Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar

Rama zëvendëson Arben Ahmetajn me Belinda Ballukun duke ndryshuar fokusin nga ‘rindërtimi’ tek energjetika dhe infrastruktura.

BIRNNgaBIRN
11:18 | 25/07/2022
Në Artikull kryesor !, Lajme
Kohe leximi: 1 min për lexim
A A
0
Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar

Ministrja e Infrastruktures dhe Energjise, Belinda Balluku | Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe kryenegociatorit të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Rama gjithashtu njoftoi promovimin e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në postin e zëvendëskryeministres – të lënë vakant nga Ahmetaj, si dhe të Majlinda Dhukës si ministre Shteti dhe kryenegociatore me BE.

Në një postim në rrejtin social Twitter kryeministri Edi Rama i justifikoi ndryshimet në kabinetin qeveritar me hapjen e procesit të negociatave me BE dhe krizën energjitke me të cilën përballet vendi.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit,” shkroi Rama, ndërsa shtoi se Majlinda Dhuka ka ‘një profil i lartë teknik’, çfarë sipas kryeministrit do të zëvendësojë ‘profilin e lartë diplomatik’ të ambasadorit Mazi.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare,” shtoi Rama, duke shpjeguar promovimin si zëvendëskryesministre të Ballukut.

Që prej janarit 2019, Belinda Balluku shërben si ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Përpara se të mbante këtë detyrë ajo ka punuar si drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Lundrimit Ajëror, Albcontrol.

Ministrja e re e Shtetit, Majlinda Dhuka prej 8 vitesh punon në Këshillin e Ministrave si Drejtoreshë e Departamentit të Qeverisjes së Mirë.

Etiketa: Arben AhmetajBelinda BallukuMajlinda DhukaZef Mazi
Tjetri
Emigrantët në Bosnjë rrezikojnë gjithçka për të fituar “lojën” e kufirit

Emigrantët në Bosnjë rrezikojnë gjithçka për të fituar “lojën” e kufirit

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama bën ndryshime në kabinetin qeveritar

11:18 | 25/07/2022
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.