AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Bota e muzikës reagon ndaj konfliktit në Ukrainë

Në një intervistë për BIRN, violinisti Florian Vlashi tregon se shumica e muzikantëve – pavarësisht kombësisë, janë bashkuar për të ngritur zërin kundër agresionit rus në Ukrainë.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Intervista, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Florian Vlashi
Bienale 2017 Durres ,majtas Florian Vlashi , ne mes Ruslana Prokopenko | Foto G. Kabashi

Që nga fillimi i pushtimt rus, Orkestrta Sinfonike e Galicisë me qendër në Madrid i ka nisur koncertet e saj me himnin e Ukrainës.

“Një gjest që e nderon orkestrën,” thotë violinisti shqiptar Florian Vlashi, anëtar i këtij formacioni muzikor që nga krijimi i saj në vitin 1992.

“Nuk ka ndodhur më parë që të luajmë para një koncerti himnin e një vendi tjetër, e aq më pak për këtë arsye – pra si mbështetje e nderim ndaj një vendi që po vuan një agresion,” shtoi ai.

Orkestra Sinfonike e Galicias ka 125 anëtarë nga 25 kombësi të ndryshme, një pjesë e madhe prej tyre rus dhe ukrainas. Drejtuesi i orkestrës, Dima Slobodeniouk është me shtetësi nga Rusia dhe rrënjë nga Ukraina.

“Që ditën e parë ju drejtua orkestrës duke thënë se për atë është shumë e rëndë kjo luftë, kur vendi i tij i lindjes sulmon vendin e babait të tij,” kujtoi Vlashi. “Por ai ishte tepër i qartë në kundërshtimin dhe dënimin e këtij akti barbar – sepse nga kjo luftë humbim të gjithë,” shtoi ai.

Ngjashëm më drejtuesin e orkestrës, të gjithë muzikantët me orgjinë ruse pjesë të saj janë kundër luftës; megjithatë, një pjesë e tyre fajsojnë edhe perëndimin për konfliktin. Debatet mbi këtë temë Floriani i përshkruan me nota muzikore.

“Të gjithë kolegët e mi rusë janë kundra luftës, natyrisht; por disa prej tyre mbajnë një qëndrim kundërshtues edhe ndaj politikave të perëndimit,” tha Vlashi.

“Unë mundohem t’i kuptoj edhe kur këto tema kanë ngjallur shpesh diskutime me zëra si “akorde dizonantë,” shtoi ai.

Vlashi thekson se shumë artistë nuk duan të prononcohen për shkak të familjeve që kanë në Rusi.

“Diktaturat janë të egra dhe nuk kursejnë askend, kur i del kundër,” tha ai.

Eskili e ka thënë që viktima e parë në luftë është e vërteta. Megjithatë, Vlashi thekson se përpara një tanku dhe një fëmije të vrarë, nuk mund të ketë mëdyshje në qëndrim.

“Në këtë rast e verteta është në krahun e jetës,” shtoi ai.

Violinisti 59-vjeçar shqiptar thotë se po ndjek me shqetësim edhe atë që po ndodh në botën e artit e të muzikës, pas agresionit rus në Ukrainë.

Ai thekson se pjesa më e madhe e artistëve e dënojnë agresionin, përfshirë edhe artistët rus që jetojnë në Rusi. Megjithatë, Vlashi vë re se ka edhe teprime të masave që merren ndaj artistëve rus që zgjedhin heshtjen.

“Kur lexova që Putini luan në piano, menjëherë mendova se ai duhet të luaj vetëm në tastet e zeza,” tha Floriani, i cili shtoi se presidenti rus hiqet si dashamirës i artit dhe kulturës – një politikë e njohur e diktatorëve.

Violonçelistja e parë Ruslana Prokopenko, me origjinë nga Ukraina, ngjashëm me Vlashin iu bashkua Orkestrës Sinfonike të Galicias 30 vjet më parë. Të dy muzikantët kanë shumë miqësi bashkë dhe Prokopenko ka performuar edhe në Bienalen Muzikore të Durrësit, e cila organizohet nga Vlashi.

“Është tepër e shqetësuar,”  thotë ai për miken e tij ukrainase. “E pashë një mbasdite duke luajtur në violonçel vetëm në skenën bosh të teatrit. Luante Bach. M’u duk se ajo muzikë ishte një lutje në qiell,” shtoi Vlashi

Prokopenko është me origjinë nga Odesa, një qytet ku Vlashi ka dhënë koncert disa kohë më parë, dhe thotë se bashkë me muzikën dhe artin vendas, ka njohur njerëz të rekullueshëm.

Duke zgjedhur himnin e Ukrainës në fillim të koncertit, dirigjenti rus i Orkestrës Sinfonike të Galicias, Dima Slobodeniouk u pozicionua kundër luftës. Vlashi thotë se fjala e dirigjentit para një koncerti javës së shkuar ishte një mesazh për paqen dhe bashkëekzistencën.

Por ndryshe nga Madridi ,në disa nga teatrot e Europës vendimet e marra ndaj drejtuesve rusë nga zyrtarët shtetërorë kanë qenë drastike. Dirigjentit rus Valeri Gergiev i janë ndërprerë kontratat në shumë teatro si Mynih, La Scala, Roterdam dhe i është kërkuar të dënojë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe të distancohet me presidentin rus Vladimir Putin. Ai nuk e ka bërë këtë gjë duke zgjedhur heshtjen dhe kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë.

Sipas Vlashit lufta është një temë delikate që lë shumë hije dhe sjell si pasojë qëndrime të zjarrta emocionale dhe shumë pikëpyejte. Ai thekson se Gergiev duhet ta dënonte agresionin rus dhe me këtë akt do jepte një mbështetje të madhe kauzës për paqe. Vlashi thekson se është e drejtë që Gergievit i është kërkuar një qëndrim, pon shton se nuk është e drejtë që ai largua nga puna kur vendosi të heshte.

“Duke e bërë këtë akt kanë shkelur parimet demokratike,” tha ai për largimin e dirigjentit rus nga skena.

“Mund ta bënin muzikantët e orkestrës, mund ta bënte publiku, por jo përfaqësuesit e ligjit dhe të së drejtës demokratike,” përfundoi artisti shqiptar.

 

Etiketa: agresiondiktatorFlorianFlorian VlashiLuftambështetjepaqeParaPunaPutinRoterdamRusiRusiaUkrainaUkrainëVendimetviktimaVladimir Putin
Tjetri
Opozita e Shqipërisë përballet me një sfidë të madhe ndërsa Berisha përpiqet të ribashkojë PD-në

Lufta e Lulzim Bashës për t'i mbijetuar zemërimit për humbjen e zgjedhjeve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.