AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Arrestohet për korrupsion ish-ministrja kroate për fondet e BE-së

Matea GrgurinovicngaMatea Grgurinovic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministrja kroate e arrestuar Gabrijela Zalac.

Ish-ministrja Gabrijela Zalac dhe tre të tjerë u arrestuan nën dyshimin për korrupsion në lidhje me pagesën e lartë që kanë kryer për një kontratë për krijimin e një softueri.

Ish-ministrja kroate e arrestuar Gabrijela Zalac.

Ish-ministrja e Kroacisë për Zhvillimin Rajonal dhe Fondet e BE-së nga viti 2016 deri në vitin 2019, Gabrijela Zalac, e kaloi natën e së mërkurës në paraburgim pasi ajo, drejtori i Agjencisë Qendrore të Financave dhe Kontraktimit SAFU, Tomislav Petric, dhe dy sipërmarrës u arrestuan të mërkurën si pjesë e një operacion nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian EPPO në Kroaci, një mbikëqyrës i BE-së që monitoron se si shpenzohen fondet e BE-së.

Të katërt duhet të dalin para një gjyqtari të enjten. EPPO ka të ngjarë të kërkojë që ata të qëndrojnë në paraburgim, nga frika e pengimit të hetimit, raportoi gazeta N1.

Ata u arrestuan për një çështje të koduar “Softëare”. EPPO Kroaci tha se po mblidhte prova për katër personat në bashkëpunim me zyrën e policisë kundër korrupsionit PNUSKOK. Të katër dyshohen për krime të kryera në ministri dhe SAFU në lidhje me mbipagesën për prokurimin publik të një sistemi informacioni, njoftoi agjencia kroate e lajmeve HINA.

Çështja ka të bëjë me dizajnin e softuerit, të cilin Ministria për Zhvillim Rajonal dhe Fondet e BE-së ia dha kompanisë Ampelos kur Zalac ishte ministre.

Tre javë më parë, me urdhër të EPPO, policia kreu disa kontrolle në ministri dhe sekuestroi dokumente në lidhje me kontratën e Ampelos.

Portali i lajmeve Telegram për herë të parë e publikoi historinë verën e vitit 2019, duke pretenduar se Zalac, në atë kohë Ministre  Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së, pagoi 13 milionë kuna, rreth 1.7 milionë euro, për softuerin kostoja fillestare e të cilit ishte 2.9 milionë kuna, rreth 400,000 euro.

Policia njoftoi gjithashtu se do të hetojë kërcënimet e bëra dje ndaj gazetarit të Telegram Drago Hedl. Mario Zalac, bashkëshorti i ish-ministres së arrestuar, ka kërcënuar të mërkurën gazetarin ndërsa policia po kontrollonte shtëpinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Vinkovc ku policia nisi kontrollin e dy veturave të parkuara jashtë shtëpisë së ish-ministres.

Shoqata Kroate e Gazetarëve e dënoi një sjellje të tillë dhe përsëri u kërkoi institucioneve përkatëse të reagojnë ndaj kërcënimeve të hapura ndaj gazetarëve. Hedl është një gazetar i vlerësuar me çmime.

Rënia e ish-ministres filloi në vitin 2019 kur ndodhën disa probleme. I pari ishte një aksident automobilistik që ajo shkaktoi në mars 2019, duke drejtuar makinën pa leje drejtimi, e cila i kishte skaduar dy vjet më parë. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë 10-vjeçare. Media më pas zbuloi një Mercedes në oborrin e shtëpisë së saj që ajo nuk e kishte raportuar në “deklaratën e saj për deklarimin e detyrueshëm të pasurisë”.

Automjeti ishte në pronësi të një biznesmeni nga Shibeniku Josip Stojanovic Jolly dhe u pa i parkuar para shtëpisë së Zalacit në Vinkovci.

Media më pas zbuloi se Zalac i kishte dhënë një kontratë të kushtueshme një kompanie me vetëm një punonjës. Në fund të gushtit 2020, ajo u bë temë e mediave edhe një herë pasi dyshohet se i kishte bërë presion Josipa Rimac, ish-sekretares së shtetit dhe dikur kryetare e bashkisë së Kninit, që të rregullonte rezultatin e provimit të shërbimit civil të vëllait të saj, në mënyrë që ai të kalonte.

Pas arrestimit të Zalac, opozita kritikoi sërish Bashkimin Demokratik Kroat të qendrës së djathtë, HDZ, duke pretenduar se “nuk ka asnjë ndryshim midis HDZ-së së Sanaderit dhe asaj të Plenkoviçit”. Ish-kryeministri dhe kreu i HDZ-së, Sanader, ndodhet në burg që nga viti 2019 për vepra të ndryshme korrupsioni.

Kryeministri i HDZ-së, Andrej Plenkoviç, thjesht e komentoi arrestimin, duke bërë thirrje për “një prezumim të pafajësisë” dhe duke shtuar se ai ishte “i befasuar nga lajmi”.

Etiketa: aksidentBashkëshortiBEBurgEurogazetagazetarKorrupsionKorrupsioniKrimeKroaciMediaoperacionOpozitaParaparaburgimPiSPoliciaSHTelegramzhvillim
Tjetri
Gjyqësori në Shqipëri bën një vesh shurdh ndaj gjuhës së urrejtjes

Gjyqësori në Shqipëri bën një vesh shurdh ndaj gjuhës së urrejtjes

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.