AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Trashëgimia e fuqishme e Madeleine Albright për gratë

Në kohën kur Madeleine Albright deklaroi, në vitin 2006, se "ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera", kjo fjali e saj fliste shumë. Për Albright, kjo nuk ishte një lojë fjalësh, por një modus operandi.

Anne-Marie SlaughterngaAnne-Marie Slaughter
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Madeleine Albright. Foto: Wikipedia.

E takova për herë të parë Madeleine Albrightin në vitin 1988, kur isha një punonjëse shumë e re në fushatën presidenciale të guvernatorit të Massachusettsit, Michael Dukakis, dhe ajo ishte një nga këshilltaret e tij për politikën e jashtme, së bashku me profesorin e Harvardit, Joseph S. Nye, Jr., i cili tashmë ishte një yll në kupën qiellore të politikës së jashtme. Madeleine jepte mësim në Georgetoën dhe ishte tashmë një veterane politike, pasi kishte punuar me Walter Mondalen, Edmund Muskien dhe Geraldine Ferraron.

Pothuajse kushdo që ishte kishte lidhje me fushatën e Dukakis ose qarqet demokratike të politikës së jashtme, do të kishte parashikuar se Nye do të bëhej sekretar shteti në një moment, por jo Madeleine. Por, tetë vjet më vonë, ishte Madeleine e siguroi postin – gruaja e parë sekretare shteti. Ajo po punonte për një president tjetër, Bill Clinton, gruaja e të cilit, Hillary Clinton, ishte një feministë pasiononte dhe efikase.

Në atë kohë u raportua gjerësisht se Hillary kishte lobuar fort për emërimin e Madeleine, ashtu siç sigurisht burrat kanë lobuar për burra të tjerë për shekuj me radhë. Por ishte hera e parë që pashë fuqinë e rrjeteve të grave në pushtet dhe ishte një pikë kthese për një brez të tërë grash në politikën e jashtme.

Vetë Madeleine jetoi sipas parimit që ajo e deklaroi shpesh, veçanërisht kur prezantoi Hillary Clinton në një tubim të vitit 2016 gjatë fushatës presidenciale të Clinton: “Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë gratë e tjera”. Susan Rice, e cila shërbeu si këshilltare e Sigurisë Kombëtare nën ish-presidentin Barack Obama dhe tani kryeson Këshillin e Politikave të Brendshme të presidentit Joe Biden, ishte një e mentoruar e Madeleine. Kështu ishte edhe zëvendëssekretarja e Shtetit, Ëendy Sherman. Suzy George, shefja e stafit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu punoi për Madeleine për vite me radhë. Dhe kishte shumë të tjera.

Madeleine ishte gjithmonë e gatshme të mbante fjalim, të shkruante një fjalim ose të thoshte një fjalë të mirë për një grua të re premtuese që aspironte për një karrierë në politikën e jashtme. Ajo mentoroi dhe bëri të ecnin gjithashtu shumë burra, por për gratë e brezit tim, ajo ishte frymëzim publik.

Për ironi, megjithatë, Madeleine nuk u fokusua në avancimin e grave në mbarë botën si një çështje e politikës së jashtme. Ishte Hillary Clinton, e cila u bë gruaja e tretë në postin e Sekretares së Shtetit, që e bëri këtë. Të dyja ishin të diplomuara në Wellesley, një nga universitetet më të njohura të Amerikës për gra dhe feministe të forta. Por, si Sekretarja e parë e Shtetit grua, Madeleine duhej të provonte se mund të ishte po aq e ashpër sa burrat.

Albright njihej për reputacionin e saj si më armike se ushtria. Siç tregon pasardhësi i saj, Colin Powell, në kujtimet e tij, kur ai ishte kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, ata debatuan nëse do të ndërhynin në Bosnjë. Kur Powell u përbuz, Madeleine u përgjigj: “Çfarë kuptimi ka të kemi këtë ushtri të shkëlqyer për të cilën ju flisni gjithmonë, nëse nuk mund ta përdorim atë?”

