AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia burgos 30 persona dhe ndjek penalisht 95 të tjerë, pas protestave për çmimet

Pas protestave në disa qytete të vendit, policia njoftoi nisjen e ndjekjes penale për 125 persona, nga të cilët 30 janë arrestuar 15 janë shpallur në kërkim dhe të tjerët po ndiqen në gjendje të lirë. Avokati i Popullit thotë se arrestimet e protestuesve paqësorë ishin shqetësuese.

Vladimir KarajEmi KalajangaVladimir KarajdheEmi Kalaja
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës civil të Policisë së Shtetit duke arrestuar protestues. Foto:LSA

Drejtoritë e Policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Lezhë njoftuan të premten se kishin arrestuar 30 persona, pas protestave të së enjtes pasdite kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës ushqimore. Policia njoftoi nisje të procedimit penal edhe për 95 persona të tjerë, nga të cilët 15 janë në kërkim dhe kërkohen që të arrestohen.

Bashkë me arrestimet e të mërkurës numri total i personave në qeli për protestat kundër rritjes së çmimeve është 36.

Arrestimet dhe shoqërimet masive të protestuesve janë sipas aktivistëve një përpjekje e qeverisë për të dekurajuar protestën e cila sipas ka qenë paqësore. “I bëj thirrje Policis së Shtetit të vetpërmbahet pasi asnjë centimetër i pronës publike nuk është cënuar. Rrini e mos u përzieni sa kohë po protestojmë edhe për bukën tuaj. Rrini! Nuk po dëmton rinia askënd”, shkroi në faqen e tij në facebook Adriatik Lapaj një prej protagonistëve në protestën e zhvilluar në Tiranë.

Me shqetësim për arrestimet është shprehur edhe Avokati i Popullit në një reagim të ndarë ditën e enjte. Avokati i Popullit thotë se policia po arreston protestues paqësore dhe po cënon të drejtën për protestë. “Avokati i Popullit konstaton se shoqërimet e qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore, në çdo protestë, po përsëriten tashmë në mënyrë shqetësuese nga ana e Policisë së Shtetit”, thuhet në reagim.

Pavarësisht se protestat e zhvilluara në dy ditët e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera kanë qenë paqësore, policia e ka justifikuar arrestimin me pretendimin se qytetarët kishin bllokuar rrugët, kishin prishur qetësinë publike dhe nuk i janë bindurr urdhërave të policisë. Policia po ashtu pretendon se protestat kanë qenë grumbullime të paligjshme.

Vetëm në Tiranë dhjetra qytetarë u arrestuan pas protestës para kryeministrisë të enjten në darkë. Sipas njoftimit të policisë janë 46 persona të proceduar nga të cilët 23 të arrestuar dhe 1 është i shpallur në kërkim. Numri i të arrestuarve vetëm në kryeqytet shkoi në 39 në dy ditët e fundit.

“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 23 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër”- thuhet në njoftimin e policisë Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njoftoi se pas protestës kishte arrestuar 2 persona dhe proceduar penalisht 50 shtetas të tjerë me të njëjtat akuza. “Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Durrësit edhe pse në protestë nuk ka pasur akte dhune.

Ndërkohë për bllokim të rrugës për automjetet në sheshin “Parrucë” në Shkodër janë proceduar penalisht 8 shtetas nga policia e këtij qarku, një person është shpallur në kërkim.

Në Mirditë janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 13 të tjerë pasi sipas policisë “kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në Rrugën e Kombit”. Drejtoria e policisë së Lezhës njofton se ka sekuestruar dhe disa automjete me të cilat këta shtetas kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën.

Po ashtu në Bulqizë policia shoqëroi gazetarin Sami Curri. Policia pretendoi se Curri ishte thirrur vetëm për të dhënë shpjegime si organizator i protestës në Bulqizë, pasi protestuesit bllokuan sipas policisë rrugën.

Ndërkohë Avokati i Popullit në reagimin e tij shprehu shqetësim se policia po pengonte gazetarët të bënin punën e tyre. Incidente mes policisë dhe gazetarëve u raportuan në protestën e zhvilluar në Tiranë.

“Nga ana tjetër pengimi i gazetarëve për të ushtruar detyrën e tyre e aq më keq shoqërimi i tyre nga ana e Policisë është i papranueshëm në një demokraci funksionale”, thuhet në reagim.

Rritja e menjehëshme e çmimeve të karburanteve është sipas qeverisë pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por aktivistët akuzojnë për spekulim me çmimet nga ana e grosistëve të karburantëve. Protestuesit po ashtu kërkojnë qeverisë të ndërhyjë duke ulur taksat mbi naftën që zënë një pjesë të mirë të çmimit.

Pas protestave dhe rënies së çmimeve në bursa, çmimi i naftës u ul edhe në Shqipëri nga 260 lekë të mërkurën në 223 lekë të premten, por mbetet sërish më i lartë se në fund të javës së kaluar. Ndërkohë dhjetra qytetarë të shkodrës u dyndën të enjten në pika karburanti në Malin e Zi. Në video të publikuara në rrjete sociale qytetarët shihen të mbushin serbatorët dhe po ashtu kamionë me bidona me naftë. BIRN mësoi se policia ishte vënë në lëvizje për të bllokuar këto raste. Në Malin e Zi nafta kushtonte 184 lekë për litër, 75 lekë më lirë se sa shitej të mërkurën në Shqipëri dhe 55 lekë më lirë se çmimi i të enjtes.

Etiketa: 184AdriatikAdriatik LapajaktivistAktivistëAkuzaAvokati i PopullitBIRNbllokimdemokraciDrejtoria Vendore e Policisë DurrësDurrësFacebookgazetarKarburantLezhënaftaParaPoliciaProtestaProtestatprotestuesPunërrjete socialeRusiaShkodërshqipShqipëriTaksatUkrainëvideo
Tjetri
Vladimir Putin dhe rreziku i Luftës III Botërore

Vladimir Putin dhe rreziku i Luftës III Botërore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.