AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Frekuencat dixhitale, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e kompanisë së Becchetit ndaj Shqipërisë

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg rrëzoi si të papranueshme një padi të kompanisë AGONSET të biznesmenit kontrovers italian Francesco Beccheti në lidhje me përjashtimin nga gara për frekuencat dixhitale të transmetimit. Gjykata thotë se kompania nuk kishte shfrytëzuar ankimin në gjykatat vendase.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 1 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Francesco Becchetti | Foto nga: Agon Channel

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi në 10 maj të cilësonte si të papranueshme një padi të kompanisë AGONSET të biznesmenit kontrovers italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë.

Agonset paditi në vitin 2015 Shqipërinë për diskriminim dhe shkelje të lirisë së shprehjes, për shkak se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk e ftoi në garën për ndarjen e frekuencave të transmetimit dixhital, ku u thirrën vetëm kompanitë me licenca kombëtare transmetimi.

Të njëjtës padi kompania i bashkëngjiti në vitin 2016 ankimin për sekuestrimin e saj, pas akuzave penale ndaj Becchettit dhe personave të tjerë të lidhur me të.

Në arsyetim gjykata shprehet se padia nuk ishte e pranueshme për shkak se kompania nuk kishte shfrytëzuar ankimin në gjykatat shqiptare. Gjykata ka rrëzuar edhe pretendimin e kompanisë se ndjekja e rrugës ligjore në Shqipëri ishte e kotë, duke arsyetuar se vetëm ky dyshim “nuk ishte iarsye e vlefshme” për të mos i ezauruar këto mundësi.

Në vendimin e shkurtër thuhet se gjykata nuk e kishte marrë në konsideratë ankimin kundër sekuestrimit, pasi ai nuk ishte bërë në formën e duhur.

Biznesmeni italian Francesco Beccheti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës në shkurt të këtij viti për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit me 17 vite burgim. Bashkë me të u dënuan edhe ortakë dhe bashkëpunëtorë të tij. Çështja është ankuar në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë Becchetti dhe kompanitë e tij kanë fituar rreth 108 milion euro në dëmshpërblime në gjykata të arbitrazhit.

Etiketa: Autoriteti i Mediave AudioviziveBecchetidiskriminimEuroFrancesco BecchettiGjykataGjykata e StrasburgutGjykatëpadiPunëPunëtorshqipShqipëriShqipëriashqiptareStrasburgStrasburguThirrëTiranë
Tjetri
Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi arrestohet për tenderin 1 miliard lekë

Ish-kreu i RTSH, Thoma Gëllçi dënohet për shpërdorim detyre

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.