AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Prej më shumë se një shekulli jeta e qytetit të vogël të Kuçovës dhe e banorëve të tij është shënjuar nga zbulimi i vendburimeve të naftës. 

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Fotogaleri
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avion i vjetër ushtarak në qendër të qytetit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

I njohur si vendburim i naftës, vendi ku u shpua pusi i parë në Shqipëri në vitin 1918, Kuçova ka akoma dhe kësaj dite pamjen e një qyteti të mbetur pezull në të shkuarën.

Përpos kalimit të viteve, simboli kryesor që sheh në çdo cep të qytetit vijojnë të mbeten puset e naftës, shumica e tyre funksionalë edhe pse të ndërtuar në vitet ’30-’40 të shekullit të shkuar.

Puset e naftës i përngjajnë një tabloje të cilën e sheh të përsëritur kudo, duke filluar që prej rrugëvë kryesore, oborreve të shtëpive, ish-zonave industriale, apo rreth burimeve të ujit.

Një pus naftë në qendër të qytetit: Foto: BIRN/ Nensi Bogdani
Një pus nafte në qendër të qytetit: Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

Paradokset që shoqërojnë jetën në këtë qytet nuk janë të pakëta.

Edhe pse prej muajsh çmimi i naftës në vendin tonë sa vjen e rritet, në një prej zonave të Kuçovës të njohur si “gropa e serës”, nafta rrjedh prej nëntokës dhe mbush pellgje të tëra të cilat krijojnë sera të mëdha të ndotura.

Një pellg sere (naftë e shkrirë) pranë një ish-zone industriale, njohur si “gropa e serës)n Foto: BIRN/ Nensi Bogdani
Nafta që rrjedh prej nëntokes depozitohet në pellgjet e serave që krijohen pranë ish-zonës industriale | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Një fushë e shtrirë pranë një ish-zone industriale, “gropa e serës” e cila ndodhet pak minuta prej qëndrës së qytetit, tashmë është kthyer në një pellg të madh hidrokarburesh, ku askush nuk ka interes të afrohet përveç banorëve të shtëpive që ndodhen  pranë, të cilët ankohen për ndotjen dhe infrastrukturën e keqe rrugës.

Nafta që rrjedh prej nëntokes depozitohet në pellgjet e serave që krijohen pranë ish-zonës industriale | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Sikur të mos mungonte era e rëndë që vjen prej pellgjeve të serës, inerte të ndryshme që depozitohen prej fadromave të qytetit ngjisin mbi naftën e shkrirë duke mbetur pezull e duke i ngjasuar një akuariumi të ndotur.

Një pellg i ndotur nafte | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

Bimët dhe lulet tashmë të çelura përreth nuk e përçojnë freskinë dhe ngjyrat, pasi mbeturinat dhe nafta i kanë përpirë dhe ato në pellgjet e serës. 

Nafta e shkrirë rrjedh nga nëntoka dhe humbet në pellgjet e krijuara prej serës së perzier me inertet e depozituara | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Në dalje të zonës së serës ndodhet gjithashtu një pus të cilin vendasit e quajnë “pusi i gazit”, ku qytetarët e Kuçovës shkojnë për të mbushur ujë me bidona, pavarësisht se ky ujë ka shijen e një kokteji nafte.

Era dhe shija e naftës që mban ky ujë nuk duket se i shqetëson ata që zgjedhin të pijnë prej këtij burimi, madje disa e preferojnë në krahasim me ujin e burimit malor që rrjedh prej çezmave të tyre nga ujësjellësi i qytetit. 

Familjarë duke mbushur bidonat me ujë pranë të ashtuquajturit “pusi i gazit”, ku uji ka shijen dhe erën e gazit. | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Na pëlqen ky ujë. Të tjerët mund ta kenë problem, por ne këtu jemi mësuar me shijen. Mund të ketë pak squfur, por në përgjithësi është i shëndetshëm”, tha një burrë rreth të 40-tave, i cili po mbushte bidonat pranë “pusit të gazit”.

