AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Premtimi i rremë i paqes demokratike

Duke u kapur pas supozimit se vetëm diktaturat fillojnë konfliktet ushtarake, përkrahësit e demokratizimit besonin se suksesi global i projektit të tyre do të sillte një botë pa luftë. Por kësaj teorie i mungon një themel i shëndoshë dhe ka sjellë një fatkeqësi pas tjetrës kur është vënë në praktikë.

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Oliver Helbig Getty Images.

Përmes bindjes, nxitjes, proceseve ligjore, presionit ekonomik dhe ndonjëherë edhe forcës ushtarake, politika e jashtme amerikane pohon këndvështrimin e Shteteve të Bashkuara për mënyrën se si duhet drejtuar bota. Vetëm dy vende në historinë e fundit kanë pasur ambicie të tilla për të transformuar botën: Britania dhe SHBA-ja. Në 150 vitet e fundit, këto janë dy vendet e vetme, fuqia e të cilave – e fortë dhe e butë, formale dhe joformale – është shtrirë në të gjitha pjesët e botës, duke i lejuar ata të aspirojnë në mënyrë të besueshme mantelin e Romës.

Kur SHBA-ja trashëgoi pozicionin global të Britanisë pas vitit 1945, ajo trashëgoi gjithashtu ndjenjën e përgjegjësisë së Britanisë për të ardhmen e rendit ndërkombëtar. Duke përqafuar këtë rol, Amerika ka qenë një ungjilltar i demokracisë dhe një objektiv qendror i politikës së jashtme të SHBA-së që nga rënia e komunizmit ka qenë promovimi i përhapjes së saj – ndonjëherë duke ndryshuar regjimin, kur kjo konsiderohet e nevojshme.

Në fakt, kjo daton që nga koha e presidentit amerikan Woodrow Wilson. Siç shkruan historiani Nicholas Mulder në The Economic Weapon: The Rise of Sanctions as a Tool of Modern War, “Wilson ishte burri i parë i shtetit që përdori armën ekonomike si një instrument demokratizimi. Ai shtoi në këtë mënyrë një arsyetim të brendshëm politik për sanksionet ekonomike – përhapjen e demokracisë – në qëllimin e jashtëm politik që…përkrahësit evropianë të sanksioneve e kanë synuar: paqen ndërshtetërore. Implikimi është se, aty ku është e mundur, duhen përdorur masa ushtarake dhe joushtarake për të rrëzuar regjimet “e këqija”.

Sipas teorisë së paqes demokratike, demokracitë nuk fillojnë luftërat; vetëm diktaturat e bëjnë këtë. Kështu, një botë tërësisht demokratike do të ishte një botë pa luftë. Kjo ishte shpresa që u shfaq në vitet 1990. Me fundin e komunizmit, pritshmëria, e shprehur në mënyrë të famshme nga artikulli i Francis Fukuyama i vitit 1989, “The End of History?”, ishte se pjesët më të rëndësishme të botës do të bëheshin demokratike.

Supremacia e SHBA-së duhej të garantonte që demokracia të bëhej norma politike universale. Por Rusia dhe Kina, shtetet kryesore komuniste të epokës së Luftës së Ftohtë, nuk e kanë përqafuar atë; as shumë qendra të tjera të çështjeve botërore, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Prandaj, Fukuyama kohët e fundit ka pranuar se nëse Rusia dhe Kina do të bashkoheshin, “atëherë do të jetonit vërtet në një botë që po dominohej nga këto fuqi jodemokratike…që është vërtet fundi i fundit të historisë”.

Argumenti se demokracia është në thelb “paqësore” dhe diktatura apo autokracia “luftëtare”, është intuitivisht tërheqës. Ai nuk e mohon që shtetet ndjekin interesat e tyre, por supozon se interesat e shteteve demokratike do të reflektojnë vlera të përbashkëta si të drejtat e njeriut, dhe se ato interesa do të ndiqen në një mënyrë më pak luftarake (pasi proceset demokratike kërkojnë negocimin e dallimeve). Qeveritë demokratike janë përgjegjëse para popullit të tyre dhe populli ka interes për paqen, jo për luftën.

Ndryshe nga kjo, sipas këtij këndvështrimi, sundimtarët dhe elitat në diktatura janë jo legjitime dhe për rrjedhojë të pasigurta, gjë që i shtyn ata të kërkojnë mbështetjen e popullit duke rrahur armiqësinë ndaj të huajve. Nëse demokracia do të zëvendësonte diktaturën kudo, automatikisht pas kësaj do të vinte paqja botërore.

