AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita konteston procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka kualifikuar katër kandidatë për katër vende vakante në KLGJ dhe KLP. Opozita e kontestoi përzgjedhjen të hënën, duke kërkuar dëgjesë me të gjithë kandidatët.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:55 | 31/01/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga mbledhja e nënkomisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Skualifikimi i pesë kandidatëve nga gara për vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë shkaktoi debat të hënën në Komisionin e Ligjeve.  Sipas raportit të dorëzuar nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, vetëm katër nga nëntë kandidatët nga trupat e pedagogëve kanë plotësuar kriteret ligjore.

Anëtarët e opozitës në nënkomisionin e ngritur për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së e kontestuan këtë raport dhe kërkuan dëgjesë me të gjitha kandidatët e votuar nga Mbledhja e Posaçme e Trupës së Profesorëve të Arsimit të Lartë.

“Nuk mund të vlerësojmë kandidatët pa dëgjuar platformat e tyre,” tha Gazmend Bardhi, i cili shtoi se janë skualifikuar ata emra që kanë pasur më shumë vota dhe pikë nga trupa e profesorëve.

“Në letra mund të jenë në rregull,”—shtoi ai – por “në praktikën e mëparshme kemi parë që janë zgjedhur anëtarë të këtyre këshillave të rëndësishëm emra që nuk na nderojnë”.

Kërkesa për degjesë me të gjithë kandidatët u kundërshtua fillimisht kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, me argumentin se ligji e parashikon dëgjesën me Trupën e Pedagogëve.

Megjithatë, Bardhi dhe kolegia e tij, Dhurata Çupi këmbëngulën në domodoshmërinë e një dëgjese për të parë cilësinë e kandidatëve dhe platformat e tyre. Anëtari socialist i nënkomisionit, Damian Gjiknuri, ofroi një formulë kompromisi, duke propozuar që të realizohet dëgjesë vetëm me kandidatët e kualifikuar nga sekretari i Përgjithshëm.

“Ne nuk duhet të paragjykojmë selektimin e tij, si një detyrë që ia ka caktuar Kushtetuta,” tha Gjiknuri  dhe paralajmëroi kolegët e opozitës se nëpërmjet dëgjesave mund të politizohet përzgjedhja e kandidatëve.

“Kriteret janë të tilla që prodhojnë pak kandidatë,” tha ai, duke shtuar se komisioni nuk mund të bëjë rolin e gjykatës.

Nënkomisioni vendosi me konsensus për dëgjesë me kandidatët e kualifikuar dhe diskutimin e raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të mërkurën, sipas afateve ligjore. Deputetët mund të vendosin të kalojnë një kandidat nga lista e skualifikuar në atë të përzgjedhur me shumicë votash.

Procesi ligjor parashikon që ky nënkomision miraton emrat që do të votohen në seancë plenare për miratim.

Sipas raportit të hartuar nga Gjonçaj, emrat e kandidatëve për anëtarë të KLGj-së që plotësojnë kriteret ligjore janë; Ilir Rusi, Orjona Muçollari dhe Yllka Rupa, ndërsa emrat që kualifikohen si kandidatë për KLP-në janë Ilir Rusi, Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa.

Ndërsa kandidatët Alban Koçi,  Endri Papajorgji, ldlir Duhanxhi, lndrit Shtupi dhe Sajmir Vishaj janë përjashtuar për mosplotësim të kritereve të ndryshme ligjore. Deputetja Çupi bëri të ditur se Duhanxhi dhe Vishaj kanë kontestuar deri më tani raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit pranë Komisionit të Ligjeve.

Etiketa: Alban KoçiDamian GjiknurideputetDhurata ÇupiEndri PapajorgjiGazmend BardhiGenci GjonçajGjykatëGjykatësGjyqIlir RusikandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKLGJKlotilda BushkaKLPKuvendi i ShqiperiseMirela BogdaniOpozitaraportRusiVota
I mëparshmi

KPK: Arqile Basho fshehu pasuritë dhe cënoi besimin e publikut

Tjetri

Kush po e fiton luftën tregtare?

Tjetri
Kush po e fiton luftën tregtare?

Kush po e fiton luftën tregtare?

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.