Një tjetër zonjë e cila po priste në rradhë me vajzën e vogël për të mbushut shishet e saj, gjithashtu i tregoi BIRN se ajo preferonte ujin e këtij burimi, pavarësisht shijes së tij.

“Ky ujë gjithashtu zien  më shpejt. Na volet më shumë”, shtoi ajo.

Të njëjtin ujë zgjedhin ta përdorin edhe familjet e varfëra të zonës, të cilave u mungon lidhja me ujësjellësin e qytetit.

Një prej këtyre familjeve jeton në një shtëpi të cilën e kanë ndërtuar vetë në zonën e “gropës së serës” që prej vitit 2003. Ata janë  në total 10 pjestarë, që jetojnë në kushte të vështira.

“Kemi ndotje, lagështi, mushkonja, miza. Zejtorat i hedhin plehrat këtej nga neve dhe unë i pastroj e i heq vetë. Nuk kemi as kos mbeturinash, as ndriçim, as rrugë”, i tha BIRN  kryefamiljarja, duke treguar me dorë zonën pothuajse të braktisur ku ata jetojnë.

Familjet që jetojnë prane zonës se serave jetojnë varfëi | Foto: BIRN? Nensi Bogdani

“Në behar vjen gjithë avulli dhe era e naftës. Kemi fëmijë të vegjël, kemi hall se na sëmuren”, tregoi ajo.  

Familjet që banojnë pranë zonës së serave, bashkëjetojnë me ndotjen | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Pak më tutje, një banesë në dukje e braktisur, mësohet se ka një vit pa energji elektrike.

Banorët e saj tregojnë se ata nuk kanë të ardhura të paguajnë, e tashmë për shkak të kamatave të mbledhura në kohë, borxhi ndaj OSHEE ka kaluar vlerën e një million lekëve të vjetra. 

“As unë, as vajza nuk kemi arritur të gjejmë një punë të mirëqenë. Mua më kanë thënë shko tek çantat (fabrikë fasonerie), por nuk shoh mirë, nuk e bëj dot”, tha 47-vjeçarja, e cila jeton me ish-bashkëshortin e alkolizuar prej vitesh.

“Të paktën ujin e sigurojmë nga pusi i gazit”, i tha ajo BIRN.

Nje prej shëpive të zonës ka 1 vit pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm | Foto BIRN/Nensi Bogdani

Përtej zonës së serës, infrastruktura e qytetit në tërësi duket se pak ka ndryshuar prej vitit 1916, kur një inxhinier gjeolog austriak zbuloi se uji që rridhte nga kodrat e Kuçovës ishte i pasur me naftë. 

Avionët e vjetër ushtarakë, bustet e naftëtarëve, karuseli në parkun e lodrave dhe çdo gjë tjetër qëndrojnë akoma prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Busti i naftëtarëve: Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Vetëm së fundmi, në sheshin e qytetit, aty ky ndodhet dhe termocentrali i vjetër, ka filluar rikonstruktimi i mjedisit përreth për të krijuar një park argëtues për ata banorë që akoma nuk janë larguar nga Kuçova.

Bashkia Kuçovë ka vendosur ndërtimin e një parku në ish-zonën e termocentralit të vjetër në qendër të qytetit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Emri i ri dhe i vjetër i rrugës, të vendosur së bashku në tabelat pranë njëra tjetrës | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani
Punonjës duke rikonstruktuar objektet e vjetra të ish-termocentralit në qendër të Kuçovës | Foto : BIRN/Nensi Bogdani
Etiketa: BanorëBashkiaBIRNBorxhiEmrienergji elektrikeinfrastrukturaKuçKucoveMjedisitnaftandotjeNensi BogdaniOSHEEpaktSHshqipShqipëri
Tjetri
“Investimet strategjike”, deputeti i PD thërret në interpelancë kryeministrin Rama

“Investimet strategjike”, deputeti i PD thërret në interpelancë kryeministrin Rama

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.