Ky besim mbështetet në dy propozime që kanë qenë jashtëzakonisht me ndikim në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, edhe pse ato janë të bazuara dobët teorikisht dhe empirikisht. I pari është nocioni se sjellja e jashtme e një shteti përcaktohet nga kushtetuta e tij e brendshme – një pikëpamje që shpërfill ndikimin që sistemi ndërkombëtar mund të ketë në politikën e brendshme të një vendi. Siç argumentoi shkencëtari politik amerikan Kenneth N. Waltz në librin e tij të vitit 1979, Theory of International Politics, “anarkia ndërkombëtare” kushtëzon sjelljen e shteteve më shumë sesa sjellja e shteteve krijon anarki ndërkombëtare.

Perspektiva e “teorisë së sistemeve botërore” e Waltz është sidomos e dobishme në një epokë globalizimi. Duhet të shikohet struktura e sistemit ndërkombëtar për të “parashikuar” se si do të sillen shtetet individuale, pavarësisht nga kushtetutat e tyre të brendshme. “Nëse çdo shtet, duke qenë i qëndrueshëm, do të përpiqej vetëm për sigurinë dhe nuk do të kishte plane për fqinjët e tij, të gjitha shtetet do të mbeteshin megjithatë të pasigurta”, vuri në dukje ai, “sepse mjetet e sigurisë për një shtet janë, në vetë ekzistencën e tyre, mjetet nga i cili kërcënohen shtetet e tjera”.

Waltz ofroi një antidot mbështetës ndaj supozimit se zakonet demokratike janë lehtësisht të transferueshme nga një vend në tjetrin. Në vend që të përpiqemi të përhapim demokracinë, ai sugjeroi se do të ishte më mirë të përpiqeshim të reduktonim pasigurinë globale.

Ndonëse ka padyshim një lidhje midis institucioneve demokratike dhe zakoneve paqësore, drejtimi i shkakësisë është i diskutueshëm. A ishte demokracia ajo që e bëri Evropën paqësore pas vitit 1945? Apo ombrella bërthamore e SHBA-së, rregullimi i kufijve nga fitimtarët dhe rritja ekonomike e nxitur nga Plani Marshall më në fund bënë të mundur që Evropa jokomuniste të pranonte demokracinë si normën e saj politike? Politologu Mark E. Pietrzyk pohon se, “Vetëm shtetet që janë relativisht të sigurta – politikisht, ushtarakisht, ekonomikisht – mund të përballojnë të kenë shoqëri të lira, pluraliste. Në mungesë të kësaj sigurie, shtetet kanë shumë më tepër gjasa të adoptojnë, ruajnë ose kthehen në struktura të centralizuara, të autoritetit shtrëngues.”

Propozimi i dytë është se demokracia është forma natyrale e shtetit, të cilën njerëzit kudo do ta përvetësojnë spontanisht, nëse lejohet. Ky supozim i dyshimtë e bën ndryshimin e regjimit të duket i lehtë, sepse fuqitë sanksionuese mund të mbështeten në mbështetjen mirëpritëse të atyre, liria e të cilëve është shtypur dhe të drejtat e të cilëve janë shkelur.

Duke bërë krahasime sipërfaqësore me Gjermaninë dhe Japoninë e pasluftës, apostujt e demokratizimit nënvlerësojnë jashtëzakonisht vështirësitë e instalimit të demokracive në shoqëritë që u mungojnë traditat kushtetuese perëndimore. Rezultatet e punës së tyre mund të shihen në Irak, Afganistan, Libi, Siri dhe shumë vende afrikane.

Teoria e paqes demokratike është mbi të gjitha dembele. Ajo ofron një shpjegim të lehtë për sjelljen “luftarake” pa marrë parasysh vendndodhjen dhe historinë e shteteve të përfshira. Kjo cektësi i jep vetes besim të tepruar se një dozë e shpejtë sanksionesh ekonomike ose bombardimesh është gjithçka që nevojitet për të kuruar një diktaturë nga vuajtja e saj fatkeqe.

Shkurtimisht, ideja se demokracia është “e lëvizshme” çon në një nënvlerësim të madh të kostove ushtarake, ekonomike dhe humanitare të përpjekjes për të përhapur demokracinë në pjesët e trazuara të botës. Perëndimi ka paguar një çmim të tmerrshëm për një mendim të tillë – dhe mund të jetë gati të paguajë sërish.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The False Promise of Democratic Peace

Etiketa: AfganistanAmerikaArmëbesimdemokraciaEvropaglobalizimiIrakKinaKrijonkushtetueseLibiliraLiriaMasandikimParaProject SyndicatePunëromromëRritja ekonomikeRusiaSHBASiri
Tjetri
PS injoron sanksionet amerikane për Aqif Rakipin

PS injoron sanksionet amerikane për Aqif Rakipin

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.