AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e anëtarit të KPA, Ardian Hajdari për fshehje të ardhurash

SPAK ka përfunduar hetimet për Ardian Hajdari dhe kërkon gjykimin e tij për fshehjen e të ardhurave nga avokatia si dhe refuzimin e deklarimit të tyre në ILDKPKI, përpara se të emërohej anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të kryente vetingun për të tjerët.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:30 | 03/06/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtari i KPA, Ardian Hajdari (në qendër) gjatë shpalljes së një vendimi. Foto: Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që procedohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.

Anëtari i KPA-së, Ardian Hajdari refuzoi të komentonte akuzat dhe kërkesën e SPAK, ndërsa i tha BIRN se qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje “do t’i mbajë para gjykatës”.

Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

Në kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Hajdarit, që BIRN e ka parë, konstatohet se në kohën kur ai ka kryer deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI në vitin 2017 në funksion të aplikimit të tij për një pozicion në institucionet e vetingut, ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nga aktiviteti i avokatisë nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Sipas verifikimeve të kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

SPAK vëren se prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.

“Siç rezulton e provuar nga hetimi, ky shtetas, gjatë gjithë viteve të ushtrimit të profesionit të avokatit është udhëhequr nga qëllimi i vetëm për të fshehur të ardhurat, me qëllim për të mos paguar detyrimet tatimore ndaj shtetit,” thuhet në kërkesën e SPAK, ku shtohet se për këtë arsye ai nuk mund të deklaronte të ardhurat që kishte realizuar realisht.

Në kërkesë thuhet se shtetasi Ardian Hajdari ka pasur detyrimin për të deklaruar angazhimin në veprimtarinë që krijon të ardhura, siç ka qenë ajo e avokatisë deri në gusht të vitit 2017 kur e ka ushtruar këtë profesion, si dhe shumën neto të krijuar në lekë apo në valutë. Veç faktit që ai e ka lënë bosh këtë rubrikë të deklaratës së pasurisë, ka rezultuar se nuk e ka korrigjuar as në vijim kur është pyetur në ILDKPKI.

Bazuar në këto të dhëna të hetimit, SPAK konkludon se Hajdari e ka konsumuar edhe veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër qe ka detyrimin ligjor për deklarim”, parshikuar nga ne j 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, në formën e fshehjes së interesave private e konkretisht angazhimin e tij si avokat dhe të ardhurat e realizuara.

Ndërkohë, SPAK vlerëson se duhet të pushohet pjesërisht procedimi lidhur me veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Prokuroria shprehet se ka arritur në këtë konkluzion duke konsideruar se “fshehja e të ardhurave” dhe “…deklarimi i rremë…” panë ILDKPKI-së e përfshijnë në vetvete falsifikimin, duke qenë se është fshehur e vërteta.

Etiketa: Ardian HajdariavokatiaBIRNGjykatëGjykatësgjykimILDKPKIKodit PenalKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKrijonParaProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëRefuzimiSPAKTatimeVendim
I mëparshmi

Mjedisorët bëjnë thirrje për mbrojtjen e breshkave të detit në Mesdhe

Tjetri

Po sikur Ukraina të jetë një krizë e përjetshme?

Tjetri
Po sikur Ukraina të jetë një krizë e përjetshme?

Po sikur Ukraina të jetë një krizë e përjetshme?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.