AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

OBSH: Vdekjet e tepërta gjatë pandemisë 3.9 herë më shumë se sa raportimi zyrtar

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi vdekjet e shtuara gjatë periudhës së pandemisë, vlerëson se 12,689 vetë vdiqën në Shqipëri më shumë nga sa do të kishin vdekur nëse nuk do të kishte pandemi. Nga këto, vetëm 3,217 vetë vdiqën zyrtarisht nga COVID-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nje pacient i infektuar me koronavirus me oksigjen brenda ambulances ne hyrje te Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. Javet e fundit Shqiperia ka patur rritje te madhe te rasteve me koronavirus, COVID 19. /r/n/r/nA patient infected with coronavirus with oxygen inside the ambulance at the entrance of the Infectious Diseases Service at the Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, who has turned to quarantine, and has received the name COVID Hospital 1. In recent weeks Albania has had a large increase in cases with coronavirus, COVID 19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se afërsisht 12,689 vetë kanë vdekur në Shqipëri gjatë viteve 2020-2021 si rrjedhojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e COVID-19, një shifër kjo 3.9 herë më e lartë se sa statistikat zyrtare të vdekjeve nga COVID-19. Shifra prej 12,689 vdekjesh të tepërta është mesatare e përllogaritur nga numri i vdekjeve të regjistruara gjatë këtyre dy viteve në krahasim me numrin e vdekjeve të regjistruar në vitet e mëparshme kur nuk kishte pandemi. Modeli statistikor i zbatuar nga OBSH për këtë qëllim vlerëson se shifra reale e vdekjeve të tepërta duhet të jetë mes 11,575 vetëve dhe 13,710 vetëve. Në krahasim me vdekjet e tepërta, shifra zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se deri në fund të vitit 2021, të vdekurit nga COVID-19 në Shqipëri ishin 3,217 vetë.

OBSH thotë se në rang botëror, rreth 15 milionë vetë kanë humbur jetën përgjatë këtyre dy viteve më shumë nga sa pritej të ndodhte jashtë kushteve të pandemisë ndërsa më pak se një e katërta e këtyre vdekjeve janë raportuar si të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja e koronavirusit të ri.

Qeveritë e ndryshme kanë thyer rekorde të ndryshme negative në këtë drejtim. Në Meksikë, vdekjet e tepërta të llogaritura janë dy herë më të larta se sa shifrat zyrtare të qeverisë ndërsa në Egjipt, afërsisht 12 herë më të larta.

“Këto të dhëna të trishta jo vetëm që tregojnë pasojat e pandemisë por flasin edhe për nevojën e të gjitha vendeve që të investojnë për sisteme shëndetësore më të forta, të cilat të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimet shëndetësore bazë gjatë krizave, përfshirë ndërtimin e sistemeve më të forta të informimit shëndetësor,” deklaroi Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Mortaliteti i tepërt llogaritet si diferencë mes numrit të vdekjeve që kanë ndodhur dhe numrit që pritej të ndodhte në mungesë të pandemisë, bazuar në të dhënat e viteve të mëparshme.

Vdekjet e tepërta përfshijnë vdekjet e shkaktuara nga COVID-19 drejtpërsëdrejti, ose vdekjet e shkaktuar indirekt, të tilla si ato që kanë ardhur si pasojë e impaktit që pandemia kishte në kujdesin shëndetësor normal. Por pandemia ka pasur edhe efekte të kundërta, pra jetë të shpëtuara nga, fjala vjen, numri më i ulët i aksidenteve gjatë mbylljeve të popujve dhe ndalimit të qarkullimit me automjete.

Në rang botëror, burrat rezultuan më të prekur nga pandemia se sa gratë, 57% e vdekjeve të tjera ishin mes burrave). Në Shqipëri, gjetjet e OBSH-së sugjerojnë se 67% e vdekjeve të tepërta ndodhën mes burrave ndërsa pjesa tjetër, mes grave.

Kulmi i krizës në Shqipëri u shënua në muajt nëntor 2020 dhe shkurt e mars 2021. Në pranverën e vitit 2021, qeveria shqiptare refuzoi të ndërmarrë masa kufizuese ndërsa priste zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i fitoi.

Pandemia e koronavirusit të ri mbërriti në Shqipëri në mars 2020 dhe ka prekur zyrtarisht deri më sot rreth 10% të popullsisë, sipas statistikave zyrtare.

Etiketa: COVIDCOVID-19EgjiptMasamasa kufizueseNumri i vdekjeveOBSHpandemipandemiaQeveriaQeveria shqiptareSHshifra zyrtareshqipShqipërishqiptareStatistikatTedros Adhanom GhebreyesusZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Tenderi për lotin 2 të rrugës Korçë- Ersekë fitohet me ofertë 99.97% e fondit limit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.