AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Normat e interesave fillojnë rritjen udhëhequr nga titujt e borxhit publik

Shtatë muaj më parë, qeveria shqiptare ishte në gjendje të emetonte bono thesari 12 mujore përkundrejt një interesi prej vetëm 1.85%. Në ankandin e fundit të kësaj natyre, më 2 gusht, interesi u rrit në 3%. Taksapaguesit pritet të paguajnë dhjetëramilionë euro më shumë interesa borxhi por njëkohësisht, shumë kredimarrës pritet të shohin rritjen e kësteve të tyre mujore për kontratat me interesa të luhatshme.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17:39 | 04/08/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Buxheti i shtetit të Shqipërisë pritet të hasë një telash të ri gjatë muajve në vijim, pasi të ardhurat buxhetore shtesë të sjella nga rritja e çmimeve po pakësohen me shpejtësi, ndërsa kostoja e borxhit publik të vendit, i cili kushtoi vitin e kaluar rreth 7% të të gjitha të ardhurave buxhetore, pritet të rritet gjithashtu me shpejtësi.

Rritja e normës bazë të interesit nga bankat qendrore në të gjithë botën si dhe nga Banka e Shqipërisë për titujt e borxhit dhe depozitave në lekë, pritet të sjellë një kosto të shtuar për borxhin publik, por edhe shumë qytetarë që kanë marrë gjatë viteve të fundit kredi me norma interesi të luhatshme, ku kredia tipike ka qenë ajo për shtëpi në lekë me interes referues bonot e thesarit 12-mujore. Këta kredimarrës, por edhe të tjerët që kanë kredi me normë interesi referencë euriborin,  pritet të marrin fatura më të rritura për këstet mujore të tyre në muajt dhe vitet e ardhshme.

Borxhi në shtrenjtim

Interesat e borxhit publik në tregun e brendshëm kanë njohur rritje galopante gjatë muajve të fundit duke u nisur nga interesa shumë të ulëta, ndërsa një pjesë e borxhit të jashtëm, i cili mbart norma interesi të luhatshme, pritet të bëhet gjithashtu më i kushtueshëm.

Telashi është që qeveria shqiptare ka një shpenzim shumë të lartë operativ, të cilin nuk ka tentuar kurrë ta pakësojë përgjatë dekadës së fundit dhe për rrjedhojë, kostot shtesë të borxhit publik do të duhet detyrimisht të hiqen nga ajo pjesë e vogël e buxhetit që shkon për investime. Por telashi tjetër i madh është që, nëse ekonomia vijon të ngadalësohet dhe të ardhurat buxhetore bien, borxhi aktualisht shumë i lartë i vendit mund të shtrenjtohet në mënyrë disproporcionale.

Shqiptarët patën 1.38 triliardë lekë borxh publik në fund të vitit 2021, për të cilin paguan rreth 36 miliardë lekë interesa. Mesatarisht u pagua 2.6 lekë interes për çdo 100 lekë borxh, ose 2.6%. Por një pjesë jo e vogël e borxhit publik është afatshkurtër, gjë që do të thotë se ai shlyhet dhe rishitet, por kësaj here me interesa më të larta. Interesat e bonove 12 mujore, të cilat përbëjnë rreth 28% të borxhit të brendshëm gjithsej, janë shtrenjtuar me 62% në shtatë muaj, gjë që nënkupton që brenda një viti, kostoja e shërbimit të këtij borxhi do të rritet në këtë shkallë. Por edhe titujt e tjerë të borxhit, të cilat kanë afate më të larta maturimi dhe për rrjedhojë, rishiten më rrallë, janë rritur gjithashtu.

Ankandi i fundit i obligacioneve dhjetëvjeçare, në të cilat mbahen rreth 16% e borxhit publik, u mbyll me kupon vjetor në masën 6.25%, nga vetëm 5% që ishte deri pak muaj më parë.

Këto nuk janë interesat më të larta të borxhit publik në histori. Në fakt, një dekadë më parë interesat e borxhit ishin goxha më të larta se sa sot. Por dallimi është që borxhi publik sot është shumë më i lartë, edhe në vlerë nominale ashtu edhe si raport i Prodhimit të Brendshëm Bruto, në krahasim me një dekadë më parë, gjë që do të thotë se rritja e interesave sot do të rëndojë ndjeshëm buxhetin e shtetit.

Kredimarrës, shtrëngoni rripin

Rritja e interesave si në lekë ashtu edhe në euro ka filluar sakaq të ndjehet, por me një rritje të lehtë, në interesat e kredive të reja. Kjo do të thotë se për momentin, bankat po mbajnë vetë kostot shtesë për momentin pa ia kaluar ato kredimarrësve të rinj në një sektor që njihet për shkallë të lartë konkurrueshmërie. Por nga ana tjetër, kredimarrësit ekzistues që i kanë kontratat me çmime referencë, pritet të përballen me këste më të larta.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kredia e re në lekë për individët u dha në qershor të këtij viti me mesatarisht 6.56%, me një shtrenjtim prej 46 pikësh bazë nga niveli 6.08% që ishte në qershor të një viti më parë. Huaja për blerje banesash u shtrenjtua, ndërsa ajo për të vetëpunësuarit ishte këtë muaj më e lirë se sa një vit më parë. Sa i përket huamarrësve në euro, interesat këtu janë në përgjithësi edhe më të lira se sa një vit më parë, gjë që sugjeron se bankat po absorbojnë për momentin shtrenjtimin e kostos së parasë në treg nga fitimet e veta dhe nuk po ia kalojnë këtë kosto shtesë klientit.

Problemi është se një pjesë e konsiderueshme e kontratave të kredive të nënshkruara më parë kanë për normë interesi referues bonot thesare 12 mujore të emetuara nga Ministria e Financave apo Euriborin 12 mujor. Ndërsa interesat e bonove 12 mujore janë shtrenjtuar me 60%, interesat e euriborit janë rritur nga zero që ishin gjatë kohës së pandemisë në 0.95% së fundmi. Ky është niveli më i lartë i këtij treguesi që nga viti 2012.

Etiketa: Banka e ShqipërisëBankatblerjeborxh publikBorxhiBorxhi publikbuxhetiBuxheti i ShtetitEkonomiaEurohasinvestimekostokredikredialiraMASMinistria e FinancaveNorma e interesitPunëQeveriaQeveria shqiptareraportRritja e çmimeveSHshqipshqiptareTreg
I mëparshmi

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Tjetri

Tragjedia e Himarës, ish-punonjësi i policisë akuzohet për vrasje

Tjetri
Tragjedia e Himarës, ish-punonjësi i policisë akuzohet për vrasje

Tragjedia e Himarës, ish-punonjësi i policisë akuzohet për vrasje

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.