të zbatimit të tij në praktikë,” thuhet në komentet e KSHH.

Një tjetër organizatë që ka dërguar vëretje për ligjin është ICC Albania, e cila hedh dyshime për rolin e kësaj agjencie në raport me kompetencat e Gjykatës Administrative dhe Kodin e Procedurave Administrative .

Me 13 vota pro, 6 kundër dhe me disa ndryshime teknike në formulimin e neneve,  por që nuk preknin thelbin e tij, projektligji i qeverisë pritet tashmë të votohet në seancë plenare.

 

 

Etiketa: AdministrataAdministrativedeputetEnkelejd AlibeajGjykatëGjykatësGjyqKlotilda BushkaKomisionKomisioni i LigjeveKomiteti Shqiptar i HelsinkitKompetencaKontrolliKSHHkushtetueseLigjOpozitaProjektligjiraportSHVota
Tjetri
Nis komisioni për inceneratorët, PD kërkon Ramën si dëshmitar

Nis komisioni për inceneratorët, PD kërkon Ramën si dëshmitar

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.