AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi i “Dosjes 184” kthehet në seancë censure ndaj medias

Pas sulmeve të të pandehurit Robert Aga ndaj gazetarit të BIRN i pranishëm në seancë publike, gjyqtarja Nertila Kape mori rolin e kryeredaktores, duke i kërkuar gazetarit që të mos citonte “fjalë për fjalë” dhe ta përmblidhte raportimin.

Sami CurringaSami Curri
19:19 | 05/04/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Nertila Kape në një seancë gjyqësore për “Dosjen 184”. Foto: Sami Curri

Njëra prej seancave të gjyqit për “Dosjen 184” mori rrjedhë të çuditshme të martën, kur pas sulmeve të të pandehurit Robert Aga ndaj këtij reporteri, gjyqtarja Nertila Kape mori rolin e kryeredaktores duke treguar se si duhej bërë raportimi i çështjes.

Në fillim të seancës gjyqësore, e cila më pas u shty, i pandehur Aga akuzoi gazetarin e BIRN, autor i këtij shkrimi, se ai po përgjonte dhe kërkoi që ai të përjashtohej nga seanca. Aga po gjykohet së bashku me ish-administratorin e Lurës, Hasan Hoti për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën e manipulimit të votës në vitin 2016. Ai pretendoi ndër të tjera se shkrimet ‘nuk publikoheshin në gazetë, por Facebook’.

Kape nga ana e saj kishte po ashtu kritika për raportimin, diçka e përsëritur edhe më herët në seancën e datës 6 tetor 2021.

“Ju me cilësinë e gazetarit nuk mund t’i thoni fjalë për fjalë ashtu siç janë. Mund të bëni një përmbledhje për raportimet që ju bëni,” tha Kape në sallën e gjyqit, duke iu drejtuar gazetarit.

E pyetur në telefon nga BIRN për këtë devijim të seancës së gjyqit dhe përpjekjet për censurë, Kape refuzoi të komentonte, por tha: “seanca ishte publike”.

Kërkesa të veçanta për këtë reporter kishte edhe avokati Gentian Rumano, i cili pretendoi se fotoja e ish-shefit të Komisariatit të Policisë Dibër po përdorej pa leje. Në foton në fjalë, Aga dhe të pandehurit e tjerë të dosjes janë me shpinë nga kamera.

Ndërkohë, seanca gjyqësore nuk vijoi përtej shqyrtimit të raportimit të bërë në media, pasi pas konstatimit të mungesës së një dëshmitari, seanca u shty për në datën 19 prill.

Njëlloj u shty edhe seanca tjetër në ngarkim të Drini Gjecit, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre. Gjyqtari Edvan Veçani që gjykon këtë dosje, bëri me dije në fillim të gjyqit se një pjesë e viktimave të thirrura në këtë proces nuk ishin paraqitur – pavarësisht se ishin njoftuar disa herë.

Me dakordësi të prokurorit të çështjes, Urimi Buci dhe përfaqësuesit të të pandehurve, avokati Gentian Rumano, Gjykata vendosi që gjykimi të vazhdojë në mungesë të të viktimave të veprës penale. Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar, nëse dy të akuzuarit do të shpallen fajtorë do të përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit përfundimtar.

Etiketa: 184AgaBIRNCensuredosjeEdvan VeçaniFacebookGentian RumanoGjykatagjykimGjyqGjyqiHasan HotiHotikanosjeMediaNertila KapeNuri MedareporterRobert AgaSeancashantazhShpërdorim detyre
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elfrida Bregova – Prokuroria e Tiranës

Tjetri

KPA riçel hetimin gjyqësor për gjyqtarin Gerd Hoxha

Tjetri
KPA riçel hetimin gjyqësor për gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA riçel hetimin gjyqësor për gjyqtarin Gerd Hoxha

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.