AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Violeta Shkurta u largua nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Në vendimin e arsyetuar, KPK vlerëson se drejtuesja e Prokurorisë së Fierit ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme për pasuritë, si dhe rezultoi me balanca negative fondesh për krijimin e tyre. Shkurta u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:34 | 19/04/2022
në Analiza, KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Violeta Shkurta gjatë shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 shkurt të largojë nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë e pamjaftueshëm për pasurinë.

Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit, Shkurta rezultoi gjithashtu me balancë negative prej 18 milionë lekësh, kryesisht për periudhën para fillimit të detyrës.

Pas riçeljes së hetimit me kërkesë të prokurores Shkurta për rihetimin e pasurisë bazuar në shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej saj, si dhe për verifikimin e dy kritereve të tjerë, ajo u vlerësua e aftë në aspektin profesional dhe se kishte arritur nivel të besueshëm në kritetin e pastërtisë së figurës.

Rivlerësimi për prokuroren Shkurta u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.

Problemet për pasurinë

Në vendimin e arsyetuar të KPK-së konstatohet se mungesat më të mëdha financiare janë gjetur në transaksionet e kryera për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 180.3 m2 në Fier, kundrejt shumën 8 milionë e 60 mijë lekë. Komisioni kreu një analizë të detajuar të gjithë burimeve të deklaruara për krijimin e kësaj pasurie, një pjesë e të cilave janë krijuar me të ardhura nga puna në emigracion dhe në sektorin privat të bashkëshortit përpara vitit 2000, që janë deklaruar si marrëdhënie në të shumtën e kohës të paformalizuara.

Burimet kryesore të deklaruara për blerjen e këtij apartamenti kanë qenë të ardhurat e bashkëshortit nga shitja e aparaturave të një bingoje; të ardhurat nga një shoqëri që ai ka administruar në vijimësi; si dhe një kredie e marrë në vitin 2006.

Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti është porositur në prill të 2005-ës për çmimin 8 milionë e 460 mijë lekë, por shuma 400 mijë lekë është zbritur për shkak të ndryshimit të projektit dhe moskryerjes së disa punimeve.

Kësti i parë në shumën 2.5 milionë lekë është paguar ditën e nënshkrimit të kontratës së porosisë. Si burim për pagesën e këtij kësti subjekti ka deklaruar të ardhurat nga shitja e një aktiviteti të llojit bingo të bashkëshortit në shumën 1.9 milion lekë dhe pjesa tjetër nga të ardhurat nga aktiviteti i një shoqërie tjetër të zotëruar po prej tij.

Sipas KPK-së, nuk është arritur të provohen burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e pajisjeve të bingos në shumën 4 milionë lekë, pasi nuk janë vërtetuar me dokumentacion të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni dhe një pjesë e të ardhurave nga puna si menaxher në disa bingo përpara vitit 2000.

KPK i ka përfshirë në analizë të ardhurat nga shitja e këtij aktiviteti në vlerën 1.9 milion lekë.

Ky konkluzion është bazuar në deklarimet e bashkëshortit të subjektit në vitin 2005; paraqitjes së kontratës së shitjes nga Shkurta; si dhe shitjen e pajisjeve të bingos në më pak se gjysmën e vlerës që janë blerë, nga për rrjedhojë nuk ka pasur detyrim për pagim të tatimit mbi fitimin e realizuar.

Por në analizën e kryer, KPK ka vlerësuar se është e pamundur të identifikohet se cili është momenti i saktë i përftimit të këtyre të ardhurave për sa kohë vetë subjekti i rivlerësimit ka paraqitur dokumente dhe shpjegime kontradiktore.

Sipas trupës, në deklaratat periodike dhe përgjatë hetimit Shkurta ka deklaruar se këto të ardhura janë përfituar në vitin 2005, ndërsa pas riçeljes së hetimit, subjekti i është referuar një kontrate të shitblerjes së një mjeti në nëntor të 2004-ës dhe ka pretenduar se shitblerja ka filluar në atë kohë dhe ka përfunduar deri në kryerjen e pagesës së këstit të parë.

Bazuar në këto deklarime, Komisioni ka vlerësuar sipas dy skenarëve të ndryshëm.

Komisioni është ndaluar edhe në analizën e burimeve financiare të deklaruara se kanë shërbyer për blerjen e pajisjeve të bingos në vlerën 4 milionë lekë në vitin 2000, çmimi shitjes së të cilës është deklaruar si burim për apartamentin. Sipas KPK, nuk janë provuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni, si dhe një pjesë nga ato të përfituara nga puna e tij në disa bingo. Për rrjedhojë ka rezultuar pamundësi financiare për blerjen e aparaturave në vitin 2000, duke u gjendur në kushtet e një deklarimi të pamjaftueshëm.

