AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Miratohet plani hetimor për inceneratorët dhe lista e dëshmitarëve

Komisioni Parlamentar hetimor për “aferën e inceneratorëve” ka zhbllokuar më në fund punën duke miratuar të hënën planin hetimor dhe një listë zyrtarësh që do të thirren si dëshmitarë. Po ashtu deputetët ranë dakord që të shohin nga afër impiantet e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjatë mbledhjes së parë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët | Foto : LSA

Komisioni hetimor për inceneratorët ka nisur punën të hënën pas vendimit të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores për t’i njohur si afat ligjor për përfundimin e punës datën 25 shkurt. Me konsensus të të gjithë anëtarëve u rihodh në votim dhe u miratua plani hetimor, i cili ishte rrëzuar në mbledhjen e fundit me votat e mazhorancës.

Po ashtu komisioni ra dakord që të thërrasë një dyzinë me dëshmitarë, zyrtarë të lartë të qeverisë, që nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministra e deputetë socialistë, si dhe administratorët e kompanive koncensionare dhe përfaqësues të medias.

Pjesë e listës së dëshmitarëve është dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg i arrestuar me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në rastin e dhënies me konçension të inceneratorit të Elbasanit. “Besoj që nuk do të jetë e mundur për ta thërritur atë, ne do bëjmë shkresën”- tha kryetarja e komisionit Jorida Tabaku. Sipas saj edhe për tre pronarët e kompanive koncensionare të shpallur në kërkim nga drejtësia do të kërkohet që në vend të tyre të thirren administratorët e këtyre kompanive.

Mazhoranca nuk shtoi emra të tjerë në listën e dëshmitarëve të propozuar nga opozita, ndërsa kërkoi që pjesë e hetimit të bëhen dhe vizitat e komisionit pranë inceneratorëve, kërkesë që u pranua nga opozita.

Nënkryetarja socialiste e komisionit, Ermonela Felaj, tha se atje do të shihet nga afër puna e bërë nga këto impiante dhe çfarë të mire i kanë dhuruar ato mjedisit. “Ne duam që nëpërmjet vajtjes tonë në këto impiante edhe publiku të shohë se çfarë ka ndodhur me këto projekte të mëdha”- tha ajo.

Hetimi do të përqendrohet në dhënien përgjigje të disa pyetjeve, si; “A ka pasur shkelje të kuadrit ligjor gjatë procedurave për ndërtimin/administrimin e incineratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës? Cilat janë subjektet (persona juridikë/fizikë) që kanë pasur detyrimin për zbatimin e ligjit në procedurat e sipërcituara? Cilët janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore? Cilat janë arsyet apo motivet që i kanë shtyrë subjektet për kryerjen e këtyre shkeljeve? A kanë shfrytëzuar zyrtarët e lartë publikë, vecanërisht kryeministri Edi Rama, ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, kryebashkiakët Erion Veliaj, Qazim Sejdini dhe Armando Subashi, ish- sekretari i përgjithshëm (aktualisht Deputet) Alqi Bllako dhe sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi, funksionet e tyre publike për përfitime pasurore personale? Cila është lidhja e këtyre zyrtarëve me pronarët e incineratorëve, përkatësisht shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?”

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes kryetarja Tabaku tha se pavarësisht bllokimit që i ka bërë mazhoranca dhe institucionet shtetërore e private punës së komisionit, ajo kishte arritur t’i siguronte provat për hetimin.
“Nuk kam dëshirë fare as të ankohem, as të qahem dhe të them që nuk më kanë nisur këtë shkresë dhe atë shkresë se unë në burime zyrtare dhe jozyrtare kam arritur që t’i marr shkresat”- tha ajo duke paralajmëruar dhe një herë institucionet që nuk kanë kthyer përgjigje se do të përballen me padi penale.

Tabaku shtoi se u deshën 6 vite për të nxjerrë në dritë të vërtetën, por tashmë nuk ka mbrojtje politike për përgjegjësit e kësaj afere. “Në gjykimin tonë, Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, janë përgjegjës për këtë aferë”- tha ajo.

E pyetur nga BIRN nëse hetimi për Fierin dhe Tiranën pritej të nxirrte një skemë të ngjashme pastrimi parash si ajo e zbuluar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Tabaku tha se ishte e mundur.

“Nuk dua që t’i paraprij të dhënave, por mund të të them që; si në skemën e TVSH-së dhe rimbursimit të TVSH-së, si në skemën e përdorimit të fondit të garancisë gjatë pandemisë për bizneset të cilat duhet të kishin fondin e pandemisë në dispozicion ashtu edhe në rastin e një skeme të pastrimit të parave, edhe në rastin e inceneratorit të Fierit, sigurisht në përmjet pagesave tek konsulentët, kompanive fiktive, apo edhe mediave, ne kemi të dhëna që konkludojnë që ka ndodhur një skemë e ngjashme me atë të Elbasanit”- u përgjigj ajo.

Plani i hetimit parashikon shqyrtimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me miratimin e konçensioneve për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Më pas do të nisë thirrja e dëshmitarëve të ndarë në tre grupe dhe më 23 shkurt do të bëhet prezantimi i konkluzioneve të hetimit. Komisioni vendosi që të mblidhet çdo ditë pune deri në përfundim të afatit ligjor më 25 shkurt.

Etiketa: AgaAhmetajAlqi BllakoArben AhmetajArmando SubashiBIRNBurgDamian GjiknurideputetdëshmitarëDrejtësiaEdi RamaErion VeliajErmonela FelajInceneratorInceneratoretIncineratorJorida TabakuKlodian ZotoKorrupsionKryebashkiakKryeministri Edi RamaKuvendiLefter KokambrojtjeMjedisiMjedisitOpozitapadiPastrim parashPunaPunëQazim SejdiniRamaSPAKStela GugalljaTiranëTVSHvotim
Tjetri
‘Mprehja e sfurqeve e sopatave’: Gjykata Kushtetuese pyet presidentin Meta për deklaratat gjatë fushatës zgjedhore

Kushtetuesja mbyll shqyrtimin gjyqësor për kërkesën e shumicës për të shkarkuar Metën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.