AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita konteston ligjin special për sigurinë kibernetike

Komisoni i Sigurinë Kombëtare miratoi të martën një projektligj të qeverisë “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike. Deputetët e opozitës kontestuan procedurën si antikushtetuese, por vlerësuan kompaninë amerikane të përzgjedhur.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Sigurisë Kombëtare | Foto: Blerina Gjoka

Një memorandum bashkëpunimi i nënshkruar në janar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Jones International” për forcimin e sigurisë kibernetike ka ardhur në Kuvend si një projektligj special për negocim pa shpallje për nënshkrimin e kontratës mes palëve.

Komisioni i Sigurisë, në rolin e komisionit përgjegjës diskutoi të martën mbi këtë projekligj, të cilin deputetët e opozitës e quajtur antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Deputetët Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj ngritën disa pyetje për përfaqësuesit e qeverisë dhe të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që kishin të bënin me vlerën financiare të kësaj kontrate që nuk është parashikuar në ligj dhe të procedurës së ndjekur për realizimin e saj, si një procedurë ekstraligjore.

Alibeaj tha se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ligjet speciale. “Ka natyrën e një projektligji special dhe ne e dimë që ky parlament ka njohur disa ligje speciale, por Gjykata Kushtetuese ka një vendim për ligjin special për teatrin që bie ndesh me lirinë ekonomike”, tha ai. Sipas Alibeajt, procedura duhej të ishte me prokurim publik dhe jo me negocim pa shpallje duke sjell në vëmendje ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes.  Demokratët ngritën dhe pyetje mbi nevojën që ka vendi ynë për mbrojtjen kibernitike dhe arsyet e emergjencës së kësaj kontrate.

Në emër të qeverisë e mbrojti projektligjin Ardi Veliu, zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai tha projekt-akti synon përmirësimin e sistemit të sigurisë kibernetike në institucionet shtetërore në disa aspekte të caktuara të tij, me qëllim mbrojtjen e të dhënave elektronike.

Sipas tij, ky projekt është i nevojshëm dhe i shërben sigurisë kombëtare edhe në dritën e ngjarjeve aktuale të konfliktit në Ukrainë. Ndërsa deputetët socialistë i mëshuan faktit se kompania e përzgjedhur ofronte siguri, pasi përfaqësuesi i saj është një ish-gjeneral amerikan i NATO-s dhe ish-këshilltar për sigurinë i Presidentit Obama, James Logan Jones Jr.

Flamur Noka po ashtu vlerësoi figurën e ish-gjeneralit amerikan si një mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por këmbënguli se kontestimet e opozitës nuk kishin lidhje me emrin e kompanisë, por me procedurat e zgjedhura nga qeveria.

“Pse nuk ndiqni procedurat ligjore me prokurim ndërkombëtar, ku të vendosni kritere të forta për kompanitë që do të konkurojnë, apo jeni të dashuruar marrëzisht për negocimin?”- pyeti ai Veliun.

Zv/ministri tha që “çdo kriter do të ishte një kufizim” dhe theksoi se bëhej fjalë për çështje sigurie kombëtare në përzgjedhjen e kompanisë. Ai tha po të bëhej me tender mund të vinin kompani që do e bënin edhe falas, por do të rrezikohej siguria.

Projektligji parashikon autorizimin e AKSHI-it si autoritet kontraktues, që  të negociojë dhe të lidhë një kontratë shërbimi me shoqërinë amerikane “Jones Group” për realizimin e shërbimeve si: kryerjen e  vlerësimeve kibernetike gjithëpërfshirëse për çdo agjenci civile qeveritare dhe agjenci të mbrojtjes kombëtare; hartimin e planeve të transformimit kibernetike për secilën agjenci, etj.m si dhe ngritjen e një Qendre Kombëtare të Operacioneve të Sigurisë Kibernetike.

Deputetët bënë disa ndryshime për përbërjen dhe kriteret e komisionit të negocimit, duke pranuar propozimin e ardhur nga Komisioni i Ligjeve për pajisjen me certifikatë sigurie të anëtarëve të këtij komisioni.  Pavarësisht kundërshtimeve deputetët e opozitës votuan pro në parim për projektligjin.

Etiketa: AKSHIArdi VeliudeputetEnkelejd AlibeajErvin SalianjiFlamur NokaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseJrKibernetikeKomisioni i LigjevekushtetueseKuvendLigjNATOOpozitaparlamentProjektligjProjektligjiQeveriaSHshqipshqiptareSiguriatenderVendim
Tjetri
PS propozon Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetaj në Këshillin Mbikqyrës të BSH-së

PS propozon Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetaj në Këshillin Mbikqyrës të BSH-së

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.