AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Krim dhe korrupsion: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi në listën e zezë të SHBA

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi, aleat i shumicës socialiste, si dhe pronarit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:57 | 11/04/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputeti i PDIU, Aqif Rakipi. Foto: LSA

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të hënën se kishte vendosur sanksione ndaj ish-deputetit të Elbasanit, Aqif Rakipi dhe pronarit të televizionit Ora News, Ylli Ndroqi.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar,” thuhet në njoftim, ku shtohet se ish-deputeti ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar një procedim në Itali për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh me një numër surpizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë.

Ndërkohë, biznemeni Ylli Ndroqi, i përfshirë në fushën e medias akuzohet se “ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media”.

Sipas njoftimit, Ndroqi akuzohet gjithashtu se ka “ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri”.

Mediat e Ndroqit ndodhen aktualisht nën administrim shtetëror pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme.

Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi duke folur gjatë ceremonisë së 5 vjetorit të një emisioni. Foto: LSA

Sanksione të ngjashme janë ndërmarrë edhe ndaj ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe disa zyrtarëve të tjerë në Bosnje Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor,” tha nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i mbështeti sanksionet përmes një tëitteri, ku deklaroi se masat e marra nga Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit kishin në fokus aktorë në Ballkanin Perëndimor të përfshirë në “aktivitete destabilizuese dhe korrupsion”.

I pyetur nga BIRN, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se nuk kishte informacion për këtë vendim.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi mbrojti të atin në një deklaratë për mediat në hyrje të sallës së Kuvendit.

“Nuk ka ndodhur kurrë ajo gjë në familjen tonë. Babai im është shumë i pastër, nuk ka asnjë lloj rekordi kriminal,” tha Rakipi.

Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi nuk janë të parët personazhe që sanksionohen nga SHBA. Një vit më parë, Departamenti i Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe i ndaloi hyrjen në SHBA familjes së tij. E njëjta masë është marrë më herët edhe ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish-deputetit Tom Doshi si dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Si rezultat i vendimit të Departamentit të Thesarit, të gjitha pronat apo interesat në prona të individëve apo subjekteve të përcaktuar që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në kontroll të personave amerikanë duhet të bllokohen ose të raportohen në Zyrën e Kontrollit të Aseteve të Huaja, OFAC. Megjithatë, qëllimi përfundimtar i sanksioneve nuk është ndëshkimi, por ndryshimi pozitiv në sjellje në vendet ku ato aplikohen.

 

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaAntony BlinkenAqif RakipiBIRNBosnjeDakoDepartamenti i ShtetitdeputetelbasanGruevskiItaliKorrupsionKrimMASMediandikimnon grataOra NewsOrnaldo RakipiParaPartisë SocialisteprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmepronaSali BerishasanksioneSHSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të AmerikësTaulant BallaTom DoshiVangjush DakoVendimYlli NdroqiZgjedhjet
I mëparshmi

Britania sanksionon liderët serbë të Bosnjës

Tjetri

Administrativja pro publikimit të vendimit për hetimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit

Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Administrativja pro publikimit të vendimit për hetimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.