AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zhvilloi analizën e procesit 4-vjeçar të vetingut në një resort luksoz në Vlorë dhe e financoi atë me paratë e një kompanie private –emrin e së cilës vazhdon ta mbajë të fshehtë në cenim të transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:33 | 07/01/2022
në Artikull kryesor, Investigime
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Paneli gjykues i perbere nga Etleda Ciftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilian | Foto: LSA

Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme – mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’.

Në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zgjodhi resortin luksoz si destinacion për zhvillimin e analizës së punës së vet 4-vjeçare me procesin e vetingut si dhe sfidat e pritshme deri në fund të mandatit.

Aktiviteti me temë “Raport dhe Strategji” u zhvillua më 30 shtator, por dymbëdhjetë komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për dy net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe tre vëzhgues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe dy përkthyes të tyre. Por ndryshe nga anëtarët e KPK-së, ata nuk i shijuan shërbimet e luksit të hotelit për “arsye etike”.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk qëndruan në resortin luksoz për arsye etike, pasi sipas rregullores, nuk u lejohet që të qëndrojnë në hotele që vlerësohen mbi nivelin mesatar të zonës ku gjenden,” i tha BIRN në kushtet e anonimatit një burim në dijeni të aktivitetit.

Shqetësimet për cenim të etikës apo të perceptimit publik mbi komisionerët e vetingut nuk ishin pikëpyetjet e vetme mbi aktivitetin e zhvilluar shtatorin e vitit të kaluar.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se të gjitha shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e aktivitetit të KPK-së u paguan nga një kompani private – duke ngritur shqetësime edhe për konflikt të mundshëm interesi.

“Marina Bay” është një ndër komplekset më të shtrenjta në bregdetin e Vlorës dhe jashtë sezonit të verës ofron dhoma që variojnë nga 72 euro [me pamje nga rruga] deri në 171 euro [suita deluxe].

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se të gjitha shpenzimet e aktivitetit kishin kushtuar në total 300 mijë lekë.

“Kjo kosto është përballuar me mbështetjen financiare të një kompanie/ sipërmarrje private, përmes një agjencie… pa ndikuar në fondet e buxhetit të shtetit të akorduar për KPK-në për vitin 2021,” tha sekretari i Përgjithshëm, Edmond Verçani në një përgjigje me shkrim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi të bënte publike emrin e kompanisë private dhe pronarët e saj, duke përdorur si pretekst një klauzolë konfidencialiteti në marrëveshjen e sponsorizimit të lidhur mes tyre.

Në shkelje të transparencës dhe llogaridhënies, emri i kompanisë vazhdon të mbahet i fshehtë edhe pasi KPK u urdhërua nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit që të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes me kompaninë private që financoi aktivitetin.

Sponsori ‘sekret”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ngrit në vitin 2017 si institucioni kyç i reformës në drejtësi, me qëllimin e pastrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Më pak se një vit nga përfundimi i mandatit kushtetues, KPK është ende larg përfundimit të procesit të vetingut për magjistratët në Shqipëri. Një nismë për zgjatjen e mandatit të KPK-së deri në përmbylljen e plotë të procesit është duke u shqyrtuar aktualisht nga Kuvendi i Shqipërisë.

Përgjatë historikut 4-vjeçar të vetingut, shumë magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit si dhe cenimit të besimit të publikut te drejtësia.

Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Prej 5 tetorit, BIRN i ka kërkuar Komisionit që të vendoste në dispozicionin dokumentet e financimit të aktivitetit të zhvilluar në Vlorë. KPK iu përgjigj disa pyetjeve, por refuzoi në mënyrë të përsëritur që të vendoste në dispozicion emrin e kompanisë që pagoi për akomodimin e komisionerëve në resortin luksoz.

“Një pjesë e informacioneve të diskutuara në këtë aktivitet janë konfidenciale, po ashtu organizimi dhe zhvillimi i këtij aktiviteti përmban klauzola kontraktuale që e kufizojnë aksesin e palëve të treta jashtë aktivitetit,” tha Sekretari i Përgjithshëm i KPK-së, Edmond Verçani.

Pas ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KPK vendosi të dispozicion të BIRN një kopje të anonimizuar të “marrëveshjes së sponsorizimit”, e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i KPK, Edmond Verçani, kompania private dhe një agjenci e ofrimit të shërbimit.

Nga dokumenti janë fshirë emrat e kompanive private si dhe numri i protokollit të shkresës.

Marrëveshja e sponsorizimit mban datën 14 qershor 2021, por është protokolluar katër ditë më vonë në KPK. Ajo i shtrin efektet një muaj pas nënshkrimit të saj, ndërkohë që aktiviteti u zhvillua rreth tre muaj e gjysmë më vonë.

Në kontratë, sponsorizuesi merr përsipër të mbështesë Komisionin për organizimin e aktivitetit “Strategy Meeting”; për udhëtimin dhe akomodimin e të gjithë stafit të Komisionit për tre ditë dhe dy netë si dhe për organizimin e workshopit në katër seksione.

Ndryshe nga sa u përgjigj KPK për BIRN, vlera e sponsorizimit në marrëveshje është 3 mijë euro dhe jo 300,000 lekë.

Nga sa kuptohet në nenin 4 të marrëveshjes, kompania sponsorizuese duket se operon në fushën e sigurimeve – e dhëna e vetme që rezulton të mos jetë anonimizuar. Në fund, kompania private deklaron se asnjë punonjës i palës përfituese nuk zotëron interes privat në mënyrë të drejpërdrejtë apo të tërthortë me sponsorizuesin.

Fshehja e emrit të kompanisë sponsorizuese u konsiderua prej Komisionerit Besnik Dervishi në shkelje të ligjit “Për të drejtën e informimit”. Gjithashtu, Komisioneri vëren se e drejta për t’u informuar është një e drejtë themelore e njeriut, e garantuar nga neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Kjo e drejtë duhet parë e lidhur ngushtë me parimin e transparencës dhe llogaridhënies, si një shtyllë tjetër themelore e shtetit të së drejtës,” vlerëson komisioneri Dervishi, i cili urdhëroi KPK-në që të vendoste në dispozicion një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.

Ky vendim mbetet i pazbatuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, KPK nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse pranimi i pagesave nga një kompani private linte shteg për konflikt interesi dhe cenim të besimit publik te sistemi i drejtësisë.

Etiketa: AnalizëBesnik DervishiBIRNDrejtësiaEdmond VerçaniEmriEurogjyqtarHotelekomisionerKomisioneriKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKonflikti i interesitkostoKPKKuvendiMagjistratMagjistratëtMarina BayMarrëveshjamarrëveshjeMbledhjeOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitProcesi i vetingutprokurorPunëraportResorti Marina BaysekretSHShkarkimshqipShqipërishtatorVendimVëzhguesitVlorë
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Erjon Shehaj –Prokuroria e Lezhës

Tjetri

‘U shitën tek përmbaruesit’, 4 të arrestuar për skandalin e databazës së pagave

Tjetri

‘U shitën tek përmbaruesit’, 4 të arrestuar për skandalin e databazës së pagave

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.