AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtari Arjan Aliaj largohet me dorëheqje nga drejtësia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit ndaj gjyqtarit të Tiranës, Arjan Aliaj për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe i ndaloi rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:31 | 01/08/2022
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë një vendimi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 13 korrik të ndërpresë vetingun ndaj gjyqtarit të Tiranës, Arjan Aliaj për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, u vendos ndalimi i riemërimit të tij në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit, për një periudhë 15-vjeçare.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit thuhet se gjyqtari Aliaj e ka dhënë dorëheqjen pasi kishin kaluar me shumë se dy vjet nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar ndaj tij. Sipas KPK, Aliaj ishte njoftuar me 27 shkurt 2020 për fillimin e procesit të vetingut. Në maj të 2022-it, gjyqtari Aliaj ka paraqitur pranë Komisionit kërkesë për pezullim të hetimit administrativ, deri në shqyrtimin e kërkesës për heqje dorë nga detyra që e kishte paraqitur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Pasi Komisioni është njohur me vendimarrjen e KLGJ-së për pranimin e dorëheqjes së Aliajt, deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, si dhe me faktin se ky vendim nuk është ankimuar prej tij, e ka ftuar subjektin për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore. Në vendim thuhet se Aliaj ka njoftuar se nuk dëshironte të dëgjohej në seancë dhe se i qëndronte kërkesës për dorëheqje.

Bazuar në këtë situatë, Komisioni ka vlerësuar se procedura administrative për këtë subjekt mund të mbyllej pa nevojën e zhvillimit të seancës dëgjimore dhe ka çmuar se vetingu për Aliajn duhej ndërperë sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetuës, sipas të cilës dorëheqja passjellë edhe sanksionin që e ndalon të rikthehet në pozicionin e magjistratit për 15 vjet.

Në përfundim, trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirko dhe anëtar Roland Ilian ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Tiranës Arjan Aliaj. Po ashtu, është vendosur ndalimi i emërimit të tij si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Etiketa: AdministrativeDrejtësiaEtleda ÇiftjaGjykata e Rrethit TiranëGjyqgjyqtarGjyqtareInspektorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKPamela QirkoprokurorProkuror i PërgjithshëmTiranëVendimVetingu
I mëparshmi

Ashtu si në Bosnje, “lufta e fjalëve” është një fushë beteje jetike për Ukrainën

Tjetri

Në kërkim të një muzeu kombëtar të detarisë

Tjetri
Në kërkim të një muzeu kombëtar të detarisë

Në kërkim të një muzeu kombëtar të detarisë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.