AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Statujat e harrura në magazina mbijnë rastësisht shëtitoreve të Durrësit

Bashkia e Durrësit nxori nga magazina statujat e yjeve të rokut, por riinstalimi i tyre është bërë pa një plan dhe jeta e tyre në vendin e ri mund të mos jetë e gjatë.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Monumentet e John Lennon, Tina Turner, Mick Jagger dhe Bob Dylan, në shëtitoren e Durrësit. Foto: Gëzim Kabashi.

Një javë më parë në shëtitoren bregdetare të Durrësit u rivendosën në një hapësirë publike monumentet  në bronz të katër prej këngëtarëve më të njohur të globit në gjininë muzikore të rrokut.

Monumentet e John Lennon, Tina Turner, Mick Jagger dhe Bob Dylan, të cilat janë riinstaluar javën e kaluar në shëtitore, patën më herët një jetë shumë të shkurtër në lulishten pranë portit detar, ku qëndruan deri në vitin 2016.

Të sjella në bronx nga autorët e njohur përkatësisht Qazim Kërtusha, Ilmi Kasemi, Arben Pajo dhe Dylber Neziri,  ato u vendosën pranë bustit të Dom Nikoll Kaçorrit dhe morën shpejt pamjen e hijshme të skulpturave urbane edhe pse për to nuk pati as atëherë ndonjë studim paraprak.

Megjithëse u bënë shumë shpejt mjaft të dashur për publikun, veprat u larguan nga lulishtja gjashtë vjet më parë, kur bashkia e Durrësit miratoi projektin e njohur me emrin “Veliera”.  Skulpturat u degdisën për më shumë se pesë vjet në oborrin e një ndërmarrjeje bashkiake.

Për gati 6 vjet skulpturat urbane qëndruan larg syve të publikut, por presioni mediatik e shtyu bashkinë e Durrësit në gjetjen e një hapësire të re.

Megjithatë rikthimi i tyre  në shëtitoren më të frekuentuar duket se nuk ka kaluar në shkallët institucionale kulturore. Vendosja e tyre në qendër të vendkalimit të turistëve dhe qytetarëve të shumtë nuk duket se është menduar gjatë. Specialistët thonë se vendosja e statujave në shëtitore i bën ato pengesa për kalimin normal të kalimtarëve, ndërsa figurat e famshme duken si të ngrira përballë njëra tjetrës.

Askush nga të katër autorët e monumenteve nuk është pyetur, lidhur me zhvendosjen e veprave të tyre, qoftë edhe për konsulencë.

Asnjë diskutim i këtij lloji nuk është realizuar as në Këshillin Kulturor pranë Bashkisë së Durrës, fuksioni këshillimor i të cilit në këtë rast është anashkaluar.  Mbledhja e fundit e këtij Këshilli është zhvilluar në muajin mars të këtij viti.

Ndërkohë edhe disa skulptura të tjera si Dom Nikoll Kaçorri apo ajo e Kolonelit holandez Tomson presin prej vitesh të instalohen në sheshe të Durrësit.

Ndërtimi i Shëtitores tre vjet më parë nuk kishte parashikuar asnjë projekt për krijimin dhe instalimin dhe veç monumenteve të artistëve të rokut, edhe 3-4 skulptura të tjera urbane janë vendosur aty në mënyrë të rastësishme.

Fenomeni i instalimit pa projekt është i pranishëm gjithashtu edhe në veprat e vendosura pranë mureve fortifikuese mesjetare e të ngjashme.

Etiketa: BashkiaBashkia e DurrësitDom Nikoll KaçorriDurrësMjaftQazim KërtushaSHturistVeliera
Tjetri
Dyshimet për tjetërsim pronash, prokuroria sekuestron një pallat 8-katësh në Vlorë

Dyshimet për tjetërsim pronash, prokuroria sekuestron një pallat 8-katësh në Vlorë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.