AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Dështimi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po bëhet diçka normale

Altin GjetangaAltin Gjeta
5 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Kryeministri, Edi Rama, duke hyrë në një konference të përbashkët shtypi në Tiranë,| Foto : LSA

Shqiptarët dikur debatonin dhe festonin çdo hap të vogël në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Tani, mungesa e ndonjë progresi të prekshëm zor se përmendet.

Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Kryeministri, Edi Rama, në një konference të përbashkët shtypi në Tiranë,| Foto : LSA

Tre dekada më parë, Shqipëria hoqi prangat e një prej regjimeve më të mbyllura staliniste në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ndërsa diktatura komuniste po shkatërrohej, pamjet dramatike të demonstratave të vitit 1991 tregonin mijëra njerëz që mblidheshin në rrugët e Tiranës duke brohoritur që Shqipëria të bëhej “si pjesa tjetër e Evropës”.

Dëshira për liri dhe mundësi ekonomike, anëtarësimi në Bashkimin Evropian u bë thirrja e një kombi të izoluar për gjysmë shekulli nga bota perëndimore. Diskursi politik dhe politika publike në Shqipëri sillej rrotull kërkesës së saj për anëtarësim në BE. Vendi u identifikua zyrtarisht si një vend kandidat i mundshëm për anëtarësim në samitin e Selanikut në qershor 2003, i cili shënoi rrugëtimin e tij të integrimit në BE.

Gjatë viteve 2000 pati një progres të ngadaltë, por të prekshëm. Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në në 2006, paraqiti zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat në 2014. Që atëherë, procesi është dëmtuar si nga BE-ja ashtu edhe nga Shqipëria.

Për katër vite radhazi, Komisioni Evropian – krahu ekzekutiv i BE-së – nuk i dha dritën jeshile fillimit të bisedimeve të pranimit. Në mars 2020, kushtëzimi standard i zgjerimit të BE-së u shtri edhe në Shqipëri, kur blloku vendosi të hapte negociatat e anëtarësimit, me kusht që Tirana të kishte bërë progres të prekshëm në një sërë çështjesh përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Por, me bashkimin e kërkesës së Shqipërisë së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut, refuzimi i Bullgarisë për të miratuar bisedimet e pranimit me Shkupin bllokoi edhe Tiranën.

Situata me Maqedoninë e Veriut po ndërlikohet më shumë pasi partia kryesore opozitare VMRO DPMNE paraqiti mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Zoran Zaev.

Më 3 tetor, Zaev papritmas tha se do të jepte dorëheqjen si nga posti i kryeministrit, ashtu edhe nga kryesimi i socialdemokratëve në pushtet, duke përmendur rezultatet e këqija në zgjedhjet lokale.

Vetoja nga Franca në vitin 2019 dhe më vonë nga Bullgaria bllokuan rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian – duke lënë të paplotësuar premtimin më të rëndësishëm të Zaev për votuesit e tij. Shumë nga “votuesit progresivë” – siç i quajti Zaev – thjesht humbën shpresën në shanset se vendi do të anëtarësohej në BE.

Por një përpjekje e opozitës për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev dështoi të enjten në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria po paguan gjithashtu një çmim të lartë për pasiguritë e brendshme të BE-së.

Kriza financiare dhe kriza emigrantëve kanë ofruar terren pjellor për lëvizjet populiste dhe euroskeptike. Brexit dhe mosmarrëveshjet e tjera të brendshme pakësuan oreksin e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, në një shkallë të tillë sa Jean-Claude Juncker, si president i Komisionit Evropian, shkeli frenat dhe i dha përparësi thellimit të integrimit të brendshëm dhe reformimit strukturor të qeverisjes së BE-së.

Prezantimi i Metodologjisë së Re të Zgjerimit vitin e kaluar tregon se BE-ja nuk po mendon për zgjerim të mëtejshëm së shpejti.

Ky qëndrim u konfirmua nga deklarata e Brdo-s e tetorit të këtij viti, e cila pasqyronte konkluzionet e Samitit të Selanikut mbi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në vitin 2003. Pas thuajse dy dekadash, edhe zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor duket se është kthyer në pikën e tij të nisjes.

Fajësohet BE-ja

Kryeministri i Shqipërise Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev. Foto: Flickr

Megjithatë, për sa i përket rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë, kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Gjatë gjithë procesit, Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë kriteret e anëtarësimit në BE. Krizat e thella të brendshme politike, një rekord i dobët në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe regresi i fundit demokratik e kanë mbajtur vendin larg BE-së.

Edi Rama, kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit, është larguar nga vlerat e BE-së dhe flirton me autokratë si presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ai serb Aleksandër Vuçiç.

Ai ka fajësuar hapur BE-në për dështimet e tij. Në një opinion të fundit, Rama akuzoi BE-në se nuk ishte në gjendje të përmbushte premtimet e saj për Ballkanin Perëndimor dhe nxori edhe një herë idenë e Ballkanit të Hapur, një nismë rajonale e diskutueshme për heqjen e kufizimeve në tregtinë dhe lëvizjen midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe që përkon pjesërisht me Procesin e Berlinit.

Rama e trajton qëllimisht si të parëndësishëm rëndësinë e integrimit në BE për të maskuar dështimin e qeverisë së tij për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Deri më tani, ai ka arritur me sukses ta largojë vëmendjen e publikut nga procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe të ulë çdo pritshmëri për anëtarësim së shpejti. Amullia e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE zor se del më në titujt kryesorë të lajmeve.

Në vitet 2000, edhe hapat e vegjël drejt anëtarësimit në BE vlerësoheshin si historikë nga qeveritë dhe dështimet analizoheshin me imtësi nga opozita, media dhe shoqëria civile.

Raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dikur ndiznin debate në media dhe parlament. Këtë vit, ndryshe nga më parë, raporti i progresit i Komisionit pati pak mbulim mediatik. Më shqetësuese ishte mungesa e analizimit nga opozita dhe shoqëria civile.

Në rrethana të tilla, kur anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka hyrë në një rrugë pa krye, segmentet më produktive të shoqërisë, veçanërisht të rinjtë, po largohen përgjithmonë nga vendi. Me sa duket, anëtarësimi në BE nuk është më një opsion i mundshëm që ia vlen të pritet.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: amullianetaresimBashkimin EvropianBEBIRNBrexitBullgariadebatedeshtimEdi RamaErdoganFrancaIMTKomisioneriKomisioni EvropiankonferenceKrizaLokaleMaqedoni e VeriutMediaOpozitaparlamentPartiapresidentprogresRamaRaportiRefuzimiRexhep Tajip ErdoganSHshqipShqipëriShqipëriaTiranaTiranëVMRO DPMNEvotuesitZgjedhjetzgjerimZoran Zaev
Tjetri
Prokurori Besim Hajdarmataj shkarkohet për ‘cenim të besimit te drejtësia’

KPA: Besim Hajdarmataj cënoi besimin e publikut me gabimet profesionale të përsëritura

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.