AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shtyhet gjyqi i “Dosjes 184” me pretekst kërkimin për raportet e OSBE-ODIHR

Kërkimi për raportet e OSBE-ODIHR të 5 viteve më parë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër u bë shkak për të shtyrë një nga seancat e “Dosjes 184”, ndërsa seanca tjetër u shty pasi avokati tha se nuk kishte pasur kohë për konkluzionet.

Sami CurringaSami Curri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Nertila Kape në një seancë gjyqësore për “Dosjen 184”. Foto: Sami Curri

Të dy seancat paralele të proceseve gjyqësore për të ashtuquajturën “Dosja 184” u shtynë njëra pas tjetrës të mërkurën pas kërkesave të avokatit mbrojtës të të pandehurve Gentian Rumano, për të sjellë raportet e OSBE-ODIHR si provë dhe kohë shtesë për të përgatitur konkluzionet.

Në seancën me të pandehur Hasan Hotin, ish-Administrator i Lurës dhe ish-shefit i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, Rumano kërkoi më shumë kohë për gjetjen e dy raporteve që kishin të bënin me procesin zgjedhor të pjesshëm në vitin 2016-të. “Jam në kërkim të dy raporteve për zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016-të, konkretisht një nga misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it dhe një raport tjetër të Policisë së Shtetit, lidhur po me këto zgjedhje. Nuk po i gjejmë. Unë i kam kërkuar personalisht në internet, por jo zyrtarisht që të sillen në formën e provës. Prandaj kërkoj më shumë kohë”, tha Rumano.

Ish-shefi i komisariatit Aga ishte dakord që raportet e kërkuara nga mbrojtja të bëheshin prezent në procesin gjyqësor. Kërkesa u pranua edhe nga prokurori i çështjes, Urim Buci dhe nga gjyqtarja Nertila Kape.

Po këtë të mërkurë u zhvillua edhe procesi i dytë për të njëjtën dosje me të akuzuar ish-drejtorin e Zyrës Arsimore Drini Gjeci, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre.

Në seancën e së martës gjyqtari, Edvan Veçani bëri me dije fillimisht revokimin e vendimit për caktimin si avokat të pandehurve, Gentjan Sadikun, pasi në seancë ishte kthyer sërish avokati i zgjedhur nga të pandehurit, Gentian Rumano.

Në këtë seancë duhej të paraqiteshin konkluzionet nga mbrojtja. Rumano tha në sallën e gjyqit se për shkak të ngarkesës së kishte pasur në procese të tjera gjyqësore, nuk i kishte sjellë konkluzionet. “Për këtë kërkoj më shumë kohë dhe t’i sjell në seancën e radhës”, tha Rumano.

Gjyqtari, Edvan Veçani e pranoi një kërkesë të tillë të mbrojtjes, por njëkohësisht duke i tërhequr vërejtje Rumanos, që për të disatën herë shtyn leximin e konkluzioneve. “Në këto kushte seancën e radhës duhet që t’i sillni me patjetër konkluzionet”, tha Veçani.

Pretenca në këtë çështje është lexuar në 19 prill, por të tre seancat pas saj janë shtyrë me arsye të ndryshme dhe konkluzionet e mbrojtjes nuk janë lexuar. Prokurori i Dibrës, Urim Buci ka kërkuar dënimin me nga 3 vite burg për të dy të pandehurit, ndërsa tha se në zbatim të gjykimit të shkurtuar për të dy të akuzuarit ky dënim ulej në 2 vjet. Prokurori kërkoi edhe pezullim e dënimit, meqenëse të pandehurit nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore – të vendoseshin në provë për një periudhë kohe prej tre vitesh dhe ndalimi për të kryer detyra dhe marrë funskione publike për dy vjet.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo  u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim, pasi më herët e ndau atë në dy pjesë. Seancat e radhës për të akuzuarit e Dosjes 184 është vendosur më 16 qershor.

Etiketa: 184AgaBurgdiberDosjaDosja 184dosjeDrini GjeciEdvan VeçaniGentian RumanoGjykatagjykimGjyqGjyqikanosjeMbrojtjaNertila KapeNuri MedaODIHROSBEOSBE-ODIHRpretencaProkuroriraportRobert AgashantazhShpërdorim detyreSPAKUrim BucizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
Alma Bramo konfirmohet në detyrë

Alma Bramo konfirmohet në detyrë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.