AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLSH evidentoi 159 milionë euro dëm ekonomik gjatë vitit 2021

Sipas raportit të performancës për vitin 2021, i prezantuar nga kreytari i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë një seancë degjimore në Komision për Ekonominë dhe Financat, dëmi ekonomik i konstatuar gjatë vitit 2021 kap vlerën 19.1 miliardë lekë (159 milionë euro).

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari dhr përfaqësues të tjerë të KLSH në Kuvend | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Finanacat në Kuvendin e Shqipërisë, u prezantua të mërkurën nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Raporti i Performancës për vitin 2021. Raporti trajtoi gjetjet dhe problematikat e identifikuara nga KLSH gjatë auditimeve në institucionet publike shqiptare.

“Aktiviteti qeverisës vazhdon të shfaqë probleme në keq-administrimin e buxhetit,” deklaroi kreu i KLSH Arben Shehu. “Institucionet me risk më të lartë për dëmin ekonomik rezultojnë të jenë sistemet e doganave dhe të tatimeve,” shtoi ai.

Sipas raportit për vitin 2021, dëmi ekonomik total i llogaritur arrin shifrën e 19 miliardë lekë (159 milionë euro), ndërsa efektet negative për shkak të parregullsive kapin shifrën e 55 miliardë lekë (455 milionë euro).

Raporti i Performancës për vitin 2021, u mbështet në 158 auditime të evaduara në 205 subjekte, me synim dhënien e opinionit për zbatimin e buxhetit dhe menaxhimin e parasë publike, promovimin e llogaridhënies dhe luftën kundër korrupsionit.

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu theksoi gjithashtu se janë vërejtur anomali dhe shkelje në projektet konçesionare. Raporti i KLSH-së thekson se qeveria nuk ka kryer monitorim të rregullt i kontratave koncesionare, e për më tepër edhe këtë vit të vështirë fiskal është vijuar me kryerjen e pagesave për shërbim të pakryer për kontrollin bazë të popullsisë – i njohur si “check-up’  dhe për shërbimin e dializës, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Problematikave me PPP-të i bëri jehonë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

“Zhvillohen procese prokurimi pa fonde të planifikuara,” tha Tabaku. “Projektet koncesionare shfaqen me një vlerë shumë me të ulet në buxhetin e shtetit, dhe vlera rritet në vitet në vijim,” shtoi ajo.

Tabaku deklaroi se është për t’u shqetësuar fakti se 1 në 5 lekë që shpenzohen konsiderohet si dëm ekonomik.

“Covid-i dhe Rindërtimi më kanë përforcuar shqetësimin tim për menaxhimin e buxhetit”, theksoi ajo, duke shtuar se sheh në këto fusha risqe reale arbitrazhi.

Sipas raportit të KLSH-së, për furnizimet me mallra anti-Covid, gjatë vitit 2021 qeveria ka vijuar me procedura prokurimi të drejtpërdrejta dhe jo procedura prokurimi sipas ligjit ‘Për prokurimin publik’.

Tabaku gjithashtu përmendi shqetësimin e saj për fondin rezervë të buxhetit të shtetit, i cili sipas deputetes demokrate nuk përdoret për emergjenca, por si një fond dytësor ku fusin duart për nevojat e tyre mintrat e kabinetit.

Drejtoresha e Përgjithshme e KLSH-së, Marjola Llanaj deklaroi gjatë fjalës së saj në komision se nuk është arritur optimizimi i fondeve publike.

“Procedurat kanë çeduar,” tha Llanaj. “Meqënëse jemi një vend që po bën një luftë të ashpër kundër korrupsionit, në këto raste metodologjitë i kemi të përshtatura me kulturën e Shqipërisë,” shtoi ajo.

Ndryshe nga opozita deputetët e Partisë Socialiste shfaqën rezerva për raportin e KLSH-së.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti sugjeroi një rishikim të manualit të procedurave të auditimit në KLSH, për të qenë ‘koherentë me kohën dhe ndryshimet’.

Deputeti i PS-së Arben Xhelili ngriti gjithashtu ngriti pikëpyetje për punën e KLSH, por nuk i artikuloi shumë qartë kundërshtitë e tij.

“Nuk arrij të kuptoj nëse KLSH-ja ështe një institucion qe ka vijëmisi,” tha ai, ndërsa sugjeroi se “auditët mund të shoqërohen nga një specialisht nga jashtë.”

“A ka sens që një inspektor i shëndetësisë vitin tjetër kalon tek doganat,” bëri ironi Xhelili.

Bazuar në rezultatet e auditimit për periudhën e vitit 2021, KLSH-ja ka adresuar gjithsej 4251 rekomandime, prej të cilave 90 janë për përmirësime ligjore, 3074 rekomandime organizative dhe 1087 për masa disiplinore dhe administrative.

Në kuadër të rritjes së transparencës dhe luftës kundër abuzimit financiar, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu ka përcjellë 14 kallëzime dhe indicie penale për 62 zyrtarë të niveleve të ndryshme, nga të cilat 6 në SPAK dhe 8 të tjera në prokuroritë përkatësë të rretheve gjyqësore.

Etiketa: Arben ShehuArben XheliliBlerina GjylametiCheck-updëm ekonomikEuroFondeJorida TabakuKEKLSHkostoPartisë DemokratikePPPQeveriaRaportishqipshqiptare
Tjetri
Në foto: Jeta dhe vdekja e minatorëve të kromit në Bulqizë

Aksident në galeritë e Albchrome në Bulqizë, plagoset një minator

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.