AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ripranimi i emigrantëve, Ambasada Britanike bind deputetët e opozitës

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Sigurisë Kombetare | Foto: LSA

Pas një takimi me përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë, deputetët e opozitës kanë ndryshuar qëndrim ndaj marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar për ripranimin e emigrantëve të paligjshëm.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Kuvend | Foto: LSA

Komisioni Parlamentar i Sigurisë kaloi të hënën me votë unanime projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”.

Deputetët e opozitës, të cilët e kundërshtuan fort këtë marrëveshje në mbledhjen e shkuar, u tërhoqën në qëndrimin e tyre pas një takimi me përfaqësues të ambasadës britanike në Tiranë. Takimin e bëri të ditur deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri, i cili tha se skepticizmi i opozitës u sqarua.

“Sot për afro një orë e gjysëm deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë dhe Komisionin e Ligjeve, patëm një takim me përfaqësues të ambasadës britanike, të cilët dhanë sqarime të plota dhe siguruan për të disatën herë gjatë bisedës se kjo marrëveshje nuk ka të bëjë me ripranimin e shtetasve të palëve të treta që nuk janë të etnisë shqiptare”- tha Xhaferri.

Ai shtoi se skepticizmi i tyre ndaj marrëveshjes ishte i justifikuar me sjelljen e qeverisë “Rama” me raportet ndërkombëtare. “Kemi një evidencë të krijuar nga qeveria gjatë gjithë këtyre viteve për trajtimin në mënyrë informale dhe në mungesë të transparencës të disa raporteve ndërkombëtare”- tha Xhaferri duke sjellë në vëmendje vendimin e qeverisë për pranimin e armëve kimike nga Siria.

Marrëveshja e miratuar parashikon ripranimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në këto shtete dhe ripranimin e shtetasve që vijnë nga vende të tjera, por që kanë kaluar nëpër Shqipëri si dhe përdorimin e vendit tonë si vend tranzit për rikthimin e shtetasve të huaj në vendet e tyre të origjinës.

Pjesa e marrëveshjes që parashikon ripranimin e shtetasve që vijnë nga vende të treta nxiti dyshimet e opozitës për krijimin e “një depozite emigrantësh”, ndërkohë që disa media britanike shkruanin për krijimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dhe miratoi me konsensus gjithashtu një tjetër marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar “mbi transferimin e personave të dënuar”, e firmosur në verë nga ministrat e drejtësisë të dy vendeve.

Etiketa: ArmëdeputetKëshillit të MinistraveKomisioni i Sigurisë KombëtareKuvendKuvendi i ShqiperiseMarrëveshjamarrëveshjeMediaPartisë DemokratikeQeveriaRamaSHshqipShqipërishqiptareSiria
Tjetri
Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’ të drejtësisë

Vlerësimet e KLP pas ‘dyerve të mbyllura’ për anëtarët e SPAK ngjallin dyshime

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.