AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Duopoli në tregun e telefonisë celulare penalizon qytetarët

Kërkesa e kompanisë hungareze 4iG Plc për të blerë shumicën e aksioneve të One Telecommunication sjell sipas ekspertëve përqendrim të mëtejshëm të tregut të telefonisë celulare dhe rrit mundësinë e çmimeve më të larta.

Sami CurringaSami Curri
4 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dyqan i rrjetit One në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani

Kompania hungareze “4iG Plc” njoftoi në 8 dhjetor 2021 zyrtarizimin e marrëveshjes për blerjen e 80.27% të aksioneve të kompanisë Albtelecom, që zotëroheshin nga konsorciumi turk CETEL. Pak javë më vonë, në 23 dhjetor 2021, kompania njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes për blerjen e 98.5 për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron One Telecommunication.

“Blerja shënon një tjetër hap në strategjinë e zgjerimit të 4iG në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën zyrtare të 4iG. Kompania tha se priste miratimin nga autoritetet vendase, pas të cilit ajo do të ishte “lojtari më i madh në sektorin e telekomunikacionit në Shqipëri”.

Por një lëvizje e tillë në tregun e telekomunikacionit shihet me skepticizëm nga ekspertë të fushës, që frikësohen se ajo mund të çoj në krijimin e një tregu me çmime të paracaktuara.

Igli Tola, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës thotë se transaksioni do të çojë në rritjen e përqendrimit të tregut, ku operatori 4iG do të zotërojë 57% të tij. Sipas tij kjo mund të rëndojë qytetarët. “Rritjen e mëtejshme të çmimeve … duke penalizuar dhe rënduar xhepat e qytetarëve më shumë”,  shprehet Tola për BIRN.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri ka qenë edhe më herët i dyshuar për oligopol dhe çmime të rëna dakord mes tre kompanive që e kontrollojnë atë. Ndryshimet e çmimeve dhe rritja e tyre kanë qenë disa herë objekt ankesash nga publiku dhe hetimesh nga Autoriteti i Konkurencës.

Në shkurt 2020, Autoriteti pezulloi një rritje të njëkohshme dhe identike çmimesh të paketave 30 ditore dhe të rimbushjes prej kompanive Albtelkom, Telekom Albania dhe Vodafone, me dyshimin se ato “mund të përbëjnë një marrëveshje të ndaluar”.  Hetimet e nisura në këtë rast dhe më herët në vitin 2019 i detyruan kompanitë të tërhiqen, nga çmimet e reja.

Rëndim për konsumatorët

Në fund të tremujorit të tretë 2021, sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kompania ‘One’ deklaronte pothuajse 1.1 milionë përdorues aktivë ose rreth 41% të totalit të tregut.

Ndërkohë, operatori i tretë, Albtelecom, në fund të shtatorit deklaronte një pjesë tregu në nivelin 16%, ndërkohë që kjo kompani zotëron edhe rreth 26% pjesë të tregut të komunikimeve fiks. Bashkimi i këtyre kompanive në një të vetme do ta rriste prezencën e tyre në treg në 57%, ndërsa britanikët e Vodafone do të kalonin në vendin e dytë me 43%.

Igli Tola, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë shprehet se tregu i telefonisë në Shqipëri ka pasur akuza publike për skema oligopoliste, si pasojë e marrëveshjeve të fshehta dhe karteleve.

“Dyshim ky i vërtetuar nga Raporti i Auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2020 dhe fakti që renditemi të 9 ndër 37 vendet me tarifat më të larta të telekomunikimit. Gjithë kjo situatë pritet të përshkallëzojë, me blerjen e operatorit të 2 dhe 3 e me pas shkrirja e tyre nen 1 operator të vetëm nga 4iG. Pra nga 4 operatorë që kishim para disa vitesh, sot mund të kemi vetë dy”, thotë Tola.

Edhe Besmir Semanaj, inxhinier telekomunikacion thotë se blerja e dy kompanive nga hungarezët e 4iG rrit riskun e çmimeve të fiksuara.  “Por nga ana tjetër rritet risku i fiksimit të çmimeve dhe humbet konkurrenca ne treg”, thotë Semanaj. Ai po ashtu thotë se transaksioni mund të sjellë invetsime shtesë dhe përmirësim të teknologjisë së kompanive celulare në vend.

Megjithatë sipas Semanaj, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, duhej të bëjë kujdes që vendi të mos mbetet me vetëm dy operatorë.

