AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kongresmeni amerikan kërkon dënimin e përdhunuesve të Vasfije Krasniqi Goodman

Një ligjvënës amerikan i propozoi Kongresit një rezolutë që bën thirrje që përdhunuesit që sulmuan seksualisht të mbijetuarën shqiptare të Kosovës të kohës së luftës Vasfije Krasniqi Goodman të përballen me drejtësinë dhe Serbia të ndalojë mbrojtjen e kriminelëve të luftës.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vasfije Krasniqi Goodman. Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës..

Kongresmeni Colin Allred tha të martën se ai ka prezantuar një rezolutë që kërkon drejtësi për të mbijetuarën e përdhunimit të kohës së luftës Vasfije Krasniqi Goodman dhe bën thirrje që “të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë” të hetohen dhe ndiqen penalisht.

“Është e dënueshme që asnjë individ nuk është shpallur fajtor për krimet e tyre seksuale të luftës kundër znj. Krasniqi Goodman”, thuhet në draft-rezolutën e Allred.

“Qeveria e Republikës së Serbisë duhet të ndalojë mbrojtjen dhe lavdërimin e çdo personi që ka qenë i përfshirë në krime lufte gjatë konfliktit të Kosovës dhe duhet ta bëjë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale të çdo individi të tillë”, shton ai.

Krasniqi Goodman është një nga viktimat e pakta të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë që ka folur publikisht se si është përdhunuar nga policët serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16 vjeçe.

Dy ish-policë serbë u liruan nga akuza për përdhunim të saj nga Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2014.

Në vitin 2019, Krasniqi Goodman dëshmoi në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimet e kohës së luftës, përfshirë përdhunimin.

“Jam krenare që kongresmeni Colin Allred prezantoi sot në Kongresin Amerikan një rezolutë për drejtësi në rastin tim dhe në rastin e më shumë se 20,000 të mbijetuarve të përdhunimit të kohës së luftës… rrugëtimi ynë për drejtësi vazhdon”, shkroi Krasniqi Goodman të martën në një postim në Facebook.

Krasniqi Goodman, e cila ka nënshtetësi amerikane, tani mban një vend në parlamentin e Kosovës pasi u zgjodh vitin e kaluar, duke përfaqësuar partinë qeverisëse Vetëvendosje.

Draft-rezoluta e Allred thotë se progresi në zgjidhjen e rastit të Krasniqi Goodman dhe atyre që përfshijnë të mbijetuar të tjerë të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “duhet të mbetet një prioritet i rëndësishëm bilateral midis Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë”.

“Jam shumë i frymëzuar nga guximi i Vasifjes për të ndarë historinë e saj të dhimbshme së saj pikëlluese dhe për të hedhur dritë mbi realitetin e dhunës seksuale të kryer nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës së Kosovës,” tha zoti Allred.

“Njoftimet për dhunën seksuale që ndodhin në Ukrainë janë një kujtesë e qartë se nuk duhet t’i harrojmë tragjeditë e së kaluarës dhe të hedhim dritë mbi historitë e të mbijetuarve që të mund të punojmë për identifikimin e përgjegjësisë dhe të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Kjo është arsyeja pse kjo rezolutë është kaq e rëndësishme dhe pres me padurim të punoj që ajo të mbështetet dhe miratohet nga e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve”, shtoi ai.

Etiketa: AkuzaDhunëFacebookGjykataKosovëKrimekrime lufteLufteperdhunime luftePoliciaPunëQeveriaRezolutaSerbiSHBAUshtriaVasfije Krasniqi GoodmanVetëvendosje
Tjetri

Shqiptarët e Kosovës të zemëruar nga akuzat e reja kundër liderëve guerile

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.