AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar –Erind Reovica – Prokuroria e Fierit

Prokurori Erind Reovica i Prokurorisë së Fierit do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare.

BIRNngaBIRN
17:29 | 02/02/2022
në KPK, Skeda
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Erind Reovica do të përballet të enjten më 3 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Erind Reovica e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2005. Ai është emëruar prokuror në vitin 2014 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Erind Reovica nga viti 2005 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Erind Reovica.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2005, prokurori Erind Reovica deklaronte pasuri me vlerë 11.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, subjekti zotëronte familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh si dhe pasuri të luajtshme prej 852 mijë lekësh. Gjithashtu, Reovica deklaron një huadhënie me vlerë rreth 2.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për të deklaruara kapin vlerën e 3.2 milionë lekëve, nga të cilat 65% kanë si burim pagën e subjektit, 15% të ardhurat nga shitja e pasurisë së patundshme, 11% dhuratat në cash si dhe 7.6% nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Erind Reovica rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vitet 2014 dhe 2015, respektivisht në shumat 252,742 lekë dhe 735,611 lekë. Diferenca negative e vitit 2015 vjen nga fakti se as subjekti dhe as bashkëshortja e tij nuk deklarojnë asnjë të ardhur nga puna për vitin.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” kursimet e deklaruara para fillimit të detyrës si dhe një hua të dhënë.

Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës të bërë në vitin 2005, subjekti deklaron 60,000 euro gjendje cash nga kursimet nga puna e viteve 1997-2005. Kjo shumë ka shërbyer më pas si burim për blerjen e një apartamenti në vitin 2014.

Subjekti deklaron huadhënie në shumën 18,000 euro në vitin 2014, shumë e cila rezulton e pakthyer deri në fund të vitit 2016.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: 1997AnalizëBIRNBrunilda BekteshiErind ReovicaEuroFierFirdes Shuliflamuj të kuqGjyqhuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliPagatParaPasuri të paluajtshmepasuriaprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e FieritProkuroria e Rrethit FierPunaraportreporterreporter.alSHSkedaSuela Zhegu
I mëparshmi

28 arrestuar për organizim bastesh dhe futje droge në burgje

Tjetri

Gabimi i Putinit në Ukrainë

Tjetri
Gabimi i Putinit në Ukrainë

Gabimi i Putinit në Ukrainë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.