Por AKEP nuk duket se e pati këtë shqetësim. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike i tha BIRN në një përgjigje zyrtare se kishte miratuar shitjen e ONE te 4iG dhe se nga ana e këtij autoriteti nuk gjendeshin probleme në transaksion.

“AKEP bazuar nё vendimet e mësipërme ka konstatuar se nuk jemi përpara faktit të transferimit të autorizimeve individual për përdorimin e frekuencave, pasi nga sipërmarrësi “One Telecommunications” Sh.a. dhe sipermarrёsi “Albtelecom” sh.a nuk kërkohet bashkimi i shoqërive, por bёhet me dije vetëm ndryshimi i strukturës aksionare të shoqërisë”, thuhet në përgjigjen e AKEP për BIRN.

Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, megjithëse blerësi i dy kompanive është i njëjtë, ai nuk ka njoftuar se këto kompani do të bashkohen, por vetëm ndryshimine strukturës së tyre aksionere. Këto ndryshime sipas AKEP “nuk ndikojnё nё detyrimet e sipёrmarrёsve kundrejt organit rregullator”.

Sa i përket përqëndrimit të tregut AKEP ia hodhi topin Autoritetit të Konkurrencës.

“Mbetet në kompetencë të Autoritetit të Konkurrencës, si institucion përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës efektive, vlerësimi apo verifikimi nëse marrëveshja e lidhur midis shoqërive paraqet kushtet apo riskun e kufizimit apo dëmtimit të konkurrencës në treg”, thuhet në përgjigjen për BIRN.

Por Autoriteti i Konkurencës nuk ishte në gjendje të vendoste nëse blerja e dy kompanive nga një tjetër dhe reduktimi i pjesëmarrësve në treg nga 3 në 2 sillte probleme.

Në një përgjigje zyrytare Autoriteti i Konkurencës i bëri me dije BIRN se kishte filluar një hetim të thelluar mbi çështjen bazuar mbi dyshimet se ky ishte një përqëndrim horizontal.

“Transaksioni i njoftuar përbën një përqendrim horizontal, i cili mund të krijojë pozitë dominuese të palëve në marrëveshje dhe mund të sjellë mbivendosje të aktiviteteve të tyre në nivel kombëtar”, thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për hapjen e hetimit.

Kjo procedurë do i japë Autoritetit tre muaj kohë për të vendosur nëse do të miratojë përftimin e kontrollit të shoqërisë “Albania Telecom Invest AD” e cila zotër One Telecommunication nga shoqëria “4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”.

Kjo është shitja e tretë brenda një harku kohor të tre viteve e ONE Telecommunications. Transaksioni i fundit ndodhi kur konsorciumi i Albania Telecom Invest e bleu operatorin e dytë më të madh të shërbimeve celulare në Shqipëri, Telekom Albania, në fillim të vitit 2019 për 50 milionë euro.

Në njoftimin zyrtar për blerjen kompania 4iG thotë se ONE Telecommunications ishte kompania me rritjen më të shpejtë në treg me 68.1 milionë të ardhura vjetore dhe me fitime para taksave prej 20.8 milion eurosh.

Aksioneri i kryesor në ONE, Elvin Guri në qëndrimin e tij për këtë shitje thotë se do të sjellë ndryshim për mirë në tregun shqiptar të celularëve. “Ne jemi të sigurt se, në duart e aftë të 4iG, One Telecommunications dhe punonjësit e saj do të vazhdojnë të lulëzojnë,” tha ai.

Grupi hungarez 4iG duket se ka një strategji të shpejtë për tu futu në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore. Në fillim të vitit 4iG mori në kontroll edhe operatorin më të madh në Mal të Zi, Telenor Montenegro. Ndërsa për blerjet në Shqipëri të Albtelecom dhe ‘One’, transaksioni financiar nuk bëhet me dije.

Etiketa: 4iG PlcAKEPAkuzaAlbtelekomAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe PostareAutoriteti i KonkurrencesBIRNEuroHetimHetimetMal të ZiMarrëveshjamarrëveshjeMbrojtjen e KonkurrencësOne TelecommunicationParaRaportiSHshqipShqipëriTelekom AlbaniaTiranëTregTreguVendimetVodafone
Tjetri
Reduktimi drastik i numrit të gjykatave drejt finalizimit

“Rrezik kolapsi”, organizatat shoqërisë civile oponencë Hartës së re Gjyqësore

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.