AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Meta nis procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sulmoi të premten anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procesin e ndjekur për çështjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore 2019 dhe nisi procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore të pjesshme për bashkitë e mbetura pa kryetar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:35 | 14/01/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta gjate nje aktiviteti. Foto: LSA

Presidenti Ilir Meta njoftoi të premten se ka nisur procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme të pjesshme për disa bashki të vendit. Ai priti deri në zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve të mbajtura në qershor të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita dhe ishin shfuqizuar me dekret të presidentit.

Meta sulmoi Gjykatën Kushtetuese ‘për mungesë përgjegjshmërie’ lidhur me vendimin e marrë prej saj në nëntor 2021, vendim që rrëzonte kërkesën e Shoqatës së Bashkive për shfuqizimin e këtyre zgjedhjeve si anti-kushtetuese. Gjithashtu, ai akuzoi anëtarët e Kushtetueses për “shkelje të rënda” në përgatitjen e dosjes për Komisionin e Venecias lidhur me këtë çështje.  Komisioni i Venecias i cilësoi jobindëse argumentet e Metës për anulimin dhe shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.

“Me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen juridiksionit “politik”, tha Meta në një konferencë për mediat.

Ai akuzoi se disa gjyqtarë kanë bërë shkelje të rënda në hartimin e dosjes për këtë rast. “Institucioni i Presidentit të Republikës ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku kryesisht barra kryesore e përgjegjësisë bie mbi relatoren e çështjes, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike që cenojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit,” tha Meta, duke shtuar se këto veprime legjitimonin “fillimin e një procedimi disiplinor”.

Shkelja sipas tij konsiston në mungesën e një shorti për caktimin e relatorit dhe se në mënyrën e hartimit të dosjes për “Venecian”, ku nuk janë futur pyetjet e shoqatës së bashkive.

Duke justifikuar vonesën e shpalljes së zgjedhjeve të pjesshme me pritjen e një vendimi nga Kushtetuesja, Meta bëri të ditur nisjen menjëherë të procedurave duke i dërguar një letër KQZ-së, ku i kërkon informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor. Zgjedhjet pritet të prekin 6 bashki, ku kryetarët kanë humbur mandatin për shkaqe të ndryshme.

I pyetur për çështjen e shkarkimit të tij, e cila pret një vendim të Gjykatës Kushtetuese pas një vendimi të parlamentit, Meta tha se “ka zero çështje”. “Gjykata aq këllqe kishte. Nuk është ky problem im,” tha ai, duke shtuar se kishte pritur që të bëheshin zgjedhje lokale në të gjithë Shqipërinë.

Presidenti i komentoi përplasjet në Partinë Demokratike si krizë legjitimiteti, duke dënuar dhunën nga të dy krahët.  Ndërkohë, shpallja e zgjedhjeve vendore të pjesshme prej tij vjen në një moment kur opozita është e përçarë.

 

Etiketa: bashkiDhunëGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarIlir MetaKomisioni i VeneciasKQZkryetarkushtetueseLokaleMetaOpozitaProcedimishqipVendimVendimizgjedhjezgjedhje lokaleZgjedhjet
I mëparshmi

Emrat e viktimave të dhunës në familje vendosen në rrugët e Tiranës

Tjetri

Lulzim Basha dëshmon në prokurori për protestën e 8 janarit

Tjetri
Lulzim Basha dëshmon në prokurori për protestën e 8 janarit

Lulzim Basha dëshmon në prokurori për protestën e 8 janarit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.