AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS injoron sanksionet amerikane për Aqif Rakipin

Ndryshe nga ç’kishte paralajmëruar, grupi parlamentar i Partisë Socialiste shmangu të martën një vendim mbi fatin politik të dy deputetëve të saj të zgjedhur me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Aqif Rakipit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:06 | 19/04/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS. Foto: LSA

Grupi parlamentar socialist injoroi sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi gjatë mbledhjes që u mbajt të martën, ndonëse kishte paralajmëruar se do të mbante një qëndrim.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, dy deputetë socialistë e fituan mandatin me mbështetjen e drejtpërdrejtë të njeriut që SHBA-të e cilësojnë “ish-deputeti famëkeq” me lidhje me krimin e organizuar. Djali i tij, Ornaldo Rakipi arriti të thyente herësin dhe u rendit në listën fituese ndonëse nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme politike apo publike. Gjithashtu, dhëndri i vëllait të Rakipit, Sajmir Hasalla fitoi një mandat në Elbasan.

Kryetari i grupit, Taulant Balla, u mjaftua me një njoftim për mediat që përmblidhte fjalën e tij para deputetëve në mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjërët, është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Balla.

Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu ka zgjedhur heshtjen për sanksionet amerikane ndaj njërit prej aleatëve të tij në zgjedhjet parlamentare.

Përfaqësues të opozitës e konsideruan këtë heshtje të Ramës si mburojë për “non-gratat”.

“Për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill? Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet,” shkroi Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike në Facebook.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se mungesa e një vendimi nga PS “është dëshmi e pushtetit që klubi i non-gratave ka në politikën shqiptare”.

“PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arriti ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..,” tha Alibeaj.

Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin më 11 prill, duke e konsideruar atë me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Pjesë e sanksioneve ishte edhe pronari i televizionit Ora News, Ylli Ndroqi.

Etiketa: Aqif RakipiBashaDepartamenti Amerikan i ShtetitDepartamenti amerikan i ThesaritdeputetEdi RamEdi RamaelbasanEnkelejd AlibeajFacebookFamiljeKrimkrimiKrimi i organizuarKryeministri Edi RamaLulzim BashaMbledhjendikimOra NewsOrnaldo RakipiParaPartisë DemokratikePDPSRamasanksioneSHBAshqipShqipërishqiptareTaulant BallaVendimetVendimiVotaYlli NdroqiZgjedhjet
I mëparshmi

Premtimi i rremë i paqes demokratike

Tjetri

Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

Tjetri
Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.