AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bashkitë pa buxhet për barazinë gjinore dhe kujdesin social

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga prezantimi i raporteve monitoruese për “Buxhetimin Gjinor” në 6 bashki. Foto:Nensi Bogdani

Monitorimi i 6 bashkive në vend nga organizata të shoqërisë civile ka gjetur se ato kanë buxhete minimale për kujdesin social dhe të pamjaftueshme për të garantuar barazi në çështjet gjinore.

Nga prezantimi i raporteve monitoruese për “Buxhetimin Gjinor” në 6 bashki. Foto:Nensi Bogdani.

Monitorimi i buxheteve të 6 bashkive në vend nga organizatat të shoqërisë civile me mbështetje të UN Women, ka gjetur se ato kanë buxhete minimale për kujdesin social dhe të pamjaftueshme për të garantuar barazi në çështjet gjinore.

Raportet për 6 bashkitë, Skrapar, Poliçan, Fushë Arrëz, Vlorë, Elbasan dhe Durrës u prezantuan të martën në një takim që u mbajt në Hotel Tirana International.

Përfaqësues të  institucioneve shtetërore, përfaqësues të OJF-ve, si dhe të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe UN Women Albania ishin të pranishëm në prezantimin e raporteve monitoruese. Sipas organizatorëve këto synojnë të nxisin llogaridhënien në buxhetimin e bashkive, duke mbajtur në konsideratë  se si programet buxhetore reflektojnë nevojat vendore edhe nga perspektiva gjinore.

Raimonda Duka, eksperte kombëtare e UN Women në Shqipëri, tha se nga monitorimi kishte rezultuar se buxhetet e investimet më të mëdha shkojnë për infrastrukturën dhe mbrojtja sociale nuk ka vëmendjen e duhur.

“Burimet njerëzore të dedikuara për mbrojtje sociale janë të pamjaftueshme në bashkitë e vogla”, vërejti Duka.

Brunilda Dervishaj, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në takim, pranoi ekzistencën e problematikave. “Këto probleme janë të njohura prej Ministrisë sonë”, tha Dervishaj.  “Sipas nesh, pavarësisht se strategjia për barazinë gjinore sapo është miratuar,  bashkitë duhet të bëjnë më tepër për ngritjen e fondeve të qëndrueshme për nevojat vendore të komunitetit në të ardhmen”, tha ajo.

Gentiana Deçolli, përfaqësuese e Organizatës për Mirëqenien Sociale, që kishte monitoruar bashkitë Skrapar dhe Poliçan, tha se ato nuk kishin parashikuar fonde të reja në shërbim të kujdesit shoqëror. Ajo shtoi se gjithashtu në këto bashki nuk ekzistojnë qendra pritëse për gratë viktima të dhunës dhe se vetëm 2.5 për qind e personave që kishin nevojë për ndihmë sociale e merrnin atë.

Por situata nuk ishte e ndryshme as në bashkitë më të mëdha si Elbasani, Durrësi e Vlora, ku buxhetet për mbrojtje sociale, kulturë e të ngjashme, varjonin 2 deri në 9 për qind.

“Investimet për funksionin e mbrojtjes sociale, argëtimit, kulturës dhe fesë përbëjnë 8,78% të buxhetit total, me tendencë në rënie për periudhën 2023-2024”, tha Mirela Gjoni, nga organizata “Forumi i Gruas Elbasan”.

Edhe për bashkinë Vlorë, përfaqësuesja e Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri, Aurora Koci, u shpreh se shpenzimet për mbrojtjen sociale zënë një peshë shumë të ulët të shpenzimeve totale.  “Shpenzimet për mbrojtjen sociale përbejnë vetëm 2,4% të buxhetit total”, tha Koci.

Raporti vëren se edhe bashkia Durrës gjithashtu lë për të dëshiruar në shpërndarjen e fondeve për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.  “Mbrojtja sociale zë vetëm 4,9% të shpenzimeve totale, për qindjen më të ulët në programet buxhetore të planifikuara për vitin 2022”, citoi Xhensika Bezati, nga “Qëndra Konsumatori Shqiptar” në Durrës.

Për bashkinë e Fushë-Arrëzit, Arta Nikolli, nga “Qëndra Rinore Arka”, në Shkodër, u shpreh se kjo bashki është një prej më të varfërave në Shqipëri, me një varësi të madhe nga të ardhurat e buxhetit qëndror, duke e bërë të pamundur financimin e politikave vendore.

Për përgatitjen e raporteve të monitorimit gjatë periudhës kohore Mars- Nëntor 2021 janë përzgjedhur 10 Organizata të Shoqërisë Civile në Skrapar, Poliçan, Fushë-Arrëz, Vlorë, Elbasan, dhe Durrës, të cilat janë trajnuar nga ekspertë të UN Women në Shqipëri dhe janë asistuar nga IDM Albania gjatë procesit të hartimit të raporteve.  “Ne kemi synuar nëpërmjet trajnimeve ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve për të kërkuar llogari në shpërndarjen e buxhetit”, tha Erisa Çela, përfaqësuese e UN Women në Shqipëri.

Etiketa: bashkiBashkiaBashkia DurrësdemokraciDhunëDurrëselbasanFamiljeFondeIDMmbështetjeMbrojtjambrojtjeMonitorimiNensi BogdaniRaportiSHShkodërshqipShqipëriSkraparTiranaUN WomenviktimaVlora
Tjetri
Kuvendi mirëpret nismat për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale

Kuvendi mirëpret nismat për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.