AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aksident në galeritë e Albchrome në Bulqizë, plagoset një minator

Sindikata e minatorëve akuzoi policinë për fshehje të aksidentit në të cilin një minator 54 vjeç pësoi fraktura në këmbë gjatë punës në galeritë e kromit në Bulqizë dhe u përcoll për ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sami CurringaSami Curri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Miniera e Albchrome në perëndim të diellit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Një minator, pësoi fraktura në këmbë gjatë punës në galeritë e kromit në Bulqizë dhe u përcoll për ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë. Njoftimi është bërë me dije fillimisht nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës të martën, ku thuhet se aksidenti ka ndodhur ditën e hënë në galeritë e kromit të kompanisë Albchrome, por ishte mbajtur i fshehur.

“Minatori 54-vjeçar Arben Stafa ka humbur njërin nga gishtat e këmbës dhe është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Siç ndodh rëndom tashmë, ky aksident është tentuar të mbahet i fshehtë”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen në Facebook të SMBB.

BIRN ju drejtua edhe kompanisë Albchrome –pjesë e grupit turk Yildirim, koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës lidhur me shkaqet e këtij aksidenti, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk mori përgjigje.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës akuzoi Policinë e Shtetit edhe mediat se nuk e kanë bërë publike aksidentin e ndodhur në galeritë e kromit të Albchrome. “Kjo praktikë e vazhdueshme e zhvlerësimit të shëndetit dhe jetës së punëtorëve, është e dënueshme”, thuhet në njoftimin e SMBB.

Pyetur nga BIRN, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, mohoi akuzat dhe deklaroi se për rastin në fjalë janë kryer të gjitha veprimet dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Dibrës. “Ngjarja nuk është mbajtur e fshehtë nga policia dhe kjo ngjarje është e publikuar në ëebin e Policisë së Shtetit”, thuhet në deklaratën me shkrim nga DVP Dibër.

Aksidentet në punë vijojnë të mbeten një problem në vend, ndërsa siç BIRN ka gjetur më herët ato në pjesën më të madhe nuk hetohen dhe kryesisht faji u mbetet viktimave.

Numri i aksidenteve në punë dhe i aksidenteve fatale në vendin e punës apo për shkak të punës, mbetet thuajse i pandryshuar vit pas viti. Për vitin 2021 nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore janë regjistruar si të aksidentuar në punë 185 punonjës, tre më shumë se një vit më parë. Ndërkohë numri i punëtorëve që humbën jetën ra nga 36 në vitin 2020 në 33 me humbje jete.

Minierat dhe ndërtimi mbetën sektorët me më shumë raste aksidentesh fatale, ndërsa vitin që kaloi u rrit numri i aksidenteve të rënda në sektorin e energjisë ku humbën jetën kryesisht elektricistë të punësuar në kompani publike. Ndërkohë njëlloj si në vitet e shkuara edhe pse me një popullsi shumë herë më të vogël, Dibra ishte qarku i dytë për nga viktimat për shkak të pesë të vrarëve në minierat e këtij qarku.

Aksidentet e rënda në punë kanë vijuar edhe gjatë këtij viti. Dy persona u vranë në një aksident në një minierë në Tropojë, ndërsa një 19-vjeçar humbi jetën në Portin e Durrësit.

Lexo edhe: Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

Etiketa: aksidentAlbchromeBIRNBulqizëFacebookMinatorMinieraPoliciaPunëPunëtorPunëtorëSHsindikata
Tjetri
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare për Elizabeta Imerajn

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare për Elizabeta Imerajn

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.