AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Firmoset marrëveshja për projektin “Vjosa –Park Kombëtar”

Pas betejës 8-vjeçare për shpëtimin e lumit të Vjosës nga HEC-et, qeveria shqiptare dhe kompania “Patagonia” firmosën një marrëveshje që i hap rrugën shpalljes së zonës park kombëtar.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
15:40 | 13/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtori ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert pas firmosjes së marrëveshjes. Foto: Nensi Bogdani.

Pas një beteje 8-vjeçare për mbrojtjen e “Zemrës blu të Europës”, qeveria shqiptare dhe kompania aktiviste Patagonia nënshkruan të hënën një marrëveshje bashkëpunimi për projektin përgatitor “Vjosa –Park Kombëtar”.

Marrëveshja u nënshkrua në praninë e aktivistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtori ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert.

Si një prej kompanive ndërkombëtare të përfshira në fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës”, Patagonia përfaqëson në këtë marrëveshje zërin e aktivistëve dhe organizatave mjedisore të cilat luftuan për mbrojtjen e lumit nga digat dhe shpalljen e tij park kombëtar.

Sipas ministres Kumbaro, qeveria ka filluar planet për shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar që prej vjeshtës së vitit të kaluar, duke e cilësuar Vjosën si një laborator të mirëfilltë si për shkencëtarët, ashtu edhe për vendasit.

Kumbaro tha gjithashtu se komunikimet me “Patagonia-n” nisën në mandatin e tretë të qeverisë “Rama”, duke i dhënë kështu kredite ekzekutivit për këtë nismë. Pas fjalës së saj, Kumbaro nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Drejtori ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert premtoi se marrëveshja e bashkëpunimit për planifikimin e parkut kombëtar të Vjosës do të shërbejë si shembull për Europën.

“Kërcënimi më i madh ndaj natyrës është supozimi se dikush tjetër do t’a mbrojë atë,” tha Gellert, ndërsa u bëri thirrje aktivistëve dhe qeverisë shqiptare që të dalin sa më parë në mbrojtje të pasurive natyrore.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Edi Rama i dha merita qeverisë së tij për mbrojtjen e Vjosës dhe ironizoi fushatën e gjatë të aktivistëve – mes të cilëve edhe aktorin Leonardo Di Caprio.

“Ne e vendosëm Vjosën në mbrojtje, pasi e kthyem në zonë të mbrojtur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve që ishin planifikuar,” tha Rama, pa përmendur faktin se qeveria e tij miratoi në vitin 2016 dhënien me koncesion të HEC Poçemit në favor të kompanive turke.

“Leonardo di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë,” tha Rama, i cili e quajti më tej aktorin hollivudian si “Nardi”.

Rama tha se me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar do të ndalohet ngritja e çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cënojë lumin e egër. Sipas tij, përfitimi në këtë rast do të jetë më i madh sesa ai i bazuar në projektet në dëm të Vjosës.

Kryeministri Edi Rama ironizoi aktorin Leonardo di Caprio dhe i dha merita qeverisë së tij për mbrojtjen e Vjosës. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.
Etiketa: aktivistAktivistëAktivistet mjedisoreBIRNEdi RamagazetarHECKoncesionKryeministri Edi RamaKumbaroMarrëveshjamarrëveshjembrojtjeMirela KumbaroMjedisitNensi BogdaniPatagoniaQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqiptareVjosa
I mëparshmi

Apeli rrëzon kërkesën e SPAK dhe liron Ibrahim El Salih

Tjetri

Pas një “breshërie” kërkesash, shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Andri Ymerin

Tjetri
Pas një “breshërie” kërkesash, shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Andri Ymerin

Pas një “breshërie” kërkesash, shtyhet sërish seanca për gjyqtarin Andri Ymerin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.