AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Farudin Arapi emërohet administrator i kompanisë së incineratorëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Farudin Arapi, ish-administrator i aseteve të firmave piramidale | Foto : LSA

Në atë që mund të ngjajë si një ironi historike, personi i caktuar nga agjencia e administrimit të pronave të sekuestruara në kompaninë e Klodian Zotos është Farudin Arapi, njeriu i njohur për administrimin e aseteve të skemave piramidale të viteve 1990.

Farudin Arapi, ish-administrator i aseteve të firmave piramidale | Foto : LSA

Kompania ‘Integrated Technology Services’, e cila u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si pjesë e skemës së përvetësimit të parave publike në incineratorin e Elbasanit u vendos nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara ndërsa kjo e fundit, caktoi si administrator të saj Farudin Arapin.

Dokumente të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vendimi i sekuestros është depozituar në datë 15 dhjetor dhe se administratorët e mëparshëm, Denisa Tollkuçi dhe Klodian Zoto shkarkohen për t’u zëvendësuar nga Farudin Arapi.

Zoti Arapi nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Skema e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndërtim incineratorësh duke përdorur disa persona pa eksperiencë të njohur në një fushë të tillë është krahasuar shumë me skemat piramidale të kohës së Sali Berishës kur ai ishte president para vitit 1997. Por rishfaqja e z. Arapi si administrator i kompanisë së incineratorëve duket se përbën një ironi historike që i vë kapakun. Në fakt, Arapi ishte zyrtari i qeverisë shqiptare që mori përsipër administrimin dhe likuidimin e skemave famëkeqe piramidale në fillim të viteve 2000. Dhe njësoj si në atë kohë, edhe kompania që Arapi pritet të administrojë sot nuk duket në gjendje shumë të shëndetshme financiare.

Sipas bilancit të vitit 2020, kompania ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (830 euro) ndërsa fitimet e akumuluara në masën 549 milionë lekë (4.6 milionë euro) janë “shpërndarë” në pjesën dërrmuese vetëm pak muaj më parë. Një vendim i 1 korrikut të këtij viti përcakton që administratori dhe pronari i vetëm i kompanisë, Klodian Zoto, ka vendosur të shpërndajë në formë dividenti 43 milionë lekë nga fitimet e kompanisë.

Në bilancin e kompanisë të vitit 2020 raportohet gjithashtu se kompania ka detyrime në masën e 1.3 miliardë lekëve ose mbi 11 milionë euro detyrime afatshkurtra.

Shqiptarët nuk dolën shumë të lumtur nga administrimi i pronave të skemave të para piramidale në fillim të viteve 2000. Procesi i likuidimit zgjati për shumë vite dhe ajo që qytetarët morën në fund, ishin disa qindarka nga paratë që kishin depozituar në skemat piramidale. Dukshëm edhe në këtë rast, historia ka marrë rrugën drejt përsëritjes. SPAK ka urdhëruar sekuestron e kompanive që kanë borxhe por jo kapital aksioner ndërsa paratë, bashkë me të dyshuarit, kanë ikur në drejtim të paditur.

Edhe kompania Albtek Energy, e cila u vu gjithashtu në sekuestro, duket se ka shumë borxhe, në një kohë që 41 milionë lekë fitime janë shpërndarë te pronarët, pra te Stela Gugallja më 1 korrik 2021.

Etiketa: 1997Albtek EnergyBorxheDenisa TollkuçiEdi RamaEuroFarudin ArapiIncineratorIntegrated Technology ServicesKlodian ZotoMASParapresidentProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitQendrën Kombëtare të BiznesitQKBRamaSali BerishaSHshqiptareskemat piramidaleSPAKStela GugalljaVendimVendimi
Tjetri
Opozita shqiptare voton e përçarë për rrëzimin e njëri-tjetrit

Opozita shqiptare voton e përçarë për rrëzimin e njëri-tjetrit

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.