Nga hetimi lidhur me burimin nga të ardhurat prej aktivitetit të bingos, ka rezultuar se prej drejtorisë së Tatimeve nuk konfirmohet regjistrimi i shoqërisë nga bashkëshorti. Subjektit i është kërkuar të vërtetojë me dokumentacion regjistrimin e aktivitetit, ndërsa Shkurta ka shpjeguar se në vitin 2001 aparaturat janë dhënë me qira deri në vitin 2003, ashtu si ka shënuar dhe në deklarimin e atij viti, se në periudhën 2001-2002 qiraja mujore ishte 300 mijë lekë dhe në 2003-in, 150 mijë lekë.

Sipas KPK, nuk është provuar me dokumentacion ligjor marrëdhënia e qirasë dhe pagesa e detyrimeve tatimore mbi të ardhurat nga qiraja e pajisjeve të bingos dhe për këtë arsye ato nuk janë përfshirë si të ardhura individuale të bashkëshortit.

Trupa e KPK-së vlerëson se subjekti nuk ka arritur të provojë as të ardhurat në shumën 600 mijë lekë nga shoqëria e bashkëshortit e regjistruar në vitin 2001, pasi nuk ka provuar shpërndarjen e dividendit. Po ashtu, Komisioni vëren se subjekti dhe bashkëshorti nuk kanë pretenduar në deklaratën “veting” të ardhura të fituara nga aktiviteti tregtar, përveçse të ardhurave nga paga si administrator i kësaj shoqërie.

KPK nuk ka konsideruar edhe pretendimet se tërheqjet nga llogaritë bankare në emrin e bashkëshortit si individ, kanë shërbyer për nevojat familjare.

“Komisioni vlerëson se përsa kohë që subjekti nuk paraqiti asnjë provë për të mbështetur deklarimin e tij, nuk mund të konkludohet me siguri mbi destinacionin e përdorimit të fondeve të tërhequra dhe ato supozohet t’i kenë shërbyer aktivitetit tregtar,” citohet në vendim dhe konkludohet se subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm edhe për këtë burim.

Shkurta ka rezultuar në pamundësi financiare edhe për pagesën e këstit të dytë në shumën 800 mijë lekë në janar të vitit 2006, pasi ka rezultuar me balancë negative fondesh në shumën 2.7 milionë lekë në vitin 2005.

Për pagesën e këstit të tretë në shumën 4.5 milionë lekë ka shërbyer një kredi e marrë në qershor të vitit 2006. Megjithëse kredia është kosideruar si burim për pagesën e këtij kësti, për vitin 2006 ka rezultuar balancë negativë në shumën 283 mijë lekë për kryerjen e shpenzimeve.

Si burim për shlyerjen në vitin 2011 të pjesës së mbetur të kredisë së marrë për apartamentin 108.3 m2, Shkurta ka deklaruar një kredi me kushte lehtësuese të përfituar nga Bashkia Fier, me destinacion blerje apartamenti.

Por Komisioni konkludon se subjekti nuk plotësonte kriteret e kërkuara nga ligji “Për programet sociale të strehimit për banorët e zonave urbane”, i ndryshuar, për të përfituar kredi lehtësuese nga Bashkia Fier në vitin 2011, pasi në atë periudhë kishte në pronësi apartamentin me sipërfaqe 180,3 m2.

Sipas trupës gjykuese, subjekti i ka ndryshuar destinacionin kredisë lehtësuese për strehim, duke e përdorur për shlyerjen e një kredie të mëparshme të dhënë në kushte normale. Por nisur nga fakti se aplikimi dhe përfitimi i statusit të të pastrehut nga ana e subjektit, janë bërë gjatë periudhës që ajo ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti, Komisioni vlerëson se problematika e konstatuar në lidhje me këtë kredi nuk arrin deri në atë nivel saqë ndaj prokurores Shkurta të aplikohet masë disiplinore.

Gjatë hetimit administrativ, Shkurta ka shpjeguar se për periudhën 2007-2011 ka qenë e divorcuar. Në këto vite, bashkëshorti ka rezultuar me balancë negative në shumën 2.4 milionë lekë për kryerjen e shpenzimeve dhe të investimeve. Për periudhën para fillimit të detyrës, 1996-2002, ka rezultuar balancë negative në shumën 11.2 milionë lekë, ndërsa për vitet 2003-2016 kur subjekti ka ushtruar detyrën e prokurores, balanca negative ka rezultuar në shumën  4.5 milionë lekë.

Etiketa: AnalizëBanorëBashkëshortiBashkiaBashkia FierblerjedetyrimemigracionFierFirdes ShuliGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkredikrediaMASOlsi KomicinParaProkuroreProkuroria e Rrethit FierPunarivlerësimiSHVendimVetingVioleta Shkurta
I mëparshmi

Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

Tjetri

Prokuroria kërkon dënim me kusht për dy të pandehur të Dosjes 184

Tjetri
Gjykata e Dibrës gjobit avokatët e “Dosjes 184”

Prokuroria kërkon dënim me kusht për dy të pandehur të Dosjes 184

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.