AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

HEC-et në Kaçinar, gjykata rrëzon prokurorinë dhe urdhëron hetimin e zyrtarëve të Bashkisë Mirditë

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorë të Kaçinarit para Gjykatës së Rrethit Lezhë. Foto:Elvis Hila/BIRN

Prokuroria e Lezhës i kërkoi gjykatës të pushonte një hetim të nisur për falsifikime dhe shkelje ligji në lejet për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në Kaçinar të Mirditës, por pas kundërshtimit të banorëve gjykata vendosi që çështja të rihetohej.

Banorë të Kaçinarit para Gjykatës së Rrethit Lezhë. Foto:Elvis Hila/BIRN

Koncesioni i dhënë për ndërtimin e 5 hidrocentraleve në Kaçinar të Mirditës do të do të rihetohet nga  prokuroria e Lezhës me urdhër të gjykatës.  Vendimi u mor këtë të enjte nga Gjykata e Rrethit Lezhë, e cila rrëzoi kërkesën e organit të akuzës që kishte vendosur pushim hetimesh në lidhje me procedimin penal ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Mirditë për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, pas kallëzimit që kishin bërë banorët.

Në përfundim të seancës gjyqësore banorët përshëndetën vendimin e marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, duke e konsideruar si një fitore të parë në betejën e tyre ndaj HEC-ve që kanë nisur prej më shumë se 3 vitesh. “Është një fitore e parë, për t’ia rikthyer e për të nxjerrë në pah të gjithë shkeljet që janë bërë në procedurën e dhënies me koncesion për 5 hidrocentralet në zonën e Kaçinarit”, tha Gjon Pjetri një prej banorëve.

Vendimi i Gjykatës së Lezhës nuk u komentua nga zyrtarët e Bashkisë Mirditë të cilët ishin të pranishëm në seancën gjyqësore. Koment nuk ka pasur as nga kompania me drejtues Ndue Shkurtin.

Koncesioni për ndërtimin e 5 HEC-eve të vogla në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018.  Por kompania nuk është lejuar nga protestat e banorëve të 7 fshatrave të nisë punën. Banorët e Kaçinarit paditën koncesionarin dhe zyrtarët e bashkisë Mirditë që kishin dhënë lejet në SPAK. Por Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, pasi regjistroi procedim për veprat penale “Shpërdorim Detyre” dhe “Falsifikim Dokumentesh”, ia kaloi çështjen për hetim Prokurorisë së Lezhës.

Kjo e fundit pas hetimeve doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale dhe dërgoi çështjen për pushim hetimesh në gjykatë. Por këto përfundime u kundërshtuan nga banorët.

Pas debateve në seancën e parë më 22 nëntor, gjykata vendosi të enjten tu japë të drejtë banorëve dhe i cilësoi hetimet e prokurorisë të paplota.

Banorët thonë se ky vendim do të ndihmojë në gjetjen e shkeljeve. “Mjafton t’iu them se janë shumë shkelje në dosjen e koncesionit. Nuk janë pyetur banorët e Kaçinarit, nuk janë realizuar dëgjesat publike, pastaj ka shkelje dhe falsifikime të vazhdueshme”, thotë Gjon Pjetri banor i Kaçinarit.

Banorët thonë se janë të vendosur për moslejimin e ndërtimeve të HEC-eve që sipas tyre shkatërrojnë të gjithë zonën.

“Aty janë 7 fshatra dhe ne do të shkojmë deri aty që pa u larë me gjak ai lum nuk do e marrë kush ujin. Bashkia Rrëshen ju ka dhënë për interesat e tyre personale. Nuk merret uji, atë na ka lënë baba dhe babgjyshi e do ta mbrojmë deri në gjak”, thotë Gjergj Dedaj banor i zonës.

Etiketa: Artan HajredinajBanorëBashkiaBIRNElvis HilafitoreGjergj DedajGjykataGjykatëGjykatësGjyqHECHetimHetimetHidrocentraletKoncesionKoncesioniLezhëMirditëParaPjetriprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmeProtestatPunëShpërdorim detyreSPAKVendimVendimi
Tjetri
Skeda e pasurisë – Gjon Kodra – prokuror në Prokurorinë e Tiranës

Skeda e pasurisë – Gjon Kodra – prokuror në Prokurorinë e Tiranës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.