AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA rrëzon ankimin e Skënder Daminit

Kolegji ka vendosur në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e KPK për ndërprerjen e vetingut për ish-gjyqtarin e Apelit Vlorë Skënder Damini, si dhe ndalimin 15-vjeçar për t’u riemëruar në institucionet e drejtësisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca e prokurores Manjola Kajana në KPA | Foto : E. Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vetingut për ish-gjyqtarin e Apelit Vlorë, Skënder Damini si dhe ndalimin e rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë, pas dorëheqjes së tij.

Në njoftimin e Kolegjit thuhet se vendimarrja për rrëzimin e ankimit të Daminit ndaj vendimit të Komisionit u mor në mënyrë unanime nga trupa gjykuese e kryesuar nga Mimoza Tasi, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Natasha Mulajn.

Gjyqtari Skënder Damini kërkoi më 17 nëntor 2021 dorëheqjen nga detyra, vetëm pesë ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK i kishte kaluar barrën e provës për pasurinë, kriterin e rivlerësimit për të cilin është përmbyllur hetimi administrativ. Në përfundim, Damini kërkoi që procesi i vetingut ndaj tij të mos fillojë ose pushohet me qëllim shmangien e sanksionit që i ndalon rikthimin në drejtësi, megjithëse KPK ishte investuar për afro tre vjet në hetimin ndaj tij.

Kjo kërkesë e Daminit nuk u pranua nga KPK që vendosi më 14 dhjetor të ndëpresë procesin e rivlerësimit për këtë subjekt dhe ti ndalojë riemërimin në institucionet e drejtësisë në pozicione që kërkojnë gëzimin e statusit të magjistratit.

Skënder Damini dhe dy kolegët e tij, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj u hetuan nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pas vendimit për lehtësimin e dënimit të Dritan Dajtit.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve, por pas një viti e gjysmë hetime dhe rikthimit të çështjes dy herë për rihetime të mëtejshme, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve.

Gjyqtari Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj janë shkarkuar më parë nga detyra prej KPK-së për problemet e konstatuara për pasurinë.

Etiketa: Aleks NikolliBurgDritan DajtiGjykataGjykata e Apelit VlorëGjykata e PosaçmeGjyqgjyqtarhetimeKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKMimoza TasiNatasha MulajnPetrit AliajProcesi i vetingutProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSkender DaminiSokol ÇomoSPAK
Tjetri
Mijëra qytetarë sfidojnë qeverinë, Rama premton ndihmë për të varfrit

Mijëra qytetarë sfidojnë qeverinë, Rama premton ndihmë për të varfrit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.