AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli rrëzon kërkesën e SPAK dhe liron Ibrahim El Salih

Gjykata e Posaçme e Apelit e gjeti të pabazuar kërkesën e SPAK-ut dhe vendimarrjen e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 56-vjeçarit Ibrahim El Salih (Lekica), i akuzuar për “nxitje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:04 | 13/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj 56-vjeçarit nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica), i dyshuar nga SPAK për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Përmes një vendimi të shpallur më 10 qershor, Apeli ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të El Salih.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua më 24 maj nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa prokurori i SPAK, Adnan Xholi kërkoi arrestimin e tij në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë.

Prokuroria e akuzon El Salih se ka përdour një llogari në rrjetin social ‘Facebook’ për të shpërndarë një seri postimesh në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, ISIS dhe drejtuesit të tij të vrarë, Ebu Bekër el-Bagdadi, si dhe thirrje në mbështetje të luftës së shenjtë – xhihadit islamik në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Enida Demiraj, vendimi që ka rrëzuar SPAK dhe shkallën e parë, është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi pas ankimit të kryer nga përfaqsuesi ligjor i El Salih.

Në dispozitivin e vendimit të 10 qershorit të Gjykatës së Posaçme të Apelit përcaktohet shfuqizimi i masës së sigurisë “arrest në burg” e caktuar më parë nga shkalla e parë, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për caktimin e masës së sigurimit ndaj El Salih. Po ashtu, urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim.

E pyetur nga BIRN, koordinatorja për marrdhëniet me mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi se prokuroria është duke pritur zbardhjen e vendimit nga gjykata dhe do të kryejë në vijim rekurs sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

“Hetimet e kësaj çështjeje vazhdojnë,” tha Krasta.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Ibrahim El Salih, avokati Ferid Muça e cilësoi të drejtë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që sipas tij u bazua në legjislacionin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Postimet dhe qëndrimet e të përfaqësuarit prej meje janë në kuadrin e lirisë së ndërgjegjes dhe lirisë së fesë,” tha avokati Muça.

Etiketa: Adnan XholiaktivistApeliArrestBIRNBurgDrejtoria e AntiterroritEnida DemirajFacebookFerid MuçaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjykatësHetimHetimetIbrahim El SalihISISMASmbështetjeProkuroriProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPropagandaShtiqënSPAKVendimi
I mëparshmi

Lufta për lirinë e shtypit është lokale

Tjetri

Firmoset marrëveshja për projektin “Vjosa –Park Kombëtar”

Tjetri
Firmoset marrëveshja për projektin “Vjosa –Park Kombëtar”

Firmoset marrëveshja për projektin “Vjosa –Park Kombëtar”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.