AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

E drejta për tubim, Prokuroria e Dibrës rrëzon referimet e policisë ndaj protestuesve

Prokuroria e Dibrës vendosi mosfillim të procedimit penal për 12 protestues që u ndoqën penalisht nga Policia e Shtetit pas protestës së fillim marsit në Bulqizë kundër rritjes së çmimeve. Prokuroria arsyeton se tubimet mund të kufizohet vetëm në rrethana të cënimit të sigurisë publike e të ngjashme.

Sami CurringaSami Curri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e zhvilluar në Bulqizë.

Prokuroria e Dibrës njoftoi mosfillimin e procedimit penal për 12 protestues të kallëzuar nga Komisariati i Policisë Bulqizë, gjatë protestave kundër rritjes së çmimeve të zhvilluara në mars të këtij viti. Në vendimin e mosfillimit të procedimit penal, prokurori i Dibrës, Urim Buci arsyeton se e drejta për tubim sa kohë nuk përbën cënim për sigurinë publike e të ngjashme nuk mund të kufizohet.

“Ligji parashikon se çdo person ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë në tubime paqësore, e drejtë e cila mund të kufizohet vetëm në raste të parashikuara shprehimisht”, arsyeton prokurori.

Buci thotë se mos zbatimi i urdhrit të punonjësve të policisë për të liruar rrugën nuk është i të njëjtit karakter detyrues ndaj protestuesve sa kohë protesta është e ligjshme dhe ka shkelje të tjera që do të detyronin shpërndarjen e saj. “Këmbëngulja e protestuesve për të qëndruar në rrugë dhe mos zbatimi i urdhërit të punonjësit të policisë për lirimin e rrugës, nuk janë të një karakteri detyrues në rastin e tubimeve apo protestave paqësore – si një e drejtë ligjore dhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, arsyeton Buci.

Prokurori ka arsyetuar se nuk kishte vepër penale as për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe as për atë të bllokimit të rrugës.

Por ndërsa prokuroria nuk ka gjetur shkelje në sjelljen e protestuesve, bazuar në përgjigje të një kërkese për informacion BIRN mësoi se Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka ndëshkuar me masa administrative 18 persona të cilët kanë marrë pjesë në protestë me makinat e tyre. Sipas DVP Dibër të ndëshkuarit kishin bllokuar qarkullimin duke ndaluar makinat në rrugë.

Dy prej të gjobiturve i thanë BIRN në kushte anonimati se masa ishte hakmarrëse dhe se ata nuk i kishin ndaluar makinat në rrugë. Një nga personat tha se fillimisht i ishte vendosur një gjobë prej 25 mijë lekësh dhe pas apelimit gjoba ishte ulur në 3 mijë lekë. “Në asnjë moment nuk kam penguar qarkullimin. Kam protestuar, kam ardhë nga fshati dhe e kam lënë makinën në anë të rrugës”, tha një nga të gjobiturit.

Një tjetër person, i tha BIRN se një sjellje e tillë me gjoba pa arsye është një përpjekje për të përcjellë frikë që mos të ketë më tubime të tjera në të ardhmen.

Gjatë protestave të muajit mars për kundërshtimin e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, u ndaluan nga policia qindra protestues. Avokati i Popullit dhe disa organizata të shoqërisë civile i cilësuan shqetësuese dhe në disa raste në tejkalim të kompetencave për arrestimin e protestuesve paqësor. Ndalimet u denoncuan nga aktivistët si përpjekje për të dekurajuar protestën dhe dënuan si shqetësuese përdorimin e policëve civilë për të ndaluar protestues.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëAvokati i PopullitBIRNMasaPoliciaProkuroriProkuroriaProtestaprotestuesSHtubimeUrim Buci
Tjetri
Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19

OBSH: Vdekjet e tepërta gjatë pandemisë 3.9 herë më shumë se sa raportimi zyrtar

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.