AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeinspektorja e pasurive kërkon ligj të ri për parandalimin e konfliktit të interesit

Evgjeni Bashari, Inspektore e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), raportoi të mërkurën në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i ILDKPKI Evgjeni Bashari

Kryeinspektorja Bashari i kërkoi Kuvendit miratimin e një ligji të ri për “Parandalimin e konfliktit të interesit” duke vënë në dukje se ILDKPKI ka pasur vështirësi në zbatimin e ligjit në fuqi.

Ajo i kërkoi komisionit të ligjeve që të merrnin parasysh nevojën për një përmirësim të kuadrit ligjor për parandimin e konfliktit të interesave duke bërë të ditur se ka dorëzuar një draft të ri ligjor në Kuvend.

“Ju ftoj që të merrni masat përkatëse për ta përmirësuar këtë kuadër ligjor, sepse në shumë raporte konsiderohet një ligj i vështirë për tu kuptuar, për tu zbatuar, që nuk ka dhënë efektet e duhura”- u tha ajo deputetëve.

Deputetja Dhurata Çupi e cilësoi “konflikt të pastër interesi” raportimin e Basharit në komision pasi deputetët janë subjekt kontrolli i ILDKPKI.

“Jepni një sugjerim ligjor që të zgjidhet ky konflikt”- tha ajo, duke propozuar që kryeinspektorja të raportonte direkt në seancë plenare.

Po për kryetaren e komisionit, Klotilda Bushka, ky raportim vjetor është në përputhje me ligjet në fuqi dhe praktikat parlamentare. “Është e paevitueshme që një institucion i pavarur apo kushtetuese të mos raportojë në asnjë vend”- tha ajo dhe pse në dukje mund të perceptohej si konflikt interesi.

Kryetari i grupit demokrat Enkelejd Alibeaj i drejtoi Basharit pyetje se çfarë po bën ky institucion për procedimin e magjistratëve që janë larguar nga vetingu, duke e konsideruar këtë si një kusht nga Brukseli për integrimin.

“Inspektoriati nuk e ka në tagrin e tij ligjor që të inicojë një proces pranë organeve ligjzbatuese për magjistratët e shkarkuar nga vetingu”- tha Bashari. Sipas saj kompetenca e institucionit është vetëm ndihmues në procesin e rivlerësimit.

Puna për institucionet e vetingut zinte një pjesë të konsiderueshme në raportin e dorëzuar në Kuvend nga ILDKPKI.

Sipas raportit, ky inspektoriat ka bërë kontroll të plotë për 312 kandidatë në organet e ndryshme të sistemit të drejtësisë.

“ILDKPI angazhoi një pjesë të mirë të kapaciteteve institucionale, kryesisht në trajtimin e më shumë se 155 kërkesave të ardhura nga organet e rivlerësimit duke vendosur në dispozicion dokumentacionin shtesë të kërkuar brenda afateve të përcaktua nga këto organe”- tha Bashari.

Ndërsa lidhur me kontrollin e pasurive, Bashari, tha se janë administruar 4032 deklarata të interesave private dhe i janë nënshtruar kontrollit 802 subjekte, kontroll që ka përfunduar me 16 raste të referuara pranë organeve ligjzbatuese dhe 130 masa administrative me gjobë.

Deputetët ngritën shqetësimin për përballimin e punës nga stafi i ILDKPKI duke pasur parasysh shtimin e kompetencave. Duke argumentuar me ngarkesën dhe specifikën e punës Kryeinspektorja kërkoi nga Kuvendi që trajtimi financiar i inspektorëve të jetë i ngjashëm me nivelin e këshilltarëve të organeve të reja të drejtësisë.

 

Etiketa: AdministrativeBrukselideputetDhurata ÇupiEnkelejd AlibeajEvgjeni BashariILDKPKIInspektorKlotilda BushkaKomisionKompetencakonfliktkonflikt interesiKontrollikushtetueseKuvendKuvendiLigjligjzbatueseMagjistratMagjistratëtMasaPunaPunëVetingu
Tjetri
Gjykata rrëzon kërkesën e mbrojtjes për të mos marrë si provë përgjimet e “Dosjes 184”

Shtyhet gjyqi i “Dosjes 184” me pretekst kërkimin për raportet e OSBE-ODIHR

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.