AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Europa Nostra përfshin “Urën e Zogut” në listën e 12 monumenteve të rrezikuara

Elvis HilangaElvis Hila
4 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto kolazh i monumenteve të përzgjedhura nga Europa Nostra. Foto nga Europa Nostra

Organizata Europa Nostra ka përzgjedhur “Urën e Zogut” si një prej 12 monumenteve të kulturës Europiane të rrezikuara nga shkatërrimi. Ura e veçantë mbi Mat ka pësuar dëmtime në këmbët e saj për shkak të erozionit të nxitur nga shfrytëzimi i paligjshëm i shtratit të lumit.

Foto kolazh i monumenteve të përzgjedhura nga Europa Nostra. Foto nga Europa Nostra.

Organizata Europa Nostra njoftoi të martën se ka përzgjedhur “Urën e Zogut” si një prej 12 monumenteve të kulturës Europiane të rrezikuara nga shkatërrimi. Ura e veçantë mbi Mat ka pësuar dëmtime në këmbët e saj për shkak të erozionit të nxitur nga shfrytëzimi i paligjshëm i shtratit të lumit dhe rrezikon seriozisht shembjen.

“Në këtë fazë të aplikimit, jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju lajmin se Ura e Zogut ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, dhe tashmë bën pjesë në 12 monumentet në rrezik shkatërrimi, më interes të lartë për mbrojtjen e tyre”, thotë Elton Laska, drejtues i Qendrës Rinore Sebastia në Kurbin. Sebastia organizoi një peticion dhe mblodhi 3 mijë firma në përpjekje për të ruajtur urën dhe për një projekt të restaurimit të saj.

Në përshkrimin e bërë për urën, organizata Europa Nostra thotë se ajo është ndër më të veçanta në Europën Jugore. “Ura e Zogut është një kryevepër e inxhinierisë civile e fillim shekullit të 20-të në Ballkan. E ndërtuar në vitin 1927 mbi lumin Mat në Veri të Shqipërisë, ura ështe e admiruar për strukturë arkitekturore, gjatësinë dhe stilin e harqeve të çelikut. Ajo konsiderohet një arritje e rëndësishme në fushën e ndërtimeve me metal dhe beton mbi lumenjtë në Evropën Jugore”, thuhet në arsyetimin e përzgjedhjes ndarë nga Europa Nostra.

Ura e Zogët do i nënshtrohet tani vlerësimit për në fazën finale në të cilën zgjidhen 7 monumente, që përfitojnë një mbështetje prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre.

Veç urës në listë janë edhe një sërë monumentesh në Europë: Manastiri Récollets, Nivelles, Holandë, Fshati Doel dhe peizazhi kulturor, Holandë, Garden City La Butte Rouge, afër Parisit në Francë, Qendra Historike e Stolberg, në Gjermani, Banjat e Neptunit, në Rumani, Pallati Orléans-Borbón, afër Kadizit në Spanjë,  Sinagoga e Híjar/Kisha e Shën Antonit, në Spanjë, Zona Industriale e Lövholmen në Stokholm Suedi, Kalaja Crèvecoeur në Den Bosch Holandë, kompozimet skulpturore të Buchach Town Hall në Ukrainë, Pallati Sanguszko, në Ukrainë.

Programi është një iniciativë e përbashkët e Europa Nostra, një nga organizatat kryesore e trashëgimisë Europiane dhe Institutit Banka Europiane e Investimeve, që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe veprimtarinë për të ruajtur vendet e rrezikuara të trashëgimisë në Europë. Lista përfundimtare e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë europiane do të përzgjidhet nga bordi i Europa Nostra më mars. Një vit më parë Teatri Kombëtar u përfshi në listën e monumenteve, por kjo përshfirje u anashkalua nga qeveria që vendosi shembjen e godinës.

“Për ne kjo është një fitore e vogël, pasi mendojmë se Ura e Zogut meriton fitoren e madhe, jetë të gjatë! Shpresoj shumë që kjo ngjarje të shërbeje për qëllimin final i cili është, shpëtimi i urës nga shkatërrimi”,  thotë Laska.

Ura ka pësuar dëmtime të ndryshme dhe afro 1 vit më parë një këmbë e urës u fundos. Shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për nxjerrje inertesh. Edhe pse prej vitesh ishte e qartë që shfrytëzimi i lumit kishte krijuar pasoja të rënda në mjedis dhe në monumentin e kulturës reagimi i institucioneve ka qenë i mefshtë dhe nuk ka ndaluar atë që specialistët e shohin si masakër.

Etiketa: BallkanElton LaskaEuropaEuropa NostraFinalfitoreGjermaniKurbinMatmbështetjeMjedispasojapeticionQeveriarrezikRumaniSHshqipTeatri KombëtarURAUra e Zogut
Tjetri
Bashkitë pa buxhet për barazinë gjinore dhe kujdesin social

Bashkitë pa buxhet për barazinë gjinore dhe kujdesin social

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.