Bijë e Çekosllovakisë – një vend i copëtuar nga nazistët dhe i nënshtruar nga sovjetikët – Madeleine ishte kampione e pasionuar e lidershipit global amerikan në shërbim të demokracisë kudo. Në përvojën e saj, Shtetet e Bashkuara ishin me të vërtetë “kombi i domosdoshëm” – dhe ajo e mirëpriti përgjegjësinë dhe punën e palodhur që ia kërkonte detyra.

Në fakt, ndërsa Madeleine ishte idealiste, ajo ishte gjithashtu tepër praktike. Unë shpesh citoj një nga rreshtat e saj të shumtë të paharrueshëm: “demokracia duhet të delegojë”. Madeleine e dinte se njerëzit nuk mund të jetojnë vetëm me ideale dhe ishte e përgatitur të hynte në detaje se çfarë i nevojitet një demokracie e shëndetshme për të mbijetuar, brenda dhe jashtë vendit. Ajo shkroi libra dhe artikuj të panumërt, mbajti fjalime, bëri investime dhe shërbeu në disa borde, të gjitha në shërbim të sigurimit që njerëzit e zakonshëm të kuptonin si rreziqet ashtu edhe kërkesat e luftës për vetëqeverisje dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë rrugës, aftësia e Madeleine për shprehje dhe humor, si dhe mënyra e saj për të qenë me këmbë në tokë e bënë atë të dashur nga audienca. E dëgjova të fliste shumë herë dhe shpesh shihja që njerëzit përgjigjeshin me kënaqësi të papritur. Ajo foli sinqerisht për anën njerëzore të biznesit të politikës së jashtme; për shembull, në kujtimet e saj, ajo përshkruan sfidën e gjetjes së parukiereve gjatë udhëtimeve të saj. Libri i saj i mrekullueshëm i vitit 2009 “Read My Pins: Stories from a Diplomat’s Jewel Box” eksploron se si karficat e saj të zgjedhura me kujdes ndihmuan në krijimin e historisë diplomatike.

Madeleine e kuptoi rëndësinë kritike për të ndihmuar amerikanët e zakonshëm të kuptojnë botën më mirë. Dhe ndryshe nga shumë nga kolegët e saj të politikës së jashtme, ajo nuk kishte frikë të lëshonte pak pe për këtë qëllim. Kjo mund të shpjegojë pse ajo nuk u njoh realisht si një mendimtare e politikës së jashtme, si një stratege apo teoriciene, nga shumë nga bashkëmoshatarët e saj. Por ajo ktheu politikën e jashtme për të gjithë njerëzit në mbarë botën.

Arritjet e Madeleine – duke përfshirë ato që gjatë karrierës së saj të jashtëzakonshme 20-vjeçare si sipërmarrëse, investitore, autore, aktiviste dhe këshilltare – duhet të na frymëzojnë të gjithëve. Ajo ndezi jo vetëm një shkëndijë të re, por edhe një stil të ri. Për ata prej nesh që janë përpjekur të ndjekin gjurmët e saj, vdekja e saj lë një boshllëk. Shpresoj që ajo të jetë tani në atë vend të veçantë në parajsë për gratë që ndihmojnë gratë e tjera.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Madeleine Albright’s Potent Legacy for Women

Etiketa: Antony BlinkenBarack ObamaBidenBill ClintondemokraciadiplomatGjurmëtgrainvestimeJoe BidenJrkryetarLibriMadeleine AlbrightnazistpresidentProject SyndicatePunëQarqetsekretarjaSHShtetet e BashkuaraushtriUshtria
Tjetri
‘Nuk e kemi menduar’: KLP dhe SPAK nuk kërkuan buxhet për vetingun

Alfred Balla zgjidhet në krye të KLP

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.