AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Digjen 10 hektarë në Kune, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr i pazakontë në mes të dimrit dogji të enjten 10 hektarë me shkurre në lagunën e Kunes në Shëngjin. Flakët shpërthyen pak ditë pasi qeveria hoqi nga lista e zonave të mbrojtura një pjesë të mirë të sipërfaqes që ruhej prej Ishmit deri në Kune-Vain.

Elvis HilangaElvis Hila
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zjarri i rënë në Kune në Shëngjin. Foto: Elvis Hila.

Mbi 10 hektarë bimësi në zonën e mbrojtur lagunore të Kunes në Shëngjin u shkrumbuan nga zjarri duke gdhirë e enjtja. Flakët u njoftuan rreth orës 12:00  të së mërkurës dhe të favorizuar nga era e bimësia e dendur u përhapen me shpejtësi në territorin e mbrojtur.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e pamundur për shkak të mungesës së rrugës dhe ata u fokusuan të ndalonin përhapjen e flakëve në zonën e banuar. Pas ndalimit të erës flakët u izoluan dhe zjarri u shua thuajse plotësisht në mëngjes.

Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se dëmi i shkaktuar për biodiversitetin është shumë i madh. “Kjo është një situatë e përsëritur gjatë kohëve të fundit dhe zjarri ka shkaktuar një dëm mjaft të madh për biodiversitetin në këtë zonë të mbrojtur lagunore. Shkatërrohet bimësia, por edhe gjallesat të cilat janë të shumta në këtë zonë”, tha Gjini në një bisedë telefonike.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Lezhë bën më dije se zjarri ka përfshirë sipërfaqe të llojit xunkth e shënuar në hartë si zonë buferike dhe nuk kanë prekur fondin pyjor.

“Fatmirësisht flakët nuk kanë prekur fondin pyjor. Zjarri tashmë është izoluar dhe bashkë me autoritetet e tjera po punojmë për përcaktimin e shkaqeve”, thotë Besiona Simoni Specialiste ADZM Lezhë.

Zjarret të tilla në natyrë janë të pazakonta në ditë të ftohta dhe të lagështa dimri dhe policia thotë se po heton për zjarr vënie të qëllimshme.

Në fakt zjarri në lagunë shpërtheu vetëm pak ditë pasi me vendim qeverie 91.4 për qind e sipërfaqes së mbrojtur në bregdetin nga Ishmi në Kune-Vain u hoq nga lista e zonave të mbrojtura. Sipërfaqja në këtë zonë u reduktua nga mbi 93 mijë hektarë në vetëm 8 mijë hektarë.

Vendimi i qeverisë u kritikua ashpër nga organizatat mjedisore që e cilësuan atë shkatërrues për lagunat si Kune, sipërfaqet e mbrojtura të cilave kufizohen në masë të madhe.

“Pas tyre fshihen zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbinat ere etj”, thuhet në reagimin e 25 organizatave dhe 4 profesorëve, të cilët i shohin ndryshimet e bëra si një hile e qeverisë për t’i hapur rrugë një sërë projektesh ndërtimi në bregdet.

Etiketa: AdministrataAdministrata e Zonave të MbrojturaAdZMBesiona SimonibregdetIshmiJak GjiniMASMjaftMjedisitOrganizatat mjedisorePoliciaSHShëngjinVendimVendimiZjarr
Tjetri
Zgjatja e organeve të vetingut futet në kalendar pa pëlqimin e opozitës

Zgjatja e organeve të vetingut futet në kalendar pa pëlqimin e opozitës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.