AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Dosja 184”, pas serisë së shtyrjeve nis gjykimi ndaj Robert Agës dhe Hasan Hotit

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Prokuroria lexoi gjetjet e hetimit ndaj ish-shefit të komisariatit të Peshkopisë dhe ish-administratorit të Lurës, duke përmendur shantazhin ndaj zgjedhësve dhe përgjimet. Mbrojtja kërkoi kohë për të sjellë argumentet dhe provat e saj.

Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Pas shtyrjeve të vazhdueshme, këtë të mërkurë nisi gjykimi i njërit prej proceseve të “Dosjes 184” për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër.

Në seancën e parë ndaj ish-shefit të Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga dhe Hasan Hotit, ish-Administrator i Lurës, prokurori i çështjes, Urim Buci prezantoi gjetjet kryesore të dosjes, dëshmitë dhe zbardhjen e një pjesë të përgjimeve për blerje të votës. Buci u mëshoi kërcënimit të administratës publike dhe votuesve për të mbështetur kandidatin e PS në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2016-të.

Gjithashtu ai përmendi disa raste shantazhesh për të filmuar votën e tyre si dhe pasojat për ata që refuzonin deri në heqje nga lista e ndihmës ekonomike.

Në seancën e së mërkurës ishte i pranishëm Robert Aga, ish-shefi i komisariatit Dibër, i akuzuar nga prokuroria, me akuzën për “shpërdorim detyre” dhe Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës akuzuar edhe ai për “shpërdorim detyre”.

Të pandehurit u përfaqësuan nga avokati, Gentjan Rumano i cili pas fjalës së prokurorit kërkoi më shumë kohë për të paraqitur argumentet e mbrojtjes. “Pasi dëgjova pretendimet e prokurorisë mbi kërkesën për gjykim që ka paraqitur para gjykatës, unë kërkoj një afat të shkurtër kohor që të konsultohem me të dy klientët mbi provat e mundshme që ne kemi për ti paraqitur në gjykatë.” tha ai.

Gjyqtarja Nertila Kape vendosi pranimin e kërkesës së avokatit të  pandehurve për t’ju dhënë më shumë kohë për të sjellë argumentet në gjykatë. “Gjykata pasi mori edhe mendimin e prokurorit e shikon si të bazuar në ligj.” tha Kape, në lidhje me kërkesën e avokatit.

Seanca e radhës për dy të akuzuarit e Dosjes 184 është vendosur më 17 nëntor në orën 13:10.

Dosja 184 u bë fillimisht publike në janar 2019, falë një investigimi të BIRN mbi përfshirjen e krimit të organizuara në vjedhjen e votave dhe kërcënimin e votuesve në zgjedhje. Por hetimet për të u zvarritën për një kohë të gjatë në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa kur ato u përfunduan akuzat për disa nga të dyshuarit ishin parashkruar.

Vetëm katër persona u morën të pandehur dhe u dërguan në gjykim nga prokurori i Dibrës Urim Buci. Veç Agës dhe Hotit, në një gjyq paralel po shqyrtohet çështja ndaj ish-drejtorit të Arsimit Drini Gjeci dhe ish-administratorit Nuri Meda.

Shumica e seancave në të dy proceset nuk kanë qenë efektive për shkak të mungesës së avokatëve dhe në ndonjë rast edhe të pandehurve. Ndërkohë edhe pse ishte PD që kallëzoi rastin në prokurori dhe përdori përgjimet e kësaj dosje si justifikim për djegie të mandateve e më pas bojkotin e zgjedhjeve lokale, përpos seancave të fillimit të gjykimit, në gjyqe nuk ka pasur më përfaqësues të saj.

Etiketa: 184AgaBIRNblerjeDosjaDosja 184dosjeDrini GjeciGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqHasan HotiHetimetHotikryetarLigjLokaleMbrojtjaNertila KapeNuri MedaParaPDPeshkopiProkuroriProkuroriaPSRobert AgaSeancaShpërdorim detyreUrim BucizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
Gjyqtar dhe fermer: Nazmi Troka rezulton me probleme të pasurisë

Gjyqtari Apelit Vlorë, Nazmi Troka shkarkohet nga detyra

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.