AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Berisha njofton se është shpallur “non-grata” edhe nga Britania e Madhe

Ish-kryeministri tha në një takim me gazetarët se ishte njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar se ishte shpallur i padëshiruar për shkak të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin – ndërsa i cilësoi akuzat shpifje të lobuara.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
14:54 | 22/07/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarët të premten, Foto: LSA

Një ditë pasi përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar njoftuan se kishin ndërmarrë hapa për të shpallur të padëshiruar përfaqësues politikë shqiptarë të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në korrupsion, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi gjatë një konference me gazetarë se ai ishte në atë listë.

Berisha tha të premten se kishte vendosur ta bënte vetë publike masën e marrë ndaj tij, pasi ai kishte qenë “gjithmonë i vërtetë me shqiptarët”.  Berisha tha se qeveria e Britanisë së Madhe e kishte cilësuar atë të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në korrupsion, duke veçuar si shembull rastin e biznesmenit kontravers Damir Fazlliç.

Në pjesët e vendimit që u lexuan nga Berisha vihej në dukje se ai akuzohej  për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike”. Po ashtu, Berisha tha se vendimi e akuzonte për korrupsion dhe pasurim të tij dhe rrethit të tij të ngushtë.

Por  ish-kryeministri tha se vendimi ishte shpifje, ndërsa akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për gënjeshtër.

“Ky vendim është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”, tha ish-kryeministri gjatë një takimi të përjavshëm me gazetarë nga selia e Partisë Demokratike. Berisha këmbënguli se ndaj tij nuk kishte prova.

Ai tha se Fazlliç, që shërbeu si këshilltar i Partisë Demokratike në mes të viteve 2000, nuk kishte përfituar nga qeveria e tij. Fazlliç u hetua në vitin 2009 për pastrim parash, por më pas prokuroria e pushoi çështjen.

Një investigim i BIRN i vitit 2014 gjeti se Fazlliç dhe persona familjarë e të afërt me Berishën përfituan miliona nga një proces i dyshimtë shit-blerjesh pronash në Porto Romano në Durrës. Investigimi gjeti se pronat u blenë nga e bija e ish-kryeministrit, Argita Berisha dhe një avokate e lidhur me të dhe iu shitën më pas me gati dyfishin e çmimit biznesmenit boshnjak. Pas këtyre transaksioneve, qeveria e përfshiu zonën në hartën e “parkut energjetik”.

Një ditë më parë, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë njoftoi se disa personazhe publike shqiptare me lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin ishin në listë. Megjithatë, ambasada bëri me dije se nuk do t’i publikonte emrat.  “Mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në këmbim për korrupsionin e tyre mbyt zërin e shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e bërë nga përfaqësuesi i qeverisë Britanike për Ballkanin, Sër Stuart Peach.

Peach theksoi se qëllimi i ndërshkimit është të forcojë demokracinë në Shqipëri duke ndëshkuar kriminelë që blejnë vota apo shantazhojnë zgjedhësit. “Për sa kohë politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelë, për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e dobët dhe jo e plotë,” thuhet në deklaratë.

Berisha është shpallur fillimisht “non-grata” nga Departamenti i Shtetit i SHBA në majt të vitit që shkoi. Njëlloj ai e sulmoi vendimin si të lobuar dhe pretendoi se kishte ngritur padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken në një gjykatë në Francë. SHBA-të kanë vendosur në këtë liste edhe figura të tjera, përfshi ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako si dhe ish-deputetët Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

 

 

Etiketa: Aqif RakipiArgita BerishaavokateBIRNBritania e MadheDakoDamir FazlliçdemokraciaDepartamenti i ShtetitdeputetDurrësEdi RamgazetarInvestigimkonferenceKorrupsionMASMbreteri e BashkuarpadiPartisë DemokratikePastrim parashPorto RomanoProkuroriaQeveriarrezikSali BerishaSHSHBAShpifjeshqipShqipërishqiptareSorosTom DoshiVangjush DakoVendimVendimiVotavotuesit
I mëparshmi

Deputetët shqiptarë miratojnë rezolutën që dënon raportin e Dick Marty

Tjetri

Komisioneri Publik këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

Tjetri
Komisioneri Publik këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

Komisioneri Publik këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.