Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elfrida Bregova – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Elfrida Bregova e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.

BIRNNgaBIRN
18:50 | 05/04/2022
Në KPK, Skeda, Veting
0
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorja Elfrida Bregova e Prokurorisë së Tiranës do të përballët të mërkurën më 6 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Elfrida Bregova përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua fillimisht prokurore pranë Prokurorisë së Kavajës. Prej vitit 2010, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Elfrida Bregova nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Elfrida Bregova.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2006, prokurorja Elfrida Bregova deklaronte pasuri me vlerë 300 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 14.7 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 14.5 milionë lekë, një automjet me vlerë 170 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 105 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.1 milionë lekë, nga të cilat 65% burojnë nga paga e subjektit dhe rreth 35% nga paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq' që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë në vlera të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti. Më konkretisht në vitin 2012, subjekti Elfrida Bregova deklaron blerje shtëpie banimi në vlerën 104,000 euro, ku si burime financimi shërbejnë huamarrje pa interes me vlera totale 50,000 euro dhe 4,200,000 lekë. Po këtë vit deklarohet kredi bankare në vlerë 20,000 euro, e cila shërben për të shlyer një pjesë të huamarrjes së deklaruar më sipër.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Komisioni i Pavarur i KualifikimitProkuroreProkuroria e Rrethit Tiranë
Pas

Prokurorja Eriselda Bala jep shpjegime për pagesën e ‘çuditshme’ përmes bankës

Tjetri

Gjyqi i “Dosjes 184” kthehet në seancë censure ndaj medias

Tjetri
Gjykata rrëzon kërkesën e mbrojtjes për të mos marrë si provë përgjimet e “Dosjes 184”

Gjyqi i “Dosjes 184” kthehet në seancë censure ndaj medias

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elfrida Bregova – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elfrida Bregova – Prokuroria e Tiranës

18:50 | 05/04/2022

Procesi i Rindërtimit në Tiranë: Konflikte gjyqësore dhe qindra të skualifikuar

10:41 | 20/09/2023
Magjistratë

KLGj mban peng emërimin e magjistratëve të diplomuar

17:08 | 21/09/2023
Erion Veliaj

Taksa për arsimin, si dështuan investimet me dhe pa PPP

16:21 | 25/09/2023
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: “E motra ka qarkulluar 20 milionë euro’

19:38 | 20/09/2023
Kujtim Vranici

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

12:42 | 19/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.