AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Erdogan kundërshton thirrjen e KE-së për lirimin e aktivistit

Pasi Këshilli i Evropës filloi procedurat e shkeljes për rastin e aktivistit të burgosur Osman Kavala, presidenti Erdogan tha se as KE-ja dhe as Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk kishin asnjë autoritet mbi gjykatat turke.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/Reccep Tayip Erdogan.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se Turqia nuk do të respektojë autoritetin e Këshillit të Evropës, KE-së, apo Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, për rastin e biznesmenit dhe aktivistit turk Osman Kavala, i cili ka qenë në burg për më shumë se katër vite.

“Po e them thjeshtë dhe qartë. Ne nuk do t’i njohim ata që nuk i njohin gjykatat tona”, tha Erdogan pasi Këshilli i Evropës filloi një proces shkeljeje kundër Turqisë të mërkurën.

Erdogan tha se gjykatat turke e kishin marrë tashmë vendimin e tyre për Kavallën. “Nuk na shqetëson se çfarë thotë GJEDNJ-ja apo Këshilli i Evropës. Ne presim që ata të respektojnë gjykatat tona. Nëse ata nuk tregojnë respekt për gjykatat tona, as ne nuk do të respektojmë gjykatat e tyre”, vazhdoi Erdogan.

Këshilli i Evropës filloi të mërkurën procedurat e shkeljes kundër Turqisë dhe e ktheu çështjen në GJEDNJ e cila do të vendosë nëse Turqia ka përmbushur detyrimet e saj për të zbatuar vendimin.

Nëse gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriut konfirmon, siç pritet, se Turqia nuk e ka zbatuar vendimin e saj, Komiteti i Ministrave të Këshillit Evropian mund të marrë masa shtesë kundër Turqisë.

Këto mund të përfshijnë pezullimin e të drejtave të votës së Turqisë në Këshillin Evropian dhe madje edhe humbjen e anëtarësimit të Turqisë.

Komiteti i Ministrave të KE-së i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Turqisë të lirojë Osman Kavalën dhe të burgosur të tjerë politikë, duke i dhënë Ankarasë disa afate përpara se të vendosë sanksione.

Megjithatë, qeveria i ka shpërfillur thirrjet e opozitës në Turqi, KE-së, BE-së dhe grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për lirimin e Kavalës.

Ish-anëtari i bordit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në Turqi ka qenë në burg për më shumë se katër vjet me akuza lidhur me përfshirjen e dyshuar në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016 dhe protestat në parkun Gezi në Stamboll në vitin 2013.

Human Rights Watch tha të mërkurën se fillimi i procedurave të shkeljes kundër Turqisë ishte një hap i rëndësishëm për të mbështetur të drejtat e njeriut në Turqi dhe për të mbështetur të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

“Rezoluta ka të bëjë me dështimin e Turqisë gjatë dy viteve të fundit për të përmbushur vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në të cilin Gjykata vendosi që Turqia duhet të lirojë mbrojtësin e të drejtave të njeriut Osman Kavala dhe të rikthejë plotësisht të drejtat e tij”, tha HRW në një deklaratë.

Etiketa: AkuzaBEBurgErdoganGJEDNJGjykataGjykatëGjykatësHRWHuman Rights WatchKEMasaOsman KavalaProtestatQeveriaRexhep Tajip ErdoganRezolutasanksioneStambollTurqiTurqia
Tjetri
Digjen 10 hektarë në Kune, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen 10 hektarë në Kune, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.