AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi zvarrit kërkesat e PD për mandatin e Olta Xhaçkës

Deputeti demokrat, Agron Shehaj paraqiti të premten para Këshillit të Mandateve kërkesën që sipas tij, sillte prova të reja për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka, por avokatit të saj iu dha një javë kohë për të përgatitur oponencën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:24 | 15/07/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve gjatë mbledhjes së të premtes. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Një tjetër kërkesë e firmosur nga 15 deputetë të Partisë Demokratike iu paraqit të premten Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve, për heqjen e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ku po shqyrtohet prej 3 javësh një mocion me objekt të njëjtë.

Të dyja kërkesat e PD-së pretendojnë se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj, ish deputeti Artan Gaçi, fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit.

Në emër të grupit firmëtar, deputeti Agron Shehaj tha se kërkesa kishte të njëjtin objekt me atë të kolegëve të tjerë të PD-së, por sipas tij, sillte prova të reja për shkeljen e Kushtetutës nga ana e deputetes socialiste.

Me “prova të reja”, Shehaj pretendoi se ministrja me qëllim kishte krijuar një skemë fiktive me familjarët e saj për të përfituar nga pasuria publike. Ai iu referua marrëveshjes mes bashkëshortit dhe partneres së vëllait të Xhaçkës për statusin “investitor strategjik”.

“Kemi faktuar që zj. Xhaçka, jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por ajo e ka ditur shumë mirë që ka bërë një shkelje të tillë, dhe me veprime fiktive të simuluara, është munduar ta fshehë këtë fakt, duke bërë një marrëveshje fiktive me kunatën e saj,” tha Shehaj.

Sipas tij, veprimet e e kryera prej saj cënonin rëndë besimin e publikut, duke e cilësuar rastin si nëj tentativë për të “institucionalizuar korrupsionin”.

Ai e quajti të “paimagjinueshëm” shpalljen investitor strategjik të bashkëshortin e ministres me firmë të kryeministrit.  “Por më skandaloze” shtoi Shehaj, “është përshtatja e vendimit të qeverisë për të ndihmuar ministren Xhaçka të fshehë përfitimet dhe shkeljen e Kushtetutës duke përdorur fiktivisht një familjar”.

Avokati i ministres, Genci Çifligu, i pranishëm në sallë kërkoi të bënte oponencën ndaj pretendimeve të Shehajt, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i sugjeroi të merrte një javë kohë për t’u përgatitur dhe njohur me mocionin e ri.

Ajo e mbylli mbledhjen, pavarësisht kundërshtimit të opozitës që të ezaurohej brenda seancës përgjigjia e avokatit.

“Ju e keni ftuar sot, kjo do të thotë që ai e ka marrë mocionin dhe ka pasur kohë të përgatitet,” tha Gazmend Bardhi, i cili akuzoi mazhorancën se po kërkonte të zvarriste pa fund procedurat për këtë çështje.

Anëtarët e PD-së në Këshill, po ashtu, shprehën rezerva për moslejimin e pyetjeve në seancën e shkuar, ku avokati i Xhaçkës parashtroi argumentet mbrojtëse. “Ky është një organ kolegjial, nuk mund të vendosni ju sipas kokës tuaj dhe të mohoni të drejtën e pyetjeve,” i tha Bardhi Nikollës. Kryetarja e Kuvendit tha se kishte zbatuar rregulloren për seancën dëgjimore.

Etiketa: Agron ShehajArtan GaçiBashkëshortideputetGazmend BardhiGenci ÇifliguInvestitor strategjikKuvendiLindita NikollamarrëveshjeOlta XhaçkaParaPartisë DemokratikepasuriaPDSH
I mëparshmi

Vargje vdekjeprurëse: Si u ekzekutuan poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Tjetri

KLGJ pranoi tërheqjen nga dorëheqja të gjyqtarit Artan Gjermeni

Tjetri
KLGJ pranoi tërheqjen nga dorëheqja të gjyqtarit Artan Gjermeni

KLGJ pranoi tërheqjen nga dorëheqja të gjyqtarit Artan Gjermeni

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.