AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Peshku blin i shtohet ‘listës së kuqe’ të specieve në rrezik

Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) njoftoi se peshku i llojit blin rezulton me një rrezikshmëri të lartë për zhdukje nëse nuk ndërmerren masa urgjente për ndalimin e peshkimit të tij pa kriter.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Peshku Blin eshte nder speciet e rrezikuar per zhdukje_Foto kortezi e IUCN

Organizata Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN), ka përditësuar së fundmi Listën e Kuqe për Speciet e Rrezikuara, listë e cila tashmë përfshin në total 147,517 specie.

Në listën e kuqe të IUCN, rreth 42 mijë specie janë të kërcënuara për zhdukje, midis tyre dhe peshku i llojit blin.

“Kur bëhet fjalë për rajonin tonë, ne do të donim të theksonim si gjetje kryesore faktin që të gjithë speciet e mbijetuara të blinit janë tashmë në rrezik për zhdukje për shkak të pritave dhe gjuetisë së paligjshme”, shkruhet në deklaratën për shtyp të organizatës mjedisore.

Blini është një prej specieve të listuara si e rrezikuar në Listën e Kuqe,  specie e cila prej shekujsh peshkohet pa kriter për mishin e këtij peshku dhe haviarin.

Blini njihet për madhësinë e tij, së bashku me Blinin Belugë të rrezikuar në mënyrë kritike (Huso Huso) që rritet deri në tetë metra dhe arrin një peshë deri në 1.700 kilogram.

Në deklaratën për shtyp, Milica Mišković, përfaqësuese e IUCN, u shpreh se rrjeti i Unionit Ndwrkombëtar sapo ka marrë një nismë të re për mbrojtjen e species së blinit, në lumenjtë e Danubit dhe Rionit.

“Rivlerësimi i sotëm vjen si një kujtesë e beftë se kjo specie e lashtë i ka ditët e numëruara”, tha Mišković nga IUCN.

“Programi i IUCN-së ‘Shpëtoni Speciet Tona  (Save Our Species)’ sapo ka ndërmarrë një iniciativë të re për ruajtjen e blinit në lumenjtë e Danubit dhe Rionit. Përveç mbështetjes së veprimit për ruajtjen në terren, ne shpresojmë të rrisim ndërgjegjësimin për këtë status alarmues të specieve të mbetura”, shtoi ajo.

Pavarësisht mbrojtjes që ofron ligji ndërkombëtar, gjuetia e paligjshme vijon të ndikojë në më shumë se gjysmën e këtyre specieve.

“Pritat ndikojnë ndaj të gjithë specieve të blinit duke i penguar ato të shtegtojnë në terrenet e  të tyre të shumimit, ndërsa ngrohja e lumenjve për shkak të ndryshimeve klimatike ndërpret më tej riprodhimin e blinit”, citohet në deklaratën për shtyp të IUCN-së.

Sipas ekspertëve mjedisorë, zgjidhja e duhur për të siguruar një mbrojtje dhe mbijetesë më afatgjatë të këtij peshku mbetet restaurimi i ekosistemit të ujërave të ëmbla.

“Restaurimi i ekosistemit të ujërave të ëmbla dhe ndërtimi i shtigjeve të efektshme për peshqit, së bashku me rishumimin, janë masat kryesore për të mbështetur mbijetesën afatgjatë të specieve të blinit në botë”, citojnë ekspertët e IUCN në deklaratën për shtyp.

“Këto masa i kanë dhënë provat për efektshmërinë e tyre për specie të tilla si blini i Adriatikut i Rrezikuar në Mënyrë Kritike (Acipenser naccarii)”, përfundon deklarata për shtyp e IUCN.

 

 

Etiketa: Gjuetia e paligjshmeMasambrojtjeMjedisiRestaurimirivlerësimirrezikzhdukje
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Hysni Mulaj

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Hysni Mulaj

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.