AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministri Manja përballet me kritika për ‘goditjet politike’ ndaj SPAK

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shprehu rezerva për mungesën e hetimeve proaktive kundër korrupsionit nga ana e prokurorëve në Komisionin e Ligjeve, ndërsa deputetët e opozitës e akuzuan atë dhe kryeministrin Rama për presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:10 | 13/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në Komisionin e Ligjeve lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave ndaj Prokurorit të Përgjithshëm. Foto: LSA

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shfaqi rezerva për punën e prokurorëve në hetimin e çështjeve të korrupsionit, duke konstatuar se “vijon të mbetet i ulët roli proaktiv” i tyre, gjatë një seance dëgjimore  të premten në komisionin parlamentar të Ligjeve lidhur me monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.

Manja tha se disa rekomandime të dhëna në fillim të vitit 2021 janë plotësuar nga prokuroria, ndërsa disa janë plotësuar pjesërisht, duke vënë theksin tek hetimet për çështje të korrupsionit. Ministri solli statistika për të mbështetur vlerësimet e tij për punën e prokurorëve.

“Referuar hetimeve proaktive ose hetimeve të filluara kryesisht për veprat penale në fushën e korrupsionit në vitin 2021, numri i përgjithshëm i veprave penale të referuara dhe kallëzuara është 41541 , nga të cilat vetëm 125  janë vepra penale të filluara kryesisht nga Prokurori, ose rreth 0,3% e numrit të përgjithshëm,” tha ai.

Të njëjtin konstatim, Manja kishte edhe për punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Në gjuhën e shifrave, ministri tha se ka pasur rritje të procedimeve anti-korrupsion.  Nga 339  procedime penale, numrin më të lartë e zë vepra penale e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” me 90 procedime dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ” me 83 procedime. Por, sipas Manjës, mungon nisja e hetimeve nga vetë prokurorët.

“Vijon të mbetet i ulët roli i prokurorit përsa i përket hetimeve proaktive ose hetimeve të filluara kryesisht, ku rezulton se janë regjistruar 18 procedime penale kryesisht nga organi i Prokurorisë së Posaçme,” shtoi ai.

Ai vlerësoi punën e SPAK në hetimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin me agjencitë e huaja, për të cilat tha se është përdorur në metoda e përgjimit në një numër të madh të tyre.  Manja tha se roli i Prokurorisë së Përgjithshme mbetet i ulët në hetimet për krimin e organizuar, “pasi në total për të gjitha veprat penale rezulton se janë regjistruar vetëm 18 procedime penale, kryesisht nga organi i Prokurorisë së Posaçme”.

Ministri Manja u përball me kritikat e deputetëve të opozitës në komision për deklaratat publike të tij dhe të kryeministrit Edi Rama ndaj punës së SPAK-ut.

“Kryeministri Rama i kërkoi SPAK të hetojë kundërshtarin e tij politik,” i tha Enkelejd Alibeaj duke i cilësuar deklaratat si tentativë për të imponuar axhendën e drejtësisë.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi i quajti “goditje politike” deklaratat e bëra nga kryeministri dhe ministri për punën e drejtësisë. “Këto deklarata politike janë në kundërshtim dhe me parimet kushtetuese dhe shkatërrojnë frymën e reformës në drejtësi,” tha ai, duke i kërkuar ministrit që të heqë dorë nga “instrumentet e presionit” mbi drejtësinë.

Manja u përgjigj se deklaratat e Ramës tregojnë shqetësim për performancën e punës së SPAK, por nuk janë ndërhyrje në punën e prokurorisë. “Ndërhyrje është ajo që bën partia juaj duke përmend gjyqtarët me emër,” tha ai duke shtuar se sistemit të drejtësisë sot i garantohet pavarësia nga politika.

Deputetët e opozitës po ashtu ngritën problematikën me moszbardhjen e krimeve zgjedhore, shqetësim, i cili sipas Manjës është edhe i qeverisë.

 

Etiketa: deputetEdi RamaEnkelejd AlibeajgjyqtarHetimetKëshillit të MinistraveKomisionKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivkushtetueseOerd BylykbashiPartiaProcedimeprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunëRamaSPAKTenderaUlsi Manja
I mëparshmi

Marsida Frashëri dërgohet për trajnim në Magjistraturë

Tjetri

Shansi i humbur për një president normal

Tjetri
Kuvendi

Shansi i humbur për një president normal

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.