AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS rrëzon kërkesën për komision parlamentar për investimet strategjike

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se parlamenti po i mohon opozitës instrumentin e kontrollit mbi projektet që fituan statusin e investitorit strategjik, por Partia Socialiste tha se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe se demokratët duan të ngrenë komision hetimor me vetëm 7 firma.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:22 | 11/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konferenca e Kryetarëve gjatë një mbledhjeje të zhvilluar më 4 maj 2022. Foto: LSA

Konferenca e kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë rrëzoi të mërkurën kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Demokratike për të ngritur një komision të posaçëm për kontrollimin e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.

Kërkesa parashikonte hetimin e vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike të dhëna deri më tani, duke marrë shkas nga disa raste kur këto vendime kanë favorizuar familjarë të ministrave apo njerëz të afërt me Partinë Socialiste, si dhe problemet me pronësinë e tokës ku do bëhen këto investime.

Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, mazhoranca nuk e pranoi ngritjen e komisionit pasi “qeveria ka frikë nga ajo që mund të zbulohet nëse bëhet transparencë mbi këto vendime”.

“Përse refuzon mazhoranca? Për të njëjtën arsye që refuzoi zgjatjen e komisionit hetimor të inceneratorëve,” tha Tabaku në një deklaratë për mediat.

Sipas Tabakut, deputetët nismëtarë e kishin konceptuar këtë komision si një instrument kontrolli mbi këto projekte, që sipas saj mbartin shumë pikëpyetje.

“Sot parlamenti i mohon opozitës të bëjë ‘check and balance’ për të informuar publikun dhe për të mbrojtur interesin e tyre,” shtoi Tabaku.

Përfaqësuesit e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve e cilësojnë kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike si të pabazuar në ligj dhe rregullore. Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist i tha BIRN se deputetët e PD-së duan të ngrenë komision hetimor vetëm me 7 firma.

“Unë ju kërkova që të ndjekin procedurat që përcaktohen në rregullore,” tha Balla, duke shtuar se dhe emërtimi Komision i posaçëm nuk përkonte me objektin e kërkesës së deputetëve demokratë.

Duke iu referuar vendimeve të KIS për dhënien e statusit të investitorit strategjik familjarëve të ministres Olta Xhaçka dhe aktorit Gazmend Paja, anëtar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, deputetët demokratë argumentuan në kërkesën e tyre se vendimet e dhëna “ngrejnë dyshime të forta për paligjshmëri, korrupsion dhe klientelizëm”.

Por Balla i tha BIRN se komisioni i posaçëm ngrihet për arsye të ndryshme nga kërkesa në fjalë.

“Ata duan të hetojnë burrin e Olta Xhaçkës apo Gaz Pajën, por Komision i Posaçëm bëhet për arsye të tjera, për të bërë një ligj të ri apo një reformë ligjore, siç është ai i reformës zgjedhore,” shtoi ai.

Ligji për “investimet strategjike” është kritikuar për favorizimin e klientelizmit dhe një grushti biznesmenësh dhe investimet e tyre në bregdet. Në një investigim të fundit, BIRN zbuloi gjithashtu se nga 17 projekte të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike gjatë vitit 2021, katër prej tyre ndodhen në zona të mbrojtura ose afër tyre – çka ka shqetësuar ekspertët dhe aktivistët mjedisorë.

 

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNBiznesmenbregdetdeputetgazInceneratorInvestigiminvestimeInvestimet strategjikeJorida TabakuKISKomisionKomiteti i Investimeve StrategjikeKontrolliKorrupsionkryetarKuvendi i ShqiperiseLigjOlta XhaçkaPartisë DemokratikePDPSQeveriaSHshqipTaulant BallaTiranëVendimet
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmeralda Ndoci – Prokuroria e Shkodrës

Tjetri

Tremujori i parë, 1500 vdekje më shumë se sa mesatarja historike

Tjetri
Biznesi me testet e COVID: Qeveria u hapi dyert laboratorëve të paakredituar

Tremujori i parë, 1500 vdekje më shumë se sa mesatarja